Isa Mustafa: Nuk jap dorëheqje, s'kemi biseduar për koalicion me PDK'në

9 Qershor 2014, 17:56Rajoni TEMA

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në një konferencë për mediat bëri të ditur se nuk ka kohë për dorëheqje, ndërsa theksoi se nuk është biseduar për ndonjë koalicion potencial me PDK’në.

“Kemi punë shumë më të rëndësishme se dorëheqja. Do të punojmë në mënyrë që t’i kryejmë detyrat tona,” ka thënë Mustafa, ndërsa ka shtuar se zgjedhjet e partisë do të zhvillohen në vjeshtë.

“Nuk kemi biseduar për mundësinë e lidhjes së koalicionit. Ne i kemi shprehur më parë qëndrimet tona, mirëpo presim që rezultati i zgjedhjeve të certifikohet dhe pastaj mund të bisedohet për koalicion”.

“Nuk kam kohë për dorëheqje. Kemi shumë punë për të bërë. Zgjedhjet e brendshme në LDK mbahen në vjeshtë”, tha Mustafa./Express

13 komente në “Isa Mustafa: Nuk jap dorëheqje, s’kemi biseduar për koalicion me PDK’në”

  1. harry says:

    Z.Mustafa,

    Me kete deklarate qe keni bere, mendoj se shprehni gjithcka rreth cultures politike te shqiptareve qe nuk e njohin institucionin e doreheqjes, sepse, sipas tyre doreheqja eshte dobesi ose humbje pasurie, ose cburrerim. Eshte e kote qe te lodhemi. Ai dhe te tjere do te ndjekin kete linje qendrimi edhe per shume, e shume dekada, deri sa te arrijme kulturen ne pergjithesi te perendimit (nese..) dhe ate politike ne vecanti. Asgje spo ndodh, thjesht cdo gje do kohen e vete te pjekjes. z.Mustafa aty do te jete, ne krye deri sa te dojeee.

  2. Elsa , Gjakovë says:

    Isa Mustafa thoshte edhe para se ta humb Prishtinën, nëse humbi në Prishtinë do jap dorëheqje.
    Tash prap të dielën tha që nëse humbi do jap dorëheqje nga kryetari i LDK.
    Ky tregon se sa serioz që është,unë quditem si arriti ti merr aq shumë vota ku dihet që ka qen shërbëtor i serbit.
    Isa Mustafa edhe sot ka nostalgji në ish Jugosllavi,plak pa ndërgjegje.

    1. Bekimi says:

      Kot, kureshtar të di:
      Ku e ke lexuar më parë fjalën “quditem”?

  3. Uji i ftohte says:

    Keta jane rrugace e jo politikane,te njejtat deklarata se,,do jap doreheqje nese i humb zgjedhjet,,kane dhene edhe kryetar te tjere te partive shqiptare gjate fushates zgjedhore,pas zgjedhjeve-humbjeve ndryshojne deklaratet,,nuk jap doreheqje,,.Fundja keta rrugace jane pjelle e ketij populli dhe ky popull nuk meriton ndryshe,rrofte korrupsioni qe fillon nga vete populli duke e shitur voten-bythen per nje thes miell 25 kg qe i bjen 8 kg e 25o gram ne vit,…

  4. Uji i ftohte says:

    Korrigjim,,6 kg e 250 gram ne vit,,…

  5. egi says:

    sa i papam nuk kemi kohe per doreheqje ?
    http://goo.gl/yLc0aB

  6. liqeni says:

    e kuptushme kuadr i se shkuares ka qene,me mendesi te pa zvendsushem,do dhe nje humbje ta perzene.

  7. horri bulevardit po burre me dinjitet dhe jo kukull,antikapak fizik dhe mendor says:

    o sume , po ku e ke ti kulturen qe te gjykosh e vleresosh te tjeret

  8. baffo says:

    JEPE dorheqjen nji sahat e me pare nuk je ti per politike ke le vetem per te vjedhur hajt pra mos e vono dorheqjen

  9. askushi says:

    Ore ti me emrin Mustafe, po Kosova prone e jote eshte?.
    Por qe ta dish ti as gruaja jote nuk eshte pron e jote pra nuk mund ti riish gjith jeten siper, se edhe ajo te ndan, se shofim edhe shume cifte qe ndahen.
    Cfar eshte e jotja, ndoshta shtepia, koka qe ke, dijet, pra mund te kesh shume gjera te tua, duke futur edhe organet gjenitale. Por Kosova nuk eshte prone e jote o i semure, o i droguar.
    Vendi ka nevoje per opozite, se eshte llogjike qe numri i te pakenaqurve sa vijn e do shtohet, por ti nuk je shprese per ta.
    PO nuk ike vet, do vi dita dhe do ti detyrosh te tjeret te te presin koken si Gjergj Elez Alia balozit, Se tani ti je bere balozi, qe nuk lene njerzit te pijne uje tek burimi.

