Partia e Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit, Nisma për Kosovën, ka arritur të futet në Kuvendin e Kosovës, duke marrë mbi 5 përqind të votave në zgjedhjet e 8 qershorit.
Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga rrjeti i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” në orët e vona të së dielës, Nisma ka kaluar pragun elektoral.
Edhe në këto zgjedhje, njësoj si në zgjedhjet e fundit lokale, ky subjekt politik ka arritur të fitojë 48 përqind të votave në Komunën e Malishevës.
Ndryshe nga vendlindja e Limajt, në fshatin e lindjes së Jakup Krasniqit, Negrovc, PDK-ja është fituese me 467 vota, kurse Nisma ka marrë 268 vota.
Ndërkohë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka humbur edhe një mundësi për ta rrëzuar pushtetin e PDK-së dhe qeverisjen e kryeministrit Hashim Thaçi.
Bazuar në rezultatet paraprake të OJQ-ve, me 26.3 përqind të votave, LDK-ja është radhitur për herë të tretë në zgjedhjet parlamentare, si partia e dytë në vend pas PDK-së.
Megjithatë, LDK-ja ka rikthyer Prishtinën për nga numri i votave krahasuar me zgjedhjet e fundit lokale, e cila humbi bastionin e saj nga partia e Albin Kurtit.
Sipas disa numërimeve të rezultatit nga ana e KQZ-së, nëpër disa komuna, në Prishtinë LDK-ja ka marrë 37,77 përqind të votave kurse VV-ja 20,64 përqind.
Po dihet ajo qe ne prishtine votoi edhe PDK per ate kandidatin e vetvendosjes vetem e vetem qe mos fitonte ai i LDK.(flas per kryetar bashkie jo per zgjedhjet e djeshme).