Kryeministri në detyrë në Kosovë, Hashim Thaçi, në një postim në Facebook u kërkon ndjekësve të tij që të harrojnë debatet politike dhe të ndjekin e shijojnë Botërorin e Brazilit.
“Miq të dashur, besoj edhe ju mezi po prisni që të fillojë kampionati botëror i futbollit sot në mbrëmje. Ndeshjet që do të shohim do të na shlodhin nga ngarkesa e zgjedhjeve, por edhe nga vapa e madhe e verës, e cila u ka shkaktuar dalldisje shumë aktorëve politikë. Fakti që në këtë kampionat do të luajnë disa lojtarë kosovarë, na bën krenarë për talentet e shumta që ka rinia jonë.
Na bën gjithashtu besimplotë se nuk do të jetë e largët dita kur ta shohim përfaqësuesen e Kosovës në këto gara prestigjioze. Me siguri ndonjë nga këta fëmijë do të mbrojë ngjyrat e Kosovës në ndeshje ndërkombëtare në të ardhmen. Uroj të kaloni momente sa më të bukura duke i ndjekur ndeshjet me të afërmit tuaj!” shkruan Thaçi.
Femrat gangstere , grushte në mes të Tiranës (VIDEO) – See more at: http://dielli.al/lajme.php?id=64362&k=71#sthash.06py5FUF.dpuf
duhet ta kete ndonje as nen menge ky se nuk ka mundesi: http://bit.ly/1oRINFz
Nuk eshte puna e “A” ne menge por normale eshte qe partia qe merr shumicen duhet te mandatohet per formimin e qeverise duke bere koalicion me ato parti qe ajo mendon.Ndoshta pala tjeter qe tashme kane shpallur “Rambon” kryeminister mundohet te shfrytezoje ndonje hapesire kushtetuese!!!!
Shume mire. Te gjithe po presin qe Thaçi me aleatet e vet te formoje qeverine. Por duhen 50 + 1% te votave. Ne rast se nuk e formon dot qeverine, rradhen e ka opozita te provoje fatin e saj. Dhe me duket se partite e opozites formojne shumicen ne parlamentin kosovar. Atehere çfare ka Thaçi qe eshte ngjitur si me zamke pas pushtetit. Mos po i duket vetja edhe atij, si dikur Rugoves, si i pazevendesueshem?!
OOOOOOOO THACO, DO LOZIN LOJTARE KOSOVARE NE BOTERORE…???
E DIJA SE TE GJITH ISHIM SHQIPTARE ME PREJARDHJE. SI JU ANDEJ DHE NE KETEJ.
hahahahah,gjithsesi do te harrojme, sepse popullin e kosoves do ta kaploj amnezia kolektive!!
do ta harrojme Nazim Bllacen,aferan PRONTO,vjedhjet ne dhomen e deshmive,XHabir ZHarkun[kryetar komune nga PDK,eshte i denuar per kidnapim,gjindet ne arrati],Bajrush XHemajli[kryetar komune nga PDK,edhe ky i denuar,por,nuk eshte ne burg,Sami Lushtakun[edhe ky kryetar komune,por,eshte ne burg,Azem Sylen[deputet i PDK,Zvicerra e ka shpalle te qmendun dhe ka marre pension invalidor,kurse ne kosove eshte deputet,ka reaguar edhe ambasada zvicerrane ne menyr shume te ashper]!!!!!!!
ne do te harrojme gjithqka,por,historia do te denoj per dhunen psikologjike qe po na shkakton!
Opinione
DEKLARATAT VETVRASESE TE NJE KRYEMINISTRI TE
VETSHPALLUR
… apo kur kryehajduti kelthet kapeni hajdutin !?
O kryeminister o rashe e vdiqa!
“Nese vendi do te shkoje ne zgjedhje , opozita ka vetem nje sllogan “ Hajnite ne burg” … deklaroi acik lideri i Aleances per Ardhmerine e Kosoves dhe kryeministri i vetshpallur i Kosoves, Ramush Haradinaj ne RTV 21.
Nje deklarate ala Rambo. Nje shantazh i mirefillte qe nuk mund te trembe as pulat e Gllogjanit e jo me nje parti qe ka fituar jo vetem zgjedhjet e 8 qershorit por edhe certifikaten e “ zgjedhjeve me te mira” te zhvilluara ndonjehere ne Kosove deri sot si nga Uashingtoni ashtu edhe nga Brukseli, aleatet kryesore dhe miqte me te medhenje te shqiptareve .
Nje deklarate vetvrasese e Haradinajt, te cilin e kane kapluar keqazi ethet e karrikes se kryeministrit te Kosoves. “ Kryeminister me hir ose me pahir” eshte thelbi i deklarates se Rambos se Decanit.
Ethe vetvrasese pa u numeruar akoma votat e zgjedhesve te Kosoves,
Ethe vetvrasese pa u certifikuar akoma rezultati ligjor i zgjedhjeve!
Turravrap vetvrases i nje ish- kryeministri qe ajo karrike i ka sjelle vetem tersellek… Vetvrasje mbi vetvrasje !
Kater musketieret e hajnise
I pari qe duhet te arrestohet jo vetem per hajni eshte vellai tend Dauti . . I dyti je ti Ramush, dora vete.
Nuk e them une kete. E ka thene me gojen e vet, vete LDK-ja e Isa Mustafes, anetari i Kryesise se saj dhe kryekomunari i Pejes u ka akuzuar para popullit te Kosoves dhe mbare botes demokratike te dyve jo vetem per zhvatje, gjobevenie, harac por edhe per vrasje politike te mirefillta.
