Rrjeti i njohur, Euronews, raporton se partia në pushtet e kryeministrit Hashim Thaçi ka shënuar fitore në zgjedhjet e 8 qershorit, nga një pjesëmarrje e ulët e votuesve.
Sipas kësaj media, frustrimi me varfërinë e përhapur dhe korrupsionin i ka mbajtur votuesit larg.
Vetëm 43% e njerëzve votuan.
Votuesit e Kosovës janë gjithashtu të zemëruar me mungesën e progresit që kur Thaçi kryesoi shkëputjen e territorit nga Serbia në vitin 2008.
Edhe pse Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ai ka inkurajuar serbët etnikë të votojnë kësaj radhe në mënyrë që të ndihmohen të dy vendet në anëtarësimin në BE.
Qeveria e ardhshme do të vijë nën presion të menjëhershëm për shkak të një hetimi për krimet e luftës.
Sipas Euronews, supozohet se ushtria guerile e Kosovës ka marrë organe nga të burgosurit serbë të luftës dhe i ka shitur ato në tregun e zi gjatë konfliktit në fund të viteve 1990./Express
kosova mori funde meket zgjidhje neraste qe kavotuar pere kriminel thacin tambajn me shendet edhe pes njet tetjera
Kjo eshte vetem nje propagande serbo-ruse permes racistit te urryer Dick Marti.Ne asnje moment deri me tani seshte zbuluar ndonje trafikim organesh njerezore gjate Luftes clirimtare.Kjo propagande behet vazhdimisht nga Kisha shoveniste ortodokse e Irinejit dhe politika fashizoide serbe ndaj Kosoves dardane.Ka pas edhe me pare hulumtime dhe kerkime,por keto thashetheme kane dale genjeshtera.Edhe Euronews eshte nen ndikimin e ketyre shpellareve serb.