Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që po mbahen sot në Kosovë, deri në orën 11:00 kanë votuar 9,46 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. Shifrat i referohen të dhënave nga 38 komunat, ndërsa ato u bënë publike nga Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, në një konferencë shtypi. Daka u shpreh se “deri më tani procesi i votimit është duke shkuar në rregull”.
Duke iu përgjigjur interesimit të mediave, ajo u shpreh se përqindjet e pjesëmarrjes në votime edhe në katër komunat me shumica serbe në veri të Kosovë janë në nivele të ulëta. referuar shifrave pjesëmarrja në këto komuna është: Zubin Potok 5,65%, Zveçan 6,39%, Mitrovicë e Veriun 4.40%, Leposaviç 4.72%.
Lista përfundimtare e votuesve përmban 1.782.454 emra, të ndarë në 38 komuna përfshirë edhe veriun.