Votimet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë të dielen nisen në orën 07:00.
Në ambientet e Fakulteti Teknik të Universitetit të Prishtinës, lagjja Bregu i Diellit, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, votoi në Qendrën e Votimit 1907E në Vendvotimin 01R , duke çelur dhe hapjen e Ditës së Zgjedhjeve.
Në një konferencë për shtyp pak më parë në Qendrën e Mediave të KQZ, Daka tha se “duke u bazuar në raportet e komisioneve komunale të zgjedhjeve në orën 07.00, janë hapur me rregull të gjitha vendvotimet, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”.
Në emër të KQZ u bëri thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote që tashfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar dhe uroi sukses e punë të mbarë për të gjithë.
Pas votimit në sallën “1 Tetori” Prishtinë Jahjaga i bëri thirrje qytetarëve në cdo cep të shtetit të marrin pjesë në zgjedhje. “Sepse vetëm kështu do i ndihmojmë vendit dhe do përcaktojmë të ardhmen e vendit. Këto zgjedhje dëshmojnë demokratizimin e shoqërisë”, tha ajo.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka qenë e para që ka votuar duke hapur simbolikisht dhe procesin e votimit. Procesi deri në orën 10:00 ka ecur normalisht me përjashtim të një incidenti që ndodhi në Prizren, ku një votuese s’u la të votonte.
Sipas raporton gazeta Express, Prokurorja e shtetit Laura Pula dhe zëdhënësi i policisë, Baki Kelani në një konferencë për mediat kanë thënë se deri më tani në të gjitha vendvotimet nuk është shënuar asnjë incident me përjashtim të një rasti në Prizren ku një qytetare është penguar nga një zyrtar zgjedhor i cili është ndërruar menjëherë dhe procesi i votimit ka shkuar normalisht. Prokuroria bëri me dije se në terren janë 100 prokurorë dhe 300 ndihmës për vëzhgim.
Kreu i PDK-së Hashim Thaçi, votoi në shkollën “Faik Konica” të Prishtinës: “Unë sot votova numrin 58, votova për Misionin e Ri, asht siç do të votojë e gjithë Kosova”, ka thënë Thaçi pas votimi
Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka votuar në orën 9:45 në qendrën e votimit nr5. Ai deklaroi pas votimit se “besoj se do të fitojnë qytetarët e Kosovës dhe do të doja që te gjithe ata te dalin te votojne per qeverisjen e tyre. Une shpresoj qe zgjedhjet te jene te mira, te rrezullta, qe te japin rezultatet e tyre.”
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka votuar në qendrën e votimit 1910e në shkollën e mesme të mjekësisë, Ali Sokoli. Ai i ftoi të gjithë qytetarët e Kosovës që të dalin të votojnë. “E shfrytëzova të drejtën time me votu. I ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës me votu. Me votë vendosim për jetën tonë jo vetëm këto vite por edhe më tutje , andaj është me rëndësi që të votojmë të gjithë”, ka thënë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Qytetarët e Republikës së Kosovës, sot nga ora 7 në mëngjes deri në 7 të mbrëmjes kanë mundësi të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur partinë politike dhe përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Kosovës. Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, nëpërmjet një adresimi për qytetarë, ka thënë se dita e zgjedhjeve duhet të jetë dëshmi se Kosova ka ngritur shkallën e pjekurisë politike dhe se po ecën drejt procesit të integrimeve e sigurt dhe e demokratizuar. Edhe Përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë kanë bërë thirrje për zgjedhje të qeta, fer dhe demokratike. Thirrje u bëhet edhe serbëve të Kosovës që të marrin pjesë sa më masivisht në zgjedhjet e sotme.
lajm koti, na intereson se cpo behet e si votohet ne komunat e banuara me serb. keta persona deshen apo nuk deshen jane te deturuar te dalin ne vendvotime…