Një nga themeluesit e partisë Nisma për Kosovën, Jakup Krasniqi, në një postim në Facebook, e quan PDK-në një parti despotike, ndërsa shprehet se koalicioni i opozitës është shpëtim për Kosovën, por edhe për vetë anëtarët e PDK-së.
“Filozofinë absolutiste dhe despotike e shquajnë dy logjika ngushtësisht të lidhura njëra me tjetrën: “Shteti jam UNË!” dhe “Pas meje në ketë jetë, Gur mbi gur mos mbet”.
A mundet dikush nga kritikuesit e koalicionit LDK-AAK-NISMA të më tregojë se mbi bazën e cilës logjikë ky koalicion është më pak demokratik se koalicioni që PDK-ja, si parti përparimtare qe e konsideron veten, bëri me Partinë Konservatore të Kosovës, me Partinë e Drejtësisë (parti fetare islamike), Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (parti fetare e krishterë) dhe Lëvizjen për Bashkim?! Pos filozofisë despotike që këmbëngul në logjikën “Shteti jam UNË!” asnjë parim i demokracisë nuk shkelet nga ky koalicion!
A mundet dikush nga kritikuesit e NISMËS që bëri koalicion me LDK-në dhe AAK-në të më tregojë se pse qenka më pak patriotike ky koalicion kur dihet se PDK-ja dhe katër partitë tjera politike të koalicionit të tyre nuk mund të formonin qeveri pa bërë koalicion qoftë me LDK-në qoftë me AAK-në, me të cilat dikur ka qenë në koalicion qeveritar? Pos filozofisë despotike që këmbëngul në logjikën “Pas meje gur mbi gur mos të mbetë!” asnjë parim i patriotizmit nuk shkelet nga ky koalicion! A ishte parimor koalicioni paraprak me KKR-në?
Pas krejt asaj që ka ndodhur në qeverisjen e fundit të Hashim Thaçit, pamundësimi i filozofisë despotike është shpëtim për Kosovë! Shpëtim edhe për anëtarët e PDK-së, që kanë në zemër të mirën e Kosovës!” shkruan Krasniqi në FB.
ik o budall pdikopat
Pese pare mend nuk ka arkaik.
Koke kan bukpermbys ndaj vehtes por edhe ndaj te gjithve qe te kan votune kohen e ma parshme ,tash ke humb edhe ne fshatin tan nga vjen qka kerkon ma tutje ,je ne nje loj pa koke ,koka ka met mbet aty ku e fute me isen serbomadh ,ramushin pa koke te vetin te deshtum tersisht ,fatmiri deshtak ku ka dhi ne sofren e rritjes se ti ,albini me shpiuna qe i sherben vetem serbis me nip te serbis ilir deden nuk pres gja nga keta qelbsira populli i ka denu edhe ka me i denu qfar do zgjiedhe te ket ne keto hapsira.
jam dokort me ju por do ju pyesja a do e çlironi kosoven nga pushtimi otoman? Koha nuk pret , europa po na kthen shpinen , mos te bejme sikur nuk e kuptojme europa nuk do kombe europiane te konvertuara ne myslymanizem . Ushtaret amirikane ne gjermani u vrane nga islmisti kosovar, tjari bente gati terorin ne amerike ,te tjeret si xhihadiste ne siri. ku po shkoni , lirine ua solli perendimi qe te kuptoni se pas lirise politike vete ju klasa politike dhe populli i kosoves duhet te kerkoni lirine shpirterore bio e te pareve tane , ate te GJergj Kastriot skenderbeut