  10. Arjani says:

    E pa mundur te shpetojne shqiptaret nga keta kalbesirat e komunizmit si Mustafa, Berisha dhe kompani. Nga keta fshesa te vjetra qe vlejne vetem per te fshire halet.Nga keta serbe te maskuar si shqiptare. Shpetoi o zot shqiptaret!

  11. Pacifisti says:

    Isa Mustafa është njeri me mungesa të theksuara intelektuale, i mungon karizma dhe vizioni politik. Gjatë 10 viteve të “rezistencës” pasive e të ashtuquajtures qeveri në mërgim e Bukoshit , ishte “ministër” i financave dhe ka abuzuar në mënyrë drastike me “ndihmat” e detyruara të tre perqindeshit të cilët emigrantët kosovarë duhej ti paguanin kësaj qeverie. Para se të angazhohej në politikën pasive të LDK-se së Rugovës, ishte zyrtar i lartë i administratës serbe në Kosovë dhe Serbi.

  12. Rik Balsha Sr. says:

    NUK DUHET TE JETE THAÇI E ARDHMJA E KOSOVES

    Edhe se pak me intereson ajo çfare ndodh ne Kosove, sepse ne fund te fundit edhe vete kosovaret e deshmuan nje gje te tille, duke shurrembushur plazhet shqiptare diten e votimit, kam bindjen se e ardhmja e Kosoves nuk duhet lene ne duart e nje injoranti te diplomuar nuk i dihet ne cilin universitet te Zvicres, siç eshte Hashim Thaçi.
    E para, siç flasin vete medjat per stilin e te korruptuarit qe e ka me bollek ne dna-ne e tij.
    E dyta, tendenca qe ka per zgjidhjen e problemeve me metodat e sterkolauduara te tij te “shtepive te verdha” te perdorura pa hanxhine gjate luftes per çlirimin e Kosoves.
    E treta, kembekryq ulja e tij edhe ne shekullin e 21-te, me gjuhen gati gati shqipe qe perdor dhe tabolarasa-izmin e tij ne drejtimin e vendit, te ekonomise, kultures dhe zhvillimit te Kosoves.
    E fundit, kodoshlleku i tij politik poltron-mbajtes, here ediramist e here Sali-ram-shiqere-serbo-malazezist, sipas drejtimit te murlaneve qe nirthtojne te ftuarit e radhes.
    Me e shendeteshmja zgjidhje, do i sygjeroja politike beresve kosovare, eshte ti jepet mbeshtetja Shpend Ahmetit (edhe pse nuk me pelqen ideja e tij e bashkimit te forcuar me Shqiperine), me nje pakt edhe me “djallin”, mes gangsterit (ne kuptimin e embel te fjales) Haradinaj, Kurtit, Limajt e duke i detyruar te japin votebesim edhe ithtaret e Mustafes (natyrisht pa Mustafen vete) ne te mire te Kosoves, per te larguar nje here e pergjithmone nga butonet e komandes, kembekryqulurin Hashim Thaçi.
    E bene votuesit kosovare me birbilucin e Jellsinit, Paçolli, qe per rubla e narko dollare shet edhe te ndenjurit e tij, e bene me Krasniqin arrogant i mendjemadhezuar, nuk shoh nje veshtiresi ta bejne edhe me Thaçin, qe ka ngulur kthetrat e tij te ndotura ne ardhmerine e Kosoves e te kosovareve.
    Me shpejt arrini ta flakni ne harresen e kohes Thaç-rjepesin e mireqenjes se kosovareve, aq me e sigurte do jete e ardhmja e juaj, e femijeve tuaj, e nje perspektive te mundeshme te bashkimit me ne shqiptaret qe ju ndihmuam e duam t’ju ndihmojme pa interes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje