Ukë Rugova, i dyshuar për krim të organizuar, i cili para pak orësh u lirua nga Burgu i Lipjanit, është riarrestuar me urdhër të po të njëjtit Prokuror të EULEX-it.
Këtë e ka konfirmuar për Koha.net, avokati i të dyshuarit në rastin e njëjtë me Ukë Rugovën, Izet Beqirit, Tomë Gashi
“Skandaloze. Edhe pse Gjykata e Apelit sot me vendim e liroi Ukë Rugovën nga paraburgimi, Prokurori i njëjtë i EULEX-it urdhëron policinë e EULEX-it ta arrestojnë Ukë Rugovën për çështjen e njëjtë dhe ai arrestohet menjëherë pasi lirohet nga paraburgimi në Lipjan”, ka thënë Gashi për Koha.net.
Sipas Gashit, kjo e vërteton se Prokurori i EULEX-it nuk di ose nuk do ta dijë se askund nuk mundet dikush të arrestohet dy herë për çështje të njëjtë.
“Kjo ndodhi vetëm në Kosovë dhe nga ata që kanë ardhur të na ndihmojnë në respektimin e sundimit të ligjit”, ka thënë Tomë Gashi, avokat i Izet Beqirit, i dyshuar në rastin e njëjtë me Ukë Rugovën.
Bravo EULEX-I.