Policia: Do godasim pa hezitim dhe pa paralajmërim/ Gate Mahmutaj jep deklarata kontradiktore

18 Qershor 2014, 19:06Politika TEMA

Policia e Shtetit sërish u ka bërë thirrje banorëve të Lazaratit që të distancohen nga elementët kriminalë.

“Po ashtu në funksion të sigurisë së jetës dhe shëndetit të tyre u kërkohet të gjithë banorëve të fshatit Lazarat, që të mos dalin nga banesat deri në përfundim të operacionit policor.

Të gjithë qytetarët e tjerë, duhet të evitojnë plotësisht hyrjen për në fshatin Lazarat deri në një njoftim të dytë zyrtar të policisë,” thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, policia thotë se do godasë pa hezitim dhe pa paralajmërim.

“Banorët e zonave përreth fshatit Lazarat këshillohen të bëjnë kujdes me lëvizjen jashtë banesave të tyre, deri në përfundim të këtij operacioni policor. Policia e Shtetit është e vendosur të godasë pa asnjë hezitim dhe pa paralajmërim këdo që do tentojë të dalë mbi ligjin dhe shtetin e së drejtës, duke ju kundërvënë me armë uniformave blu,” thekson policia.

Një pjesë e të arrestuarve në Lazarat do të hetohen si grup i strukturuar kriminal dhe do të hetohen nga Prokuroria për Krimet e Rënda në Tiranë.

Të paktën tre nga personat e vënë në pranga nga policia, ndër ta dhe Gate Mahmutaj, janë sjellë në kryeqytet dhe mbi ta do të rëndojnë dhe akuzat e vrasjes në rrethana cilësuese, mbetur në tentative, pasi dyshohet se kanë qëlluar mbi policinë.

Ndërkohë nga Prokuroria për Krimet e Rënda janë ngritur dhe akuzat e trafikimit të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Mesditën e së mërkurës Gate Mahmutaj, së bashku me bashkëfshatarët e tij Emiliano Aliko dhe Matiaz Boçi kanë mbërritur në Drejtorinë e Policisë Tiranë.

Ditën e enjte të tre këta persona pritet të dalin para Gjykatës së Krimeve të Rënda për t’u njohur me akuzat e ngritura ndaj tyre nga prokuroria.

Në deklarimet e tij të para dhënë në Policinë e Gjirokastrës, Gate Mahmutaj ka mohuar akuzat se ka qëlluar mbi policinë dhe se kapanonet ku u sekuestrua një sasi e konsiderueshme kanabisi, të jenë të tijat. Ai ka sqaruar para grupit hetimor se ajo ndërtesë është e vëllait të tij dhe se ai merret me blegtori në fshatin e hashashit.

Ndërkohë Policia e Gjirokastrës arrestoi në mesditë disa adoleshentë, të cilët sulmuan me gurë automjetet e policisë.

Ata shkuan pranë Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës dhe në shenjë proteste për aksionin e policisë në fshatin Lazarat nisën të qëllojnë me gurë.

Aty ishin edhe disa familjarë të të arrestuarve të mëparshëm, që kërkonin lirimin me arsyetimin se të ndaluarit nuk kanë marrë pjesë në asnjë sulm ndaj policisë.

Adoleshentët e ndaluar janë identifikuar me inicialet E.B, K.B dhe B.B, të tre të moshës 17 vjeç, të cilët goditën me gurë makinën e policisë para Drejtorisë së Policisë së qytetit jugor.

19 komente në “Policia: Do godasim pa hezitim dhe pa paralajmërim/ Gate Mahmutaj jep deklarata kontradiktore”

  1. neda says:

    Policia te beje detyren, armen shteti, ne emer te te gjithe shoqerise shqiptare nuk ja ka dhene kote, ne cdo vend te botes kush qellon ose thjeshte nuk i bindet policise ,policia te qellon, te vrete, ky eshte rregull nderkombetar, prandaj kush guxon e bene gangsterin duke qelluar mbi policine ose ne drejtim te saj duhet te qellohet e asgjesohet nga policia ne menyre te padiskutueshme, se keta qe bejne gangsterine ketu kur jane ne greqi ose vende te tjera jashte shqiperise e dine se cfare u bene policia, dhe rrine si pula te lagura, ndersa ketu kane dhe kurajon qe nje grup alabakesh te ngren doren mbi policine, policia duhet te jete e paprekshme,ashtu si kudo ne bote, kush prek policine ka prekur rendin kushtetues, shoqerise shqiptare nuk ka ci duhen keta lloje trimash, ketyre u duhet treguar vendi dhe shoqeria shqiptare duhet te pastrohet nga keta element kriminal dhe keta kane patur mbshtetjen e kryetarit te komunes qe e ka kthyer lazaratin ne nje cerdhe kriminelesh.

  2. Lenci says:

    Keputni vetem njerin se ata lepujt e tjere dalin vete. Hallall ta keni cunat me trima te shtetit

    1. Sokrati says:

      policia nuk eshte ne moralin e profesionalizmin qe duhet te kete nje polici shteti.
      A Didi ka marre nje mesim te mire ne Lazarat ne kohen e Nanos dhe tani kerkon te hakmerret per cburrerimin qe i bene ne Lazarat ne fillim te viteve 2000.Ky mustaqja se bashku me 4 police te tjere u zune rob nga fshataret dhe mbasi i mjekuan i ushqyen i carmatosen i lane te lire te shkonin.Mustaqja nuk ka burrni dhe sot po kthehet e inatin e tij ta beje ceshtje te policise.Populli Lazaratit duhet ti tregoj vendin legeni me mustaqe e te rezistoj deri ne fishekun e fundit.Jam kunder policise ne kete forme qe po zbaton kete aksion.Cunat e policise te kene turp qe sulmojne njerez qe nuk kane asgje me krimin.

  3. i revoltuar says:

    TE godasin fuqishem qe te marrin mesim, te mos guxojne vendet e tjera neper Shqiperi: http://goo.gl/K3K59s

  4. Cibuku says:

    Legenet qe guxojne te bejne trimin, le te mesojne se pushtetin nuk e kane me cubat e dhjeracakut, ndaj edhe ata do dhiten si pronari i tyre.

  5. kolaqi says:

    Lazot te marrin te keqen. Nik jane aq trima sa hiqen.Problemi madhor eshte se nga do veje frika nga lazot apo nga policia. Me politikane bythko frika hyn nga policia. Ne fund respekt per policine.

  6. Daja says:

    Policia! Per asnje moment mos u terhiq nga keta plerat e sali kriminelit. Cdo veprim te jete i matur dhe i dokumentuar,karshi ketyre kermave te sali kriminelit.

  7. Nga lajmet e fundit del qe keta skane qelluar bi policine prandaj sduhet te arrestohen. Po bime narkotike kane mbjelle ata? Ja per kete po arrestohen.

  8. Alo''''' says:

    I lumte Politikaneve Shqiptare qe kane ne perdorim nje Polici te pa afte,dhe nje popull imbecil.
    Trafiku i Kokaines,i Heroines,nga Irani,Turqia,Kolumbia,Ecuador duan ta fshehin para ortakeve te sherbimeve te huaja Plerat e Politikes,si Sukses ndaj nje fshati te lodhur,me nje show sa per te marre Statusin e leshit qe dhe kostot e statusit prape Shqipot do ta ken ne B***e.
    Lazarati u gjet dhe u mbeshtet si FORMULE,nga Nano,Berisha,e Coo,qe ne vitet 1999/2000 dhe me bekimin e tyre eshte bere ajo qe eshte bere deri tani.
    Po mbas Lzaratit,kush e ka rradhen…Skrapar,Kukes,F.Kruje,Shkoder,Sarande,Vlore??a do te jene shqipot me te eksituar kolektivisht,dhe NE jemi dhe nje popull pa memorie !!!!

