Fjalët e parë të Haradinaj si kryeministër/ PDK e quan antikushtetuese marrëveshjen

10 Qershor 2014, 15:42Rajoni TEMA

Ramush Haradinaj, njeriu që do ta drejtojë Qeverinë e Kosovës në bazë të marrëveshjes së opozitës, ka dhënë një deklaratë gazetën Express, menjëherë pas publikimit të lajmit se ai do të jetë kryeministri i ri i Kosovës.

Ai thotë se do të angazhohet për një Kosovë Europiane.

Të vetëdijshëm për gjendjen në vend, për gjendjen e rëndë, me qëllim të ndërrimit të kësaj gjendje, sot subjektet opozitare kemi rënë dakord për këtë marrëveshje. Angazhohem për një Kosovë Europiane, një Kosovë me rend dhe ligj dhe e zhvilluar ekonomikisht. Marr detyrimin që secili qytetar i Kosovës të ndihet i lirë në vendin e vet. Do të punoj me spektrin opozitar dhe shoqërinë civile për vendin”, ka thënë Ramush Haradinaj.

Ndërkohë, pas marrëveshjes së opozitës ka reaguar edhe PDK e Hashim Thaçit.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi, ka thënë se marrëveshja mes përfaqësuese të partive opozitare është shkelje e Kushtetetutës së Kosovës.

Kjo është shkelje e Kushtetutës. Ata duhët ta lëxojnë atë, nëse nuk e kanë lexuar deri tani”, ka thënë Kuçi.

25 komente në “Fjalët e parë të Haradinaj si kryeministër/ PDK e quan antikushtetuese marrëveshjen”

  1. mohikani says:

    simply the best
    bravo ramo

    1. Albani says:

      edhe Tahir Zemajt iu pat dorezuar keshtu. Gjykata special tani po e pret si duket, se pas 2004 drejt e ne Hage pat shkuar.

  2. Nori says:

    O ZOT dita ma e gzushme e jetes qe po heket mafijoz Thaci rnoft VETVENDOSJA E OPZITA posht hashim mafijashi

  3. mono says:

    Personalisht e simpatizoje Ramushin, por normalisht di qe Presidenti kontakton me partine qe ka marre me shume vota per te formuar qeveri dhe kjo s’ka ndodhur akoma. Pse jane nxituar kaq shpejt keto parti per te shpallur kryeministrin?

    1. Flamur Dibrani says:

      Në realitet LDK-ja është partia që ka marrë më së shumti vota pasi që garonte e vetme në zgjedhje, PDK-ja ishte vetë e 5-ta në koalicion në këto zgjedhje, mua nuk më duket që janë nxituar, i nxituari i vetëm këtu është PDK-ja, pasi që e dinte që nuk i kishte numrat dhe vrapoi drejt Partisë së Drejtsisë për ti marrë votat e Muslimanëve, vrapoi edhe tek Partia Demokristiane, vrapoi edhe te Levizja për Bashkim dhe 2 parti të tjera. Realisht LDK-ja është partia e parë MONO.

  4. sikopi says:

    Ky eshte nje njeri qe njihet per haraq,nga frika se do burgoset po tenton te terheq vemendjen se esht kandidat serioz.Ka humbur bastionet e tij ne DUKAGJIN dhe pritet te dale para drejtesise per vrasje te mbas lufte siq jane Familja Musa komplet i ka eleminu 4 vllezerit ,Tahir zemen vete i trete eshte kriminel ordiner.Mbeshtetet nga ish MINISTRI i MIlloshit ,ISA MUSTAFA”ku shumica e deputetve te LDKse jane spiune te BEOGRADIT.

    1. roni says:

      o ciklopi,
      ti qenke zagar i thacit,
      kete jan shpifje tuaja pa mbulese,
      ne nje shtet te mirefillt demokratik, ti ose duhet te deshmosh me fakte, ose duhet te pergjigjesh para gjykates per shpifje dhe nxitje te urrejtjes!

  5. Patrioti says:

    Si gjithmone Kosova eshte nje hap perpara,suksese Ramushit.

  6. NjeQytetarOptimist says:

    Pazaret midis partive duhet te jene antikushtetuese.. Ne qoftese Kushtetuta Kosovare e ka te percaktuar nje gje te tille, bravo Kosova nga pazaret e pista..

    1. marin says:

      Gjithe kjo vjen ERE! Besimi idiot I Ramushit se do te behej kryeminister, tregon se ai I dinte disa gjera jo te mira per Thacin, dhe Thaci u detyrua tia lere kolltukun. Mjere Kosova, ra nga nje dore hajni ne doren e hajnit tjeter.