I treti eshte Isa Mustafa. Dosja e hajnise se tij ne krye te Prishtines e qysh tek 3 per qindshi i kurbetlinjve shqiptare ne Bote pergatitur nga EULEX-i deri tani i ka kapur 1280 faqe.
I katerti eshte Fatmir Limaj… Nuk ka vjedh edhe aq shume: vetem 80 milione…
Sa per Jakupin nuk ka fakte te medha per hajni… Sarajin e tij trekatesh ne zemer te Prishtines e ka trashegim nga gjyshi i tij qe ka pase jetue si sheik Arabie ne aher bashke me bullicat.
“Kasollja” e Kupes dhe sarajet e Rambos
Ne fund te fundit ato jane kasolle Drenice perballe Sarajevo e kazinove te Rambos ne Gllogjan e ne Prishtine… ne… deri ne Dubai
Te tjerat ia ka kokrrue si askush Behgjet Pacolli mbasi Kupa nxorri per shitje per 1. 5 milione euro sarajin e tij te ndertuar me gjkaun e deshmoreve te lirise se Kosoves dhe hallet pa fund te bijve e bijave te tyre qe sonte ndofta nuk kane buke ne sofer e as miell ne magje.
Nuk futet minarja ne thes o Jakup Krasniqi. Aq me pak mund te futen ne thes sarajet trekateshe ne zemer te Prishtines…. Hajde Jakup Kupa hajde.
Jo vetem kaq .
Te gjithe na hiqen , betohen e perbetohen se jane te virgjer… Tamam si ato kurvat qe betohen per kryet e shtate kopilave se jane te virgjer.
Albin Kurti po ku je
Mire keta qe nuk kane fytyre e as yndyre, sic thote sovrani… Po nuk e di cfare e bashkon Albin Kurtin me ujqer te vjeter te UDB-es e Rahman Morines, te Titos e Milloshevicit si Isa Mustafa, sic e cilesoi vete AAK-ja e Rambos dora vete gjate fushates !
Nuk e di cfare e bashkon Albin Kurtin, liderin e luftetarin e paepur te lirise dhe pavaresise se Kosoves qysh ne fillimet e viteve 90-te e sidomos ne protestat studentore 97-en e me inkuizitorin e rinise se Kosoves dhe endeerat e tyre per liri e pavaresi, per “Kosova Republike”!?
Nuk e di cfare e bashkon nje lider atdhetar e clirimtar qe rroki edhe armet per lirine e pavaresine e atdheut te vet me ata shqipfoles qe i sherbyn hapur e me fort fshehurazi lincuesve te tyre serbe!
Nuk e di cfare mund ta bashkoje Albin Kurtin, qe per aspiratat e tij dhe Vetvendosjes shiti edhe apartmentin e tij personal, edhe shtepine e vet, me ata qe mbushen xhepat me pasurine dhe parate, me djersen e me gjakun e popullit te Kosoves…
Cfare !? As vete Winston Churchilli nuk do te mund ti pergjigjej nje pyetjeje te tille!!!
Pergjigjen e jep nje shprehje e arte e sovranit shqiptar: per inat te sime vjerre shkoj e flej me mullixhine!
Shqiptareve te Kosoves nuk u mbetet vecse te kendoje ne kor : Albin Kurti po ku je !!!
Nje pyetje retorike vetvrasese … e nje analfabeti aritmetik
Ramboja e Kosoves po ben perdite nje pyetje retorike qe pikesepari duhet ti pergjigjet vet ai:
– Si mund te pretendoje te qeverise Kosoven nje kryeminister kunder te cilit votuan 70 per qind e elektoratit te Kosoves!?
Tamam si ai Hoxha i keq qe thote “beni sic themi une e mos beni sic bej une“! Pse ?
Po si mund ta coje ne mendje te drejtoje qeverine e Kosoves nje politikan kunder te cilit votoi mbi 91 per qind e elektoratit te Kosoves, pra gati kater here me shume kunder tij se kunder kryeministrit ne detyre!?
Si mund te pretendoje te behet kryetar shteti i Kosoves nje batakci i stersprovuar qe ka kunder 75 per qind te elektoratit te Kosoves si Isa Mustafa!?
Si mund te peretendoje te marre postin e zevendeskryeministrit te Kosoves nje ish- zevendekryeminister, kunder Nismes se ciles votoi gati 95 per qind e elektoratit te Kosoves si Fatmir Limaj apo Jakup Krasniqi!?
Le te epergjigjet Ramboja i Kosoves ketyre pyetjeve para se te kercenoje me burgje fituesit e 8 qershorit… E pamundur ai nuk njeh fare matematiken… Jo aritmetiken fillestare….
E ka fytyre te pretendoje te marre fitoren nen tavoline e duke ndryshuar rregullat e lojes e duke neperkembur ligjin themelor te Shtetit te Kosoves – Kushtetuten e saj..
Hajde koalicion hajnash hajde
Ramush Haradinaj- kryeminister ….
Isa Mustafa kryeparlamentar e mbas tre muajsh ndoshta President , kryetar shteti i Kosoves!
Jakup Krasniqi zevenedeskryeminister apo me shtate detyra si idhulli i tij ideologic e shpirteror- Enver Hoxha fotografine e te cilit e ka ne balle te oxhakut ….
Larg qofte ….
Ndofta kryeminister, president apo… te Dubraves… Jo te Kosoves. Larg qofte !
Nje hajn bie kater ngrihen ….
Nje bie mijera ngrihen thoshte babai ideologjik i Kupes!
Zot ruaje Kosoven nga hajnat….
Ukshin Hoti – Paradise Island, New Haven