Brazil 2014, më i miri i të gjitha kohërave?!

16 Qershor 2014, 15:36Sport TEMA

Pas 4 ditëve të para të Botërorit të Brazilit, pa frikë mund të thuhet se kompeticioni i ajkës së futbollit që ka marrë përsipër Brazili, është në rrugë të mbarë për t’u pagëzuar si më i miri i të gjitha kohërave. Dikush mund të mos jetë dakord, por fundja çdo gjë vlerësohet sipas shijes. Për disa në mendje qëndron ende i ngulitur Meksikë 1970, të tjerë kanë kujtime të bukura nga SHBA 1994, por kush mund t’i harrojë Itali 1990 apo Francë 1998? Gjithsesi, Brazil 2014 ka të gjithë potencialin për të eklipsuar shumë Botërorë të mëparshëm. Po flasim para kohe? Pa dyshim që po, por jo pa arsye. Ju paraqesim 6 arsyet e mëdha pse deri në këtë moment duhet të besojmë se kjo Kupë Bote mund të jetë më e madhja, shkruan Sport News.

1. Festivali i golave në Brazil është një ndryshim i madh pas fazës së parë impotente në Afrikë e Jugut 2010, ku zhgënjimet më shokuese erdhën nga Franca e Italia. Kështu, pas vetëm 8 ndeshjesh, nëse 4 vjet më parë u shënuan gjithsej 13 gola, këtë vit janë realizuar më shumë se dyfishi i tyre, 28 për të qënë të saktë. Me një mesatare prej 3.5 gola për ndeshje, kjo shifër ka qënë e largët po aq sa Botërori Suedi 1958, kur sulmuesi francez Just Fontaine realizoi 7 gola më shumë se legjenda Pele.

2. Lëmë pas golat dhe flasim për rezultatet më shokuese, një tjetër element që edhe pse i errët, plotëson mozaikun e një Botërori spektakolar. Të gjithë me një zë mund të thonë pa mëdyshje se nuk mund të ketë surprizë të madhe se humbja e turpshme e Spanjës kampione përballë Holandës, pa harruar këtu edhe golin e supermenit Van Persi. Doni edhe një tjetër sfidë që ka zhgënjyer bastevënësit? Eshtë performanca jashtëzakonisht impresionuese e Kosta Rikës, që mundi 3-1 Uruguajin e të mëdhenjve Kavani, Suarez e Forlan.

3. Përpos surprizave me rezultate të thella apo humbje të papritura, çuditërisht pas 4 ditësh futboll në Brazil nuk ka patur asnjë barazim, ndryshe nga Afrikë e Jugut 2010 që startoi pikërisht me barazimin 1-1 mes vendasve dhe Meksikës. Taktikat e orientuara drejt sulmit e kanë bërë të paharrueshëm këtë fillim Botërori, ku çdo skuadër rrezikon e kërkon me ngulm tre pikë të plota, në vend të ngujimit në mbrojtje për t’u kënaqur me 1 pikë të vetme. Nuk mund të themi nëse skuadrat nuk dinë apo nuk duan të mbrohen, por ne nuk ankohemi, sepse golat dhe futbolli emocionues nuk kanë munguar.

4. Nga shifrat tani zhvendosemi tek emrat e mëdhenj, tek protagonistët e arenës më gjigante të futbollit botëror. Roben, Van Persi, Neimar e Benzema numerojnë nga dy perla të realizuara me këmbët e tyre, por nuk mbeten prapa Aleksis Sançez, Andrea Pirlo, Mario Baloteli dhe natyrisht Lionel Mesi, dikush me gola e dikush tjetër me kontributin e jashtëzakonshëm për ta çuar topin drejt rrjetës. Si përfundim, asnjë nga të mëdhenjtë që kanë zbritur në fushë, nuk i ka zhgënjyer tifozët e vetë.

5. Harrojini fushat perfekte apo akademitë me 5 yje nëpër Europë, sepse Brazili është shpirti i vërtetë i futbollit. Nga bukuritë e veçanta të Rios në pyjet e rralla të Amazonës, nën ritmin e Sambas, këtij turneu nuk i mungon asgjë. Të gjithë e kanë ëndërr të luajnë apo thjesht të ulen në Marakana, nën çatinë legjendare ku minutat kalojnë sa hap e mbyll sytë.

6. Kështu Brazili është pa diskutim vendi i Botërorit të Botëroreve. Dhe në fund, sepse këtë e thonë të gjithë, në rrjetet sociale e kudo të munden…

10 komente në “Brazil 2014, më i miri i të gjitha kohërave?!”

  1. TT says:

    aman me kete brazilin na hapet k***n. do ta shikojme sa do shkoje.

  2. nardone says:

    Po si e percaktove me nje ndeshje te vdekur se eshte ekipi me i mire i te gjithe kohrave apo eshte ndeshja e pare qe shihni?

  3. elinor says:

    Lexoni artikullin o milet budall se nuk behet fjale per skuadren braziliane por per Boterorin ne Brazil si eveniment!

  4. Gezimi says:

    Mendoj se eshte shume shpejt te deklarosh se eshte me i miri i te gjitha kohrave. Duhet pritur fundi i aktivitetit se ndoshta peson ndonje avari rruges…..

  5. vishja plot says:

    Edhe mund te jete shpejt per ta pergjithesuar si me te mirin, por deri tani ekipet si ato fituese edhe ato qe munden po dhurojne spektakel. Atmosfera eshte fantastike. Ndihet ne c’do moment dashuria per futbollin.

  6. Saliiii says:

    po flisni para kohe ju garantoj: http://goo.gl/sBnh2X

  7. skender says:

    flisni me rradhe ,per ke e keni fjalen per kombetaren kuq e zi ,nuk diskutohet qe do fitoje boterorin , dhe mos u dashuroni me kombetaret e huaja se keni identitet ; si xhaka , behremi , shkodran vlora etj

  8. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Brazili e ka marre qe pa filluar Boterorin ,u LODHA duke e RIPERSERITUR .
    BALTA-BLATER ja ka shitur Kupen Brazilit dhe ne funksion tekesaj ka inskenuar edhe Protestat ne Brazil ,qe dikujt mund ti duket se TOTILA eshte ne gjendje TRANSI .
    Prologu ishte vjet ne Kupen e Konfederatave ,kurse EPILOGU do te jete ne date 13 korrik 2014 ,pavaresisht se kush do te jete sfidanti i BRAZILIT ne finale .
    Me Hir ose me Pahir Brazili mer KUPEN .
    Ky boteror deri tani eshte shume larg atij te 1982,1990 ,1994 dhe 2006 ,qofte edhe per ndeshjet e grupeve .

  9. nardone says:

    Elionora budallaqe je ti qe rri gjithe diten me morr vesh se cfare shkruhet,edhe nese behet fjale per boterorin nuk mund te dalesh ne konkluzion qe me ndeshjet e para,trap

  10. Epic says:

    I ka kaluar te gjitha parashikimet me te vertete. Fushat peribret. Kur lojtaret shtrihen me shume rripen nga kembet. Kur kamerat jane larg fusha ngjan per bukuri, sapo afrohet e shikon qe eshte si koke e nje te moshuari qe i kane rene floket. Dhe per me teper e lyejne edhe me boje jeshile qe te duket bukur. Edhe ato fusha qe ne kemi disa prej tyre jane me mire se ato ne Brazil qe kane harxhur 11 miliard Euro. Me kete i ka kaluar parashikimet sidomos edhe me ndeshjen e France-Honduras qe nuk punuan artopolantet per te kenduar himnet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje