Qytetarët e Tiranës ndjekin me vëmendje procesin zgjedhor në Kosovë

8 Qershor 2014, 17:33Rajoni TEMA

Zgjedhjet e parakohshme që po zhvillohen në Kosovë po ndiqen me vëmendje edhe nga qytetarët shqiptarë në Tiranë e kudo në rrethe. Korrespondenti i “Kosovapress” në Tiranë ka intervistuar disa prej qytetarëve mbi kandidatin potencial që mund t’i fitojë këto zgjedhje. Shumica e tyre mendojnë se numrin më të madh të votave në këto zgjedhje do ta marrë sërish Hashim Thaçi.

Urime dhe suksese. Unë kam qejf të fitojë ai që është tani Thaçi. Kam respekt, konsideratë, e vlerësoj për pozitiv,” thotë një qytetar në Tiranë.

Ne i kemi ndjekur zgjedhjet, iu urojmë suksese, dhe ka mundësi Thaçi ta fitojë. Me sa kemi parë dhe dëgjuar ka punuar mirë, ka krijuar një përkrahje, dhe mbështetje, si dhe ka investuar. Prapë ka objektiva shumë konkrete për të ardhmen e Kosovës dhe them që ai do ta fitojë. Për kandidatët e tjerë them se edhe Lidhja Demokratike ka mundësi, por them që Thaçi do ta fitojë,” thotë një tjetër qytetar.

Besoj se Hashim Thaçi do ta marrë edhe mandatin e tretë. Programet të gjitha janë të mira, sociale janë, por varen nga ata, sa rrugëzgjidhje do iu japin problemeve, Kosova ka ecur në rrugën e përparimit, pavarësisht problemeve të tjera, por besoj se Thaçi do fitoj,” thotë qytetari nga Tirana.

Megjithatë, edhe kandidatët e tjerë si Ramush Haradinaj, Albin Kurti etj, për shqiptarët kanë vlera dhe kontribute në formimin dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës.

Për mendimin tim, me aq sa jam i informuar për politikën në Kosovë, besoj se Hashim Thaçi do jetë përsëri kryeministër i Kosovës. Kandidatët e tjerë, besoj se Ramush Haradinaj, besoj se edhe ai do të zë një pjesë të rëndësishme të Parlamentit,” thotë një student nga Tirana.

Besoj se Hashim Thaçi do fitojë, kështu them unë, për më shumë nuk e di. Edhe kandidatët e tjerë kanë qenë luftëtarë të Kosovës, dhe kanë gjithë ato vlera,” thotë një tjetër qytetar për “KosovaPress”.

Por ka edhe nga ata qytetarë që janë plotësisht indiferentë ndaj zhvillimeve politike si në Kosovë ashtu dhe në Shqipëri, madje nuk duan t’ia dinë fare se kush do fitojë e kush do dalë i humbur nga këto zgjedhje.

Nuk i kam ndjekur fare zgjedhjet, nuk kam pasur kohë, nuk më kanë interesuar politikanët as këta të këtej e as andej në Kosovë, të gjithë janë negativë,” thotë një qytetare nga Tirana. “Të them të drejtën nuk ia kam idenë fare, se di fare as kush po kandidon,” shprehet një vajzë e re.

2 komente në “Qytetarët e Tiranës ndjekin me vëmendje procesin zgjedhor në Kosovë”

  1. tourkofagos says:

    hajde xhami hajde,e futi ne evrope keta gyzelet……….!!

  2. Kendveshtrim tjeter says:

    Para dite, nuk kam qene duke i ndjekur,por kam qene i “ndaluar” nga rrugoret,te clet çuditerisht rreth ores 11 e 40 min ne Tiranen e re kerkonin,i keni “paguar gjobat” !
    Nuk kishim “gjoba”,kekruan lejen e drejtimit te mjetit,perfundimisht u larguam,me dekumenta te rregullta.
    Nga buron kjo e drejte, per te kontrolluar,gjobat e vena nga policia rrugore.
    Nuk e di ne jane ne shkelje te ligjit,por gjobat duhet ti mbledhin institucione te tjera,si tatim -takasat.Policia do abuzoj maksimalisht me qytetaret,kur vendimet e saj nuk apelohen,me keq, kur ajo kerkon te vjele “trofeun” e saj.
    Ne nje vendim qe ka qene,gjobat pagueshin ne njeren nga bankat,jo ne polici,aq me keq kete ta kerkojne rrugoret.
    Une nuk jam i befasuar nga policia rrugore,ku shikon se si vepron ne tejkalimin e kopetencave,jam mesuar me ate berishjane qe bashkevepronte me SHISH-in,per te pergjuar ne llogari te saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje