VIDEO/ Aliko i bën thirrje grupit të armatosur: Dorëzohuni ose zhdukuni nga Lazarati!

18 Qershor 2014, 12:10Politika TEMA

Përmes një lidhje telefonike për Ora News, kryetari i komunës së Lazaratit, Dasho Aliko përcolli 2 apele: I pari, drejtuar banorëve të ndershëm të Lazaratit, i dyti, drejtuar personave të armatosur.

Apeli drejtuar banorëve të ndershëm të fshatit të tij ishte që ata të distancohen nga personat e armatosur.

Ndërsa për personat që qëllojnë mbi policinë, të dorëzohen ose të zhduken nga Lazarati.

“Thirrje të gjithë atyre familjeve që kanë armë në shtëpi t’i dorëzojnë dhe të mbledhin fëmijët e tyre të kërkojnë llogari e të mos i lënë të abuzojnë, apo të përdoren nga dikushi, sepse ligji i shtetit është njësoj për të gjithë.

I bëj thirrje të gjithë atyre që mund të jenë me armë, ose përgatiten për të gjuajtur apo kanë gjuajtur mbi policinë, të dorëzojnë armët, të dorëzohen në polici ose të zhduken nga Lazarati”.

“Të gjithë ata që janë të përfolur apo të regjistruar nga policia, të tregohen burra të përballen me ligjin para se të ngarkohen më shumë nëse situata agravohet më shumë”, tha Aliko.

28 komente në “VIDEO/ Aliko i bën thirrje grupit të armatosur: Dorëzohuni ose zhdukuni nga Lazarati!”

  1. suedezi says:

    po ky kur do dorezohet ne polici??
    MPB duhet ti veje prangat edhe ketij kodoshit.Se shpejti do dalin te gjitha ne shesh.Mori fund edhe Lazoja.

    1. ay qy says:

      Shteti ti ul breket per dy minuta po te doje. Lazarati iku, tani po pres se cfare do behet me parate e ketyre qe kontrollojne ndertimin e tregun tone.

  2. emigranti says:

    dash aliko duhet te arrestohet menjehere sepse po ben loje te dyfishte.dashi do te dale i lare edhe me shtetin edhe me fshatin.jo ne te dy krahet zoti aliko se nduk gjuhen si safa imeri

  3. Nina says:

    Ti more Kryetar po vjen me vonese ne rrugen e ligjit – ku ishe qe ne momentet e para dhe te bashkoje forcen e pushtetit vendor me ate te policise- je pergjegjes per njollen e zeze.

  4. a says:

    Me ne fund degjohet nje ze qe thote dicka me mend,bravo.

  5. zhozi says:

    Me ne fund saliu i dha urdher te dorezohet ketij qobani kryekomunar. si duket e ka kuptuar se i erdhi fundi .me mire vone se kurre.

    1. black_lion says:

      Ky i paska paralajmeruar qe te zhduken!!!
      I bej thirrje policise te mos e informoje kete palo kryekomunar, se po i dekonspiron aksionet. Gjithashtu media te mos publikoje cdo fjale qe thote Berisha, pasi ky i fundit i ka njoftuar se kur mund te zhduken: “Berisha akuzon policine se gjate oreve te nates ka hapur shtegun per largim te grupeve kriminale me te rrezikshme…”
      Sot gjate nates policia duhet te beje kujdes. E paskan ndare qe te arratisen!

  6. like lsi says:

    keshtu te kishe thene qe ne fillim o dasho trimi

  7. al says:

    Dasho me keto qe shohim dhe ju keni nje pergjegjesi te madhe.ishe kryetar komune dhe kurt e zgjedhin ta degjojne fjalen,tani eshte vone se dhe ju i ndihmuat deri tani.kjo qe ndodhi ne lazarat nuk eshte gje e mire, pasi njerezit duhet te jetojne ne menyre te ndershme.policia zbaton ligjin dhe kerkon qe te vendoset shteti ne te gjithe teritorin.uroj qe aksioni te perfundoje me sukses dhe te mos kete humbje jete.te qellosh policine ne cdo shtet merr pergjigjen qe te takon.policia po vepron drejte.keshtu dasho, cfar do te besh ke pergjegjesi te madhe.

  8. Ledi says:

    Ky i ben thirrje krimineleve qe tashme kane hesape per te lare me shtetin, te zhduken? Opo keta jane hajvane, kane dhe ca kode pale qe s’kuptohen hic!

  9. VETERANI says:

    Jam i bindur se beu ,apo bajraktari i dikurshem,edhe pse populli ishte analfabet,jetonte ne tokate beut,nuk do te perdorte kete gjuhe qe ka perdorur ky kryekomunar i pa”prekshem”. Ku ishte deri dje ky lloj karafili? Kur u kujtua te bej thirrje per dorzimin e armeve,mos i komunes perdorimin e femijeve nga te tjert,aq me keq kur u thote … O zhdukuni nga Lazarati! Valle ,mos je tamam ai beu qe ke blere te ter e Lazaratin e populli i Lazaratit eshte ne meshiren tende? Nuk e dije ti kryetar i komunes se fshati zotronte nga armet me moderrne te kohes se Enver Hoxhes,pa ustai yt ,Sali nuk ka haber nga mbrojtja e vendit ,ndaj dhe shkaterroi ushtrine ,hapi depot e armeve …… Ti je i pari qe duhet te shkosh ne burg. I tere shkrimi tingellon si nje tallje ndaj shtetit .Dikur ka qen nje pjese leximi “Beu”.i cili edhe gurricat e pyllit i quante te vetat,ndaj dhe femijet e fshatit ,te cilet i rrahu se hengren gorrica edhe pse ishin ne pyll i thane: ” Prit,o qen, prit se do te vij dita” Atij i erdhi dita e pagoi ato qe kishte bere ,po te erdhi edhe ty dita edhe pse quheshe i pa “prekshem”

  10. Malo says:

    Ne rast se policia do ti shkoje deri ne fund probjemit te Lazaratit, veprimi i pare qe duhet te beje, eshte, te arrestoje kreun e trafikanteve Dasho Alikaj. Ky eshte personi qe ka ngrutur, inspiruar banoret dhe ndihmuar ne kartelin e droges. Me ligjin qe ka bere shoku Sali, ketij duhet ti vihen prangat te parit. Bile policia duhet te kontrolloje te paren shtepin e tij sepse mundet qe ajo te jete baza me e madhe e droges ne Lazarat.

  11. Ndoc Rroku says:

    Ne Facebook, bejtexhijte jane gati si gjithmone te bejne urti(rasti i parë) por edhe te tallin bythen(rasti i dyte): ?

    1-Nga Fran Lleshi, Lezhe:

    LAZARATI !

    Ti je shtet nuk je fshat
    Lazarati im o Lazarat ?

    Politika eshte mizore
    Vallezon mbi jete njerezore

    Opozita te thote fjalen
    Po nuk foli e ha njalen

    Me poziten dore per dore
    N’Lazarat zgjidhje paqesore

    Lazarat largoju dhunes
    Si cdo vend gezoju punes

    Bima vdekjes sjell deshtimin
    E helmon dhe integrimin !

    Lezhe,me 17.06.2014

    2-Nga Tom Nicaj, Venezia:
    (mos e merrni seriozisht, ju lutemi!)

    Therret Lazarati moj Shkoder,
    Dil ne shesh se te kam moter,
    Thirr Tropojen edhe Puken,
    Ky shtet po na ndalon buken,
    Edhe Dibra ka cu fjale,
    Shok ne mal duhet me dale,
    Me rremby pushket kallashin,
    Te mbrojm nderin dhe hashashin,

    Flet Mirdita e Fushkruja,
    Konferenc mban Arvizuja,
    T’mbillet kodra ,mali,gropa,
    Kerkon mall e gjith europa,
    Sajmir Tahirit i ben thirrje,
    Ky problem e do nje zgjidhje,
    Ose hashashin te kultivojm,
    Ose na gjej pun te punojm,

    Thrret Saranda kurveleshi,
    Dhe kjo pun u bo pun leshi,
    Ose na lini te bejm pare,
    Ose mos e kishim mjell fare,

    Fieri Berati Lushnja e Divjaka,
    Kan dal ne fushe pleq e plaka,
    Kan ngref kasolle e stan,
    Gjasme sikur jan coban,
    Por ne fakt jane shoket tane,
    Qe kan mbjellur anembane,
    Por policia si kap dot,
    Se si Lazarati ka plot,
    Ndaj do dalim me pushk ne dore,
    Rroft Shqipria vend bujqsore,
    Asnjeriu sja kemi friken,
    Se Policia vjen dhe iken.!! ?

    1. mono says:

      Lazarat largoju dhunes
      se e ha plumbin sum*s

      Berisha s’ka takat
      s’te mbron dot me si fshat

      …te gjithe jemi bejtexhinj ?

  12. joticoles says:

    Jo mik jo!Nuk është kaq e kollajtë.
    Si shumë lehtë dashke ta hedhësh lumin!
    Prit pak.Se ka akuza për armë mbajtje,kndërshtim të policisë me armë,tentativë vrasjeje,pastaj ajo e trafikut është më lehta.
    Dhe ti nuk ke për ta pasur qelinë shumë larg tyre.

  13. Haxhidajaku says:

    Je shum i vonuar o kryetari i komunes Dash Aliko,per te percjelle mesazhe.Kete pune duhet ta kishe bere me kohe qe fshati Lazarat ku jeni kryetar prej disa mandatesh te mos behej fole e krimit te organizuar dhe nje Kolumbi e trafikut te bimeve narkotike.Fajtori kryesor jeni ju dhe vetem ju.Mos na u hiq si i ndershem.Radha po te vjen edhe ty ,te perballesh me ligjin.Burgu te pret o Dasho.!

  14. nigo says:

    Interesante si ka kurajo te flasi ky njeri. A nuk e dinte se cbehej ne Lazarat?

  15. LUAN says:

    KOMENTUESIT E MESIPERM DUHET QE TE GJITHE MLLEFIN E TYRE MOS TA SHFRYJNE TE KETA FSHATARE QE JANE VIKTIMA TE POLITIKES DHE KEQEVERISJES TE KETYRE 20 VITEVE . PO TE VEPRONTE SHTETI ME PARE NUK DO KISHIM KETE PAMJE . I PARI NE BURG SAL BERISHA ME BANDEN E TIJ DHE PAQSTAJ NANO DHE MINISTRAT HAJDUT DHE BANDIT . A KEMI SOT NJE POLITIKAN NE BURG ? JO . ATEHERE SKEMI BERE ASGJE . DUHET KAPUR KOKAT DHE JO VETEM KEMBET . SHIKONI PASURITE E BERISHES ,NANOS,METES ,MINISTRAVE ,GJYQTAREVE ,DREJTOREVE ,DOGANIEREVE , DRE ATEHERE DO TE KUPTIJME SA PAK PO BEHET .

  16. 'stili> says:

    Tani te ikin o Dasho nuk te duhen as parate e tyre as votat, keq e ke ne mes dy karrikesh ke te lesh e ke te mbash .Ligjerisht e burrerisht vendin e ke tek e treta me byzylyke , he do protestosh se po shkelen te drejtate njeriut ty e drogaxhinjeve te tu ????.Keshtu je ti partia jote e ata qe u ndjekin pas domosdo bir besnik I sali qen vicidolit , ju hengert mortja.Ju duhet tju varin e turperuat njerzit e mire te atij fshati e krejt Shqiperine …!!!!

  17. futja kot says:

    sipas Dasho Alikos TANI JAN MBJELL 70% me pak hashash se vitin qe shkoj.
    Pra Dashua e ka matur vitin qe shkoj siperfaqen , Sa shume qe paska qen mbjell vitin qer shkoj
    Sipas ligjit te saliut a duhet denuar, nese nuk e ka raportuar tek Muli ???

  18. Genti_Shijak says:

    Yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyy…………….
    Ca bohet kshu mer jahu…do 2 or te hapet faqa e Temes se e kan mush plot BANNER publicitare qe kerkon 10mb/sec qe te punoj!!!
    Dobet Tema, dobet….e keni dhi fare!
    S’bo mo pare lajmi po publiciteri…muhabet leshi!!!

  19. . says:

    ———————————————————————————————
    Sot qe po vjen ere shtet ben thirrje ky “DROGAXHI” i kriminelit Ali Bisha ?

    Ky te shkoje para Drejtesise se Vertete.
    ———————————————————————————————

  20. shqipetaret e vertete says:

    Kryetari i komunes te lazaratit eshte fashist i hajduterise te sali berishes dhe lulezim bashes .Te digjet i gjalle ne muzeumin e zogut bashke me sali berishen dhe lulezim bashen.pas operacionit te lazaratitit te digjen te gjalle hajduteria dhe kriminelet e PD.te pastrohet kombi.

  21. i revoltuar says:

    Edhe ky me duket se do futet ne burg: http://goo.gl/a1SVcv

  22. Heart Of Europe says:

    1)Mund te kete persona te inkriminuar qe jetojne ne zonat jo te populluara te Lazaratit???
    2) Ose dorezohuni ose zhdukuni nga Lazarati??…..

    ose perkthyer shqip

    1)kam pire kafe me keta deri dje…jane cuna te mire…ska problem se disa jane vrases, perdhunues, trafikante etj etj…me mua jane treguar korrekte…e kane paguar qerane
    2) Ishalla po i vret policia se do tregojne te verteten pastaj

  23. Daja says:

    Kontroll te rrepte dhe ketij Krimineli,ky eshte ai qe i ka drejtuar deri me sot nen bekimin e sali kriminelit.

  24. kaurriii says:

    po ti qen kur do kapesh t japesh llogari

  25. eni says:

    ???????????????????????????
    u kujtove ti pas 5 ditesh tani qe po mbaron gjithcka ?
    Po cte ndodhi se deri dje thoshe qe e kemi mbjelle me konsensus dhe po keqtrajtohet populli …..???????????????????
    Ctetha Sajmiri , te hyri frika ????????
    Dridhe Like!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje