Fatmir Limaj në dilemë/ Albin Kurti: Do t’i bindim partitë e tjera që të mos i bashkohen PDK-së

9 Qershor 2014, 16:29Rajoni TEMA

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në një deklaratë për mediat, e ka quajtur lajm të keq për Kosovën fitoren e PDK-së.

Sipas tij, fakti që PDK doli e para, është lajm i keq, pasi doli e para partia e korrupsionit, e krimit dhe e bashkëpunimit me Serbinë.

Jemi të interesuar që të takohemi me partitë opozitare, që ta pamundësojmë edhe një mandat tjetër keqeverisës nga PDK-ja. Jemi të interesuar që të takohemi me partitë e tjera që të mos i bashkohen PDK-së. Jemi këmbëngulës që asnjë parti të mos i bashkohet PDK-së”, ka thënë Kurti, raporton Zëri.

Kurti ka thënë se nuk e përjashtojnë koalicionin me LDK, por sipas tij, së pari duhet t’i bindin partitë e tjera që të mos i bashkohen PDK-së.

Por, një prej partive të deklaruara gjatë fushatës zgjedhore si opozitare e Hashim Thaçit, Nisma e Fatmir Limajt, mund të dalë nga rreshti dhe të bashkëpunojë me PDK-në.

I pyetur nga mediet se, pasi kanë kaluar pragun zgjedhore, a do të futen në ndonjë koalicion të mundshëm me partinë e parë, PDK, Limaj ka thënë se do të presin certifikimin e plotë të rezultateve para se të marrin një vendim.

“Qytetari i Kosovës në shumicë ka votuar për ndryshime, besoj e keni të qartë të gjithë dhe ne përfaqësojmë ndryshimet. Nisma beson fuqishëm që ky vend ka nevojë për ndryshime dhe kjo axhendë dhe ky koncept politik do të vazhdojë. Ne do të presim certifikimin e rezultateve zgjedhore dhe për momentin nuk e dimë se çfarë koalicione ka njëherë. Çfarë koalicione do të ndërtohen, kush do t’i ofrojë ato dhe mbi bazën e tyre do të japim edhe një përgjigje”, ka thënë Limaj.

6 komente në “Fatmir Limaj në dilemë/ Albin Kurti: Do t’i bindim partitë e tjera që të mos i bashkohen PDK-së”

  1. Uji i ftohte says:

    Mos valle partite tjera ne Kosove duhet ti bashkangjiten valles te manijakut te Vetevendosjes qe sulmuan fizikisht ambasadoren amerikane!

  2. edison says:

    o Albin mos u lodh kot, do e bej Thaci qeverine: http://goo.gl/8fnSsI

  3. ndryshimi says:

    Mbani Thacin 100 vjet.
    Vetvendosja sjell ndryshim.

  4. ore grekofil cte djeg ty,,ambasadorja amerikane apo gje tjeter??? albini eshte nji nga intelektualet me patriote shqiptare

  5. Alban Dega says:

    CFARE KRYETARI KA PRISHTINA
    – Nje harvardas … idiot politik…
    Degjova dhe lexova deklaratat e kryetarit te Prishtines, Shpend Ahmeti, perfaqesues i Vetvendosjes. Thone se ka kryer edhe Harvardin. Nuk e di naten apo diten… ne drite apo ne terr. Pune e tij.
    Ajo qe me la pa mend ishte kundershtimi i tij kategorik per cfaredolloj koalicioni te mundshem midis Vetvendosjes dhe PDK-se. Cfare injorance totale politike.
    Ne politike asnjehere nuk ka kurre, thoshte babai i politikes boterore Churchilli.
    Harvardasi i Prishtines akoma nuk ka mesuar A-ne e saj. Nuk i falet kjo injorance politike. Pa votat e PDK-se se Thacit Shpendi do ta kishte pare karriken e kryebashkiakut te Prishtines kur te kishte pare veshet e vet pa pasqyre .
    Jo vetem injoprant politik… Edhe mosmirenjohes !

  6. Rik Balsha Sr. says:

    NUK DUHET TE JETE THAÇI E ARDHMJA E KOSOVES

    Edhe se pak me intereson ajo çfare ndodh ne Kosove, sepse ne fund te fundit edhe vete kosovaret e deshmuan nje gje te tille, duke shurrembushur plazhet shqiptare diten e votimit, kam bindjen se e ardhmja e Kosoves nuk duhet lene ne duart e nje injoranti te diplomuar nuk i dihet ne cilin universitet te Zvicres, siç eshte Hashim Thaçi.
    E para, siç flasin vete medjat per stilin e te korruptuarit qe e ka me bollek ne dna-ne e tij.
    E dyta, tendenca qe ka per zgjidhjen e problemeve me metodat e sterkolauduara te tij te “shtepive te verdha” te perdorura pa hanxhine gjate luftes per çlirimin e Kosoves.
    E treta, kembekryq ulja e tij edhe ne shekullin e 21-te, me gjuhen gati gati shqipe qe perdor dhe tabolarasa-izmin e tij ne drejtimin e vendit, te ekonomise, kultures dhe zhvillimit te Kosoves.
    E fundit, kodoshlleku i tij politik poltron-mbajtes, here ediramist e here Sali-ram-shiqere-serbo-malazezist, sipas drejtimit te murlaneve qe nirthtojne te ftuarit e radhes.
    Me e shendeteshmja zgjidhje, do i sygjeroja politike beresve kosovare, eshte ti jepet mbeshtetja Shpend Ahmetit (edhe pse nuk me pelqen ideja e tij e bashkimit te forcuar me Shqiperine), me nje pakt edhe me “djallin”, mes gangsterit (ne kuptimin e embel te fjales) Haradinaj, Kurtit, Limajt e duke i detyruar te japin votebesim edhe ithtaret e Mustafes (natyrisht pa Mustafen vete) ne te mire te Kosoves, per te larguar nje here e pergjithmone nga butonet e komandes, kembekryqulurin Hashim Thaçi.
    E bene votuesit kosovare me birbilucin e Jellsinit, Paçolli, qe per rubla e narko dollare shet edhe te ndenjurit e tij, e bene me Krasniqin arrogant i mendjemadhezuar, nuk shoh nje veshtiresi ta bejne edhe me Thaçin, qe ka ngulur kthetrat e tij te ndotura ne ardhmerine e Kosoves e te kosovareve.
    Me shpejt arrini ta flakni ne harresen e kohes Thaç-rjepesin e mireqenjes se kosovareve, aq me e sigurte do jete e ardhmja e juaj, e femijeve tuaj, e nje perspektive te mundeshme te bashkimit me ne shqiptaret qe ju ndihmuam e duam t’ju ndihmojme pa interes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje