Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa iu është përgjigjur zërave kritikë se përse bëri marrëveshje me AAK dhe Nismën.
Në një postim në Facebook, ai sqaron se pse hoqi dorë nga posti i kryeministrit.
“LDK tregoi rezultate të mira, stabilitet dhe rritje të saj, doli parti më e madhe nëse krahasohet veç e veç me subjektet e tjera politike, kurse PDK , vet e pesta me partnerë të koalicionit, me votë krejtësisht klienteliste doli e para.
Si parti opozitare vlerësuam se duhet bërë kthesa në qeverisjen e vendit, prandaj u bashkuam që të ofrojmë alternativë tjetër të qeverisjes. Asnjëra nga partitë tona nuk tregoi vullnet që t’i bashkohet qeverisjes Thaçi. Partitë opozitare kanë rreth dy të tretat e votave, që nuk u takojnë minoriteteve.
Unë isha i nominuar nga LDK për kryeministër të vendit. Nuk do të kisha hequr dorë nga përgjegjësia e kryeministrit në asnjë rast, sikur LDK të arrinte vendin e parë në zgjedhje. Çdo marrëveshje kërkon një kompromis. Unë e bëra një kompromis në të mirë të vendit, për të krijuar një qeverisje më të gjerë të partive opozitare dhe për të realizuar synimet dhe programet që ua kemi premtuar qytetarëve. Kam besim të madh se marrëveshja LDK, AAK dhe Nisma, si dhe vazhdimi i kontakteve aktive me VV është në të mirë të vendit.
E konsideroj sukses rritjen dhe stabilitetin e LDK-së dhe po ashtu e konsideroj sukses bashkërenditjen me partitë e opozitës për ta ndërprerë një qeverisje që i solli dëm Kosovës.
Së bashku me lidershipin e LDK-së kam punuar shumë, me përkushtim dhe me përgjegjësi të madhe me gjithë anëtarësinë por edhe me qytetarët dhe jam i bindur se ne do t’i arrijmë objektivat tona,” tha Mustafa.
Te pyesim Qosen c’fare brumi je se ai ju njeh mire tartabiqe si puna jote..
Femrat gangstere , grushte në mes të Tiranës (VIDEO) – See more at: http://dielli.al/lajme.php?id=64362&k=71#sthash.06py5FUF.dpuf
Hoqe dorë se ky ishte treni i fundit për Ju,
ndryshe do të mblidhnit hekura.
Kosova nuk duhet te drejtohet nga reliket e komunizmit dhe bashkepuntoreve te Milloshevicit,Isa Mustafa eshte nje nga ata.
Delli
Po edhe ai koktuli, analfabeti,mafia Haradinaj nuk eshte me i mire
Si nuk doli nje burre, ne gjithe hapesirat mbareshqiptare, e te thoshte: vellezer, deri ketu ju cova, tani vazhdojeni me tutje, une nuk ju udhehoqa dot drejt fitores e, per pasoje, jap doreheqje te parevokueshme…
O PERENDI, cfare fare ke mbjelle ne kete toke te begate???
marreveshjet e ndarjes se pushtetit
http://bit.ly/1oRINFz
e mor ISE ti kethetrat e serbeve gati i ishe ,dhe inzore menjehere pa u certifikuar zgjedhjet.ishte koha me e pershtateshme tani qe kombi ne menyre te dukeshme pa ndonje sfarcim po bashkonte krahet e ngelur jashte ,ju dhane urdher (fijet qe nuk priten)?si ju thane?o tani ,o kurre?sherbim me te madhe nuk mund ti beni nacionalistave serb.!nuk cuditem aspak se si e le vendin e kryetarit te qeverise ne dore te je injoranti,qe mund te kete erita te tjera por jo sa te drejtoje nje shtete qe ka vetem 6vjet qe eshte krijuar,.e gjithe kjo vjen ere qe do qelbi gjithe vendin.
Nuk e di per çfare marrveshje flasin si nuk i vjen turp dy ish luftetarve te UCK, shoke idealesh me Thaçin, u larguan per karriere dhe bashkohen me Mustafen nje agjent i regjur i regjimit te Millosheviçit. Turp per te dy qe e ulen veten ne keto nivele por kurre nuk keni per te bere hajer, populli e shikon se çfare thoni eshte nje demagogji e paster nga ana e juaj dhe mos kujtoni se populli eshte budalla dhe nuk i kupton lojrat dhe dallaveret e juaja. Turp njeqind here turp qe rate ne plehrin e Isa Mustafes nuk na shkonte kurre ne mendje, kishim nje fare respekti per figurat e juaja si luftetare por qenkemi gabuar. Nuk ka marveshje pas zgjedhore, shteti ka ligje dhe Kushtetute dhe them se ju nuk jeni per shkeljen e ligjeve dhe Kushtetutes te vendit tuaj. Therrisni mendjes se keni hyre ne rruge te gabuar apo e keni nga vapa?!
Isa Mustafa do te ishte mire te mos beje pjese ne qeveine e Jusuf Zejnullahut Rrahman Morines ne vitet 89/90 kur vetm ne shkurt-mars ruget e Kosoves u pegjaken me gjakun e mbi 100 te rinjeve. Morali i nje kiminli si ti nuk le vend per te te besuar sot. Ti duhej te dilje paa gjygjit te popullit dhe jo te beje politike krimiel i felliqur.
Ky Mustafa,ishte gjeja me e ndyre e ketyre zgjedhjeve.
Opinione
DEKLARATAT VETVRASESE TE NJE KRYEMINISTRI TE
VETSHPALLUR
… apo kur kryehajduti kelthet kapeni hajdutin !?
O kryeminister o rashe e vdiqa!
“Nese vendi do te shkoje ne zgjedhje , opozita ka vetem nje sllogan “ Hajnite ne burg” … deklaroi acik lideri i Aleances per Ardhmerine e Kosoves dhe kryeministri i vetshpallur i Kosoves, Ramush Haradinaj ne RTV 21.
Nje deklarate ala Rambo. Nje shantazh i mirefillte qe nuk mund te trembe as pulat e Gllogjanit e jo me nje parti qe ka fituar jo vetem zgjedhjet e 8 qershorit por edhe certifikaten e “ zgjedhjeve me te mira” te zhvilluara ndonjehere ne Kosove deri sot si nga Uashingtoni ashtu edhe nga Brukseli, aleatet kryesore dhe miqte me te medhenje te shqiptareve .
Nje deklarate vetvrasese e Haradinajt, te cilin e kane kapluar keqazi ethet e karrikes se kryeministrit te Kosoves. “ Kryeminister me hir ose me pahir” eshte thelbi i deklarates se Rambos se Decanit.
Ethe vetvrasese pa u numeruar akoma votat e zgjedhesve te Kosoves,
Ethe vetvrasese pa u certifikuar akoma rezultati ligjor i zgjedhjeve!
Turravrap vetvrases i nje ish- kryeministri qe ajo karrike i ka sjelle vetem tersellek… Vetvrasje mbi vetvrasje !
Kater musketieret e hajnise
I pari qe duhet te arrestohet jo vetem per hajni eshte vellai tend Dauti . . I dyti je ti Ramush, dora vete.
Nuk e them une kete. E ka thene me gojen e vet, vete LDK-ja e Isa Mustafes, anetari i Kryesise se saj dhe kryekomunari i Pejes u ka akuzuar para popullit te Kosoves dhe mbare botes demokratike te dyve jo vetem per zhvatje, gjobevenie, harac por edhe per vrasje politike te mirefillta.
I treti eshte Isa Mustafa. Dosja e hajnise se tij ne krye te Prishtines e qysh tek 3 per qindshi i kurbetlinjve shqiptare ne Bote pergatitur nga EULEX-i deri tani i ka kapur 1280 faqe.
I katerti eshte Fatmir Limaj… Nuk ka vjedh edhe aq shume: vetem 80 milione…
Sa per Jakupin nuk ka fakte te medha per hajni… Sarajin e tij trekatesh ne zemer te Prishtines e ka trashegim nga gjyshi i tij qe ka pase jetue si sheik Arabie ne aher bashke me bullicat.
“Kasollja” e Kupes dhe sarajet e Rambos
Ne fund te fundit ato jane kasolle Drenice perballe Sarajevo e kazinove te Rambos ne Gllogjan e ne Prishtine… ne… deri ne Dubai
Te tjerat ia ka kokrrue si askush Behgjet Pacolli mbasi Kupa nxorri per shitje per 1. 5 milione euro sarajin e tij te ndertuar me gjkaun e deshmoreve te lirise se Kosoves dhe hallet pa fund te bijve e bijave te tyre qe sonte ndofta nuk kane buke ne sofer e as miell ne magje.
Nuk futet minarja ne thes o Jakup Krasniqi. Aq me pak mund te futen ne thes sarajet trekateshe ne zemer te Prishtines…. Hajde Jakup Kupa hajde.
Jo vetem kaq .
Te gjithe na hiqen , betohen e perbetohen se jane te virgjer… Tamam si ato kurvat qe betohen per kryet e shtate kopilave se jane te virgjer.
Albin Kurti po ku je
Mire keta qe nuk kane fytyre e as yndyre, sic thote sovrani… Po nuk e di cfare e bashkon Albin Kurtin me ujqer te vjeter te UDB-es e Rahman Morines, te Titos e Milloshevicit si Isa Mustafa, sic e cilesoi vete AAK-ja e Rambos dora vete gjate fushates !
Nuk e di cfare e bashkon Albin Kurtin, liderin e luftetarin e paepur te lirise dhe pavaresise se Kosoves qysh ne fillimet e viteve 90-te e sidomos ne protestat studentore 97-en e me inkuizitorin e rinise se Kosoves dhe endeerat e tyre per liri e pavaresi, per “Kosova Republike”!?
Nuk e di cfare e bashkon nje lider atdhetar e clirimtar qe rroki edhe armet per lirine e pavaresine e atdheut te vet me ata shqipfoles qe i sherbyn hapur e me fort fshehurazi lincuesve te tyre serbe!
Nuk e di cfare mund ta bashkoje Albin Kurtin, qe per aspiratat e tij dhe Vetvendosjes shiti edhe apartmentin e tij personal, edhe shtepine e vet, me ata qe mbushen xhepat me pasurine dhe parate, me djersen e me gjakun e popullit te Kosoves…
Cfare !? As vete Winston Churchilli nuk do te mund ti pergjigjej nje pyetjeje te tille!!!
Pergjigjen e jep nje shprehje e arte e sovranit shqiptar: per inat te sime vjerre shkoj e flej me mullixhine!
Shqiptareve te Kosoves nuk u mbetet vecse te kendoje ne kor : Albin Kurti po ku je !!!
Nje pyetje retorike vetvrasese … e nje analfabeti aritmetik
Ramboja e Kosoves po ben perdite nje pyetje retorike qe pikesepari duhet ti pergjigjet vet ai:
– Si mund te pretendoje te qeverise Kosoven nje kryeminister kunder te cilit votuan 70 per qind e elektoratit te Kosoves!?
Tamam si ai Hoxha i keq qe thote “beni sic themi une e mos beni sic bej une“! Pse ?
Po si mund ta coje ne mendje te drejtoje qeverine e Kosoves nje politikan kunder te cilit votoi mbi 91 per qind e elektoratit te Kosoves, pra gati kater here me shume kunder tij se kunder kryeministrit ne detyre!?
Si mund te pretendoje te behet kryetar shteti i Kosoves nje batakci i stersprovuar qe ka kunder 75 per qind te elektoratit te Kosoves si Isa Mustafa!?
Si mund te peretendoje te marre postin e zevendeskryeministrit te Kosoves nje ish- zevendekryeminister, kunder Nismes se ciles votoi gati 95 per qind e elektoratit te Kosoves si Fatmir Limaj apo Jakup Krasniqi!?
Le te epergjigjet Ramboja i Kosoves ketyre pyetjeve para se te kercenoje me burgje fituesit e 8 qershorit… E pamundur ai nuk njeh fare matematiken… Jo aritmetiken fillestare….
E ka fytyre te pretendoje te marre fitoren nen tavoline e duke ndryshuar rregullat e lojes e duke neperkembur ligjin themelor te Shtetit te Kosoves – Kushtetuten e saj..
Hajde koalicion hajnash hajde
Ramush Haradinaj- kryeminister ….
Isa Mustafa kryeparlamentar e mbas tre muajsh ndoshta President , kryetar shteti i Kosoves!
Jakup Krasniqi zevenedeskryeminister apo me shtate detyra si idhulli i tij ideological e shpirteror- Enver Hoxha fotografine e te cilit e ka ne balle te oxhakut ….
Larg qofte ….
Ndofta kryeminister, president apo… te Dubraves… Jo te Kosoves. Larg qofte !
Nje hajn bie kater ngrihen ….
Nje bie mijera ngrihen thoshte babai ideologjik i Kupes!
Zot ruaje Kosoven nga hajnat….
Ukshin Hoti – Paradise Island, New Haven