  7. Liridon says:

    Ne 20 votues vetem 3 e kane votuar kete zotnin qe permend kushtetuten.Suksese qeverise te Re.Me kete bashkim i keni dhene nje goditje interesave sllavo-greke ne territoret shqiptare.

  8. top bardo says:

    vdiq ky per te qene pak kryeminister.

  9. skender says:

    lufte per pushtet ,asgje me teper

  10. skender says:

    Nuk eshte antikushtetuese sepse ata tashme jane shumice dhe demokraci do te thote vote e shumices. Ata luajten bukur politikisht dhe korrekt, treguan se kane me shume pervoje politike dhe se e njohin politiken dhe cka te sjelle politika me mire se Thaci dhe mendoj se e gjitha kjo loje eshte bere nga Ramush Haradinaj, per te cilin dhe pse nuk kam shume respekt mund te fitoje respektin tim po ce se punon mire dhe i shpall lufte te hapur korrupsionit dhe te forteve ne Kosove

  11. MERITONI says:

    hahahhahaha,”marrveshje jashte kushtetuse”!

    ne rregulle,krijoni ju nese mundeni?!

    a eshte kushtetuse krimi,korrupsioni,hajnia,nepotizmi,vandalizmi dhe disa IZMA te tjere, qe spo me kujtohen tani ?

  12. Kritiku says:

    Analfabeti si Kryeminister i Kosoves! Percaktim me te mire per te treguar nivelin e inteligjences kosovare nuk mund te gjendet. Sipas kokes edhe kapelja!

    1. Toni KS says:

      Te siguroj qe Rambo eshte me i lexuar se Ahmet Zogu e Enver Hoxha se bashku. Cka flet kjo per intelegjencen tende personale (se nuk dua ti fyej te gjithe shqipet londineze)?

      1. Bekimi says:

        Për Ahmet Zogun, edhe mund ta besoj, por jo Enver Hoxhën.
        Uroj që së shpejti në Kosovë të japë rezultat konkret ratifikimi i marveshjes për unifikim të kurrikulave të arsimit.
        Por, kjo është shumë vonë për këta Ramushat e Kuçat….
        Përfytyro Behxhet Pacollin të mësojë shkrim e këndim shqip!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
        Ramushi as nuk mund të përfytyrohet!!!!!!!!!!!

  13. BASHA DHE BERISHA LARGOHU, KURSE SHQIPTARET DUAN TE BEHEN PJESE E BASHKIMIT EVROPIAN. says:

    Subjekti qe i fitoj keto zgjedhje nuk arrin te krijoje qeveri. Tani, perse qenka shkelje e kushtetutes? Kuci paska nevoje qe ta lexoje kushtetuten ne lidhje me krijimin e qeverise.

  14. Thaci mund ta kete bere balte por qe Ky shpellar te drejtoje Kosoven vetem e vetem se ka luftuar me UCK, kjo nuk eshte ne dobi te Kosoves ne rradhe te pare nuk ke marre votat per te qeverisur,kjo eshte turp.

  15. FANTOM 16 says:

    Turma e transportit nga perendimi eshte nise per ne Kosove. Po transportojne “zhiletet” “turbo”. Lajmrohuni ne konkurs. Shanse per punsime. Ka shume mjekrroca.

  16. Safeti says:

    Ramushi e meriton per kryeminister. Pavaresisht qe na u shtua edhe nje kryeminister qe do t’i veme perkthyes kur te vije ne Shqiperi.
    Tani i ka te gjitha kushtet edhe me vazhdu shkollen.

    1. demokrat says:

      Z.Haradinaj flet Shqip, ka vullnetin per ta cuar me perpara ate qe Thaci ka bere mire dhe per te bere ato qe Thaci nuk i beri. Haradinaj eshte nje hero i lirise, dhe tregoi nje pjekuri te larte politike dhe shtetari kur u paraqit ne Hage jo nje here, dhe demonstroi pastertine e luftes se shqiptareve. Pune te mbare qeverise se Kosoves dhe opozites se saj nje qendrim qytetar ne sherbim te kosoves europiane. Haradinaj eshte europian ne thelb dhe ne qendrim,dhe kombetar ne veprim. Rama duhet qe projektin e tij ta jetesoje me ekipin e ri kosovar.

  17. Kritiku says:

    Dalim atje qe per te marr pushtetin shqiptaret
    edhe me dreqin bashkohemi/
    U vertetua teza.
    Kritiku

  18. Toni says:

    Pash zotin sa te denum qenkemi ne presidentin e cojme me dy veta ne banjo ju me kryeminister me perkthyes shqip -shqip ec aty shqipja me dy krena

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje