Një nga figurat e njohura të LDK, Naser Rugova, i afërm i ish- Presidentit Rugova ka shpërthyer më në fund me përulësinë që LDK po dëshmon pas zgjedhjeve, duke u përulur para partive të vogla në funksion të pushtetit të Isa Mustafës.
Në një postim në facebook, Rugova shkruan:
“Edhe pse duhet kohë deri në publikimin e rezultateve zyrtare, megjithatë të dhënat preliminare na dëftojnë se elektorati i LDK-së ka votuar në favor të gjeneratës së re të politikanëve brenda LDK-së dhe se i ka dënuar ata që me vite të tëra kanë përfituar në kurriz të zemërgjerësisë dhe pastërtisë së elektoratit të madh rugovian. Ky rezultat është dëshmi e domosdoshmërisë së reformave dhe ndryshimeve përmbajtësore. Parashtrohet pyetja: A thua çfarë do të ishte rezultati i zgjedhjeve me 8 Qershor sikur Kryesia e LDK-së të kishte reflektuar me kohë në lidhje me këtë çështje? Kjo është diçka për të cilën duhet të mendojmë tani e tutje. Gjithnjë e kam thënë se nuk jam ithtar i largimit të njerëzve, sepse LDK ka nevojë për të gjithë, por ky është çasti i fundit që ta gjejmë një formulë gjithëpërfshirëse, që do ta ri-mobilizonte elektoratin tonë të shkapërderdhur nëpër shumë parti të tjera. Reformat nuk kanë alternativë, sepse LDK është parti lokomotivë dhe jo vagon i dikujt tjetër”.
i paska hargju ato 77 mij dollaret falso edhe 20 kg drog
naser gaboni si ldk.
ju nuk jeni ase vagon ase locomotive por bisht,shtojc rudiment I Ramushit e Limajt
Mire bani qe bani koalicion me Ramushin, sepse i mesoni me fol shqip atij.
Hahahaha, meso njehere per vete shqip o “mir bani qe bani”
normalisht e meriton rinia tashme te vije ne pushtet: http://bit.ly/1psyfyM
Paska fillu Thaci me ble deputete.