Rezultati i zgjedhjeve në Kosovë është mësuar tashmë dhe tani e gjithë vëmendja është tek mënyra se si do konfigurohet koalicioni qeverisës.
Ka shumë spekulime në drejtim. Disa media flasin për koalicion të madh mes PDK dhe LDK.
Por pikëpyetja kryesore është se a do e negociojë PDK postin e kryeministrit.
Enver Hoxhaj, nënkryetar i PDK, i tha gazetës Koha Ditore se ka vetëm një vijë të kuqe në negociata dhe ajo është se posti i kryeministrit i takon PDK-së.
Sipas tij, Thaçi do të presë certifikimin e rezultatit zgjedhor dhe do të nisë negociatat.