  9. Ilirjan says:

    Vendosmeria per ta perfunduar me sukses kete Aksjon te pritshem mbi kriminelet qe kultivonin canabis eshte per tu pershendetur dhe falenderuar!
    Nderkohe nuk ka per te vonuar vendosja e KONTROLLIT TE PLOTE mbi te gjithe familjaret qe kultivojne droge, per fat te keq me shumice ne kete fshat. Por pervec kesaj keta jane te armatosur deri ne dhembe, kane shume – shume arme te lehta dhe te renda. Ndaj ne fund i vjen rradha “qemtimit” me imtesi te cdo cm2 per gjetje armesh, me METAL-KERKUES si edhe materialeve te tjera : kasaforta e tj…

  10. DIBRANI says:

    Ato perona qe ngren arme ndaj policise,plumbin duan dhe pik.Policia perfaqeson shumicen e popullsis Shqiptare qe nuk jan dakort me kriminelet.Popull i azaati duht ti kthehet normlitetit si jith Shqiptaret .Kriminelet burgn ose plumin nje na keto te dyja te veproje

  11. DIBRANI says:

    Ato persona qe ngren arme ndaj policise,plumbin duan dhe pik.Policia perfaqeson shumicen e popullsis Shqiptare qe nuk jan dakort me kriminelet.Populli i Lazarati duhet ti kthehet normalitetit si te gjithe Shqiptaret .Kriminelet burgn ose plumbin nje nga keto te dyja te veproje

  12. malua i malit me bore jo malo dasma says:

    I ngordhni morrat vetem njerit duke e selsktusr ate qe ka qelluar mbi policine me arme dhe mos lejoni qe ta marrin trupin e tij Familjaret deri sa te qelbet ,pastaj e shikon se si do behen si muter keta lazot .
    Ketyre vetem enveri ua q.u memen .

  13. Dibrani.USA says:

    Bravo cuna vazhdoni me punen e mire qe po beni te gjith ju mbeshtesim bravo

  14. Shqetesim habia says:

    He mo Lazo ku jeni , po te jeni burra deklaroni se qelluat mbi policine apo benit pordhe me Saliun ne balle.He pra trima edhe qelloni dhe sa ju arrestojne filloni genjeni, po le po merreni me blegtori dhe ja lini vllaut ndertesen, o te dhjefsha Gate Ma ha mutin.

  15. ndoc says:

    Te gjithe buracaket qe qellojne haleve ne Lazarat kane frymezues ndyresiren e llagemeve te shqipnise Sali Vicidolin

  16. dajti says:

    Mbeshtetje policise, ministrit dhe kryeministrit nga gjithe populli i ndershem shqiptar.
    Eshte nje veprim spektakolar qe po vleresohet edhe nga nderkombetaret dhe qe pd-ne e hodhi ne tuç.

  17. Antikorrupsioni says:

    “Mos e trajtoni si artist filmash kete Gate MaMutin. Plaseni brenda kete idiot qe nuk diti te perfitoj nga mundesia qe ju dhe nga amnistija, Ai eshte i pakorrigjueshem dhe i rrezikeshem per shoqerine, prandaj mbylleni ne nje qeli, dhe mos u kujtoni me per te. Te gjithe duhet ta kuptojne se ne shqiptaret duam te jetojme me ndershemeri”.

    Keto fjale kisha deshire ti thoja nese SHOQERIA, shqiptaret, do te ishin me te ndershem dhe te pakriminalizuar. Por MaMuti nuk eshte ndryshe nga shqiptaret e tjere. Ai po mbijeton ne kete xhungel qe e kemi ndertuar te gjithe, dhe po duan ta ndryshojne shume pak njerez, qe nuk besoj se edhe ata jane me te kulluarit. Te gjithe shqiptaret e shkelin ligjin dhe parimet. Kush me droge e kush me vjedhje e korrupsion.
    Gate MahMuti nuk eshte i vetmi ne Shqiperi. Fatkeqsisht, ne te gjithe jemi Shqiptar MeMuti. Duhet te ndryshojme sistemin, pasi Gate Mahmuti ka shume te tjere, me shume se police, me te forte se parimet tona, me te pasur se nevojat tona.
    Dont Hate the Player, Hate the Game!

  18. Tusanti says:

    Ky gatja qesharak fare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje