Jacobson: Vendimi i presidentes Jahjaga – veprim i përgjegjshëm

19 Qershor 2014, 19:24Rajoni TEMA

Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey A. Jacobson mbështeti vendimin e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, për t’i kërkuar qartësim Gjykatës Kushtetuese lidhur me rolin e saj në formimin e qeverisë së re të Kosovës. Ajo i tha Zërit të Amerikës se ky ishte një veprim i përgjegjshëm.

Mendoj se është plotësisht i duhur. Të gjithë e kemi parë nëpër lajme ditëve të fundit se ka interpretime të ndryshme, për nenin 84 apo 89, se si mund të përputhen ato. Mendoj se është veprim i përgjegjshëm për të kërkuar qartësim nga institucionet e Kosovës të ngarkuara me këtë qartësim, në këtë rast, Gjykata Kushtetuese. Dua t’u bëjë thirrje të gjithëve, të gjitha partive politike që të respektojnë vendimin e gjykatës kur të dalë. U bëj thirrje po ashtu udhëheqësve politikë  që tani është koha për një periudhë qetësie, derisa punojmë në atë që është proces demokratik që ndodh në shumë vende të botës dhe të ecim në rrugë të qetë, të moderuar dhe profesionale”, tha ambasadorja Jacobson.

Në njoftimin e presidentes për vendimin e saj është thënë se kjo “nuk ndërhyn në punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për përfundimin e procesit zgjedhor”.

Besoj se ajo që po bën presidentja, është t’i kërkojë gjykatës kushtetuese qartësim për rolin e saj kushtetues për formimin e qeverisë dhe jo një kërkesë specifike për këto zgjedhje, apo rezultatet e këtyre zgjedhjeve. Mendoj se presidentja mund të kërkojë qartësim kushtetues të rolit të saj në çdo kohë”, tha ambasadorja Jacobson, e cila vizitoi pasdite Qendrën për Numërimin e Votave në Fushë Kosovë afër Prishtinës.

Ajo e cilësoi mbresëlënëse punën në këtë qendër. “Personeli profesional po punon seriozisht, nën kontrollin e duhur. Ka një numër të konsiderueshëm të vëzhguesve përfshirë edhe personelin e ambasadës amerikane që është gjithnjë këtu çdo ditë deri në mesnatë. Mendoj se procesi është shumë i mirë”, tha ajo.

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të tetë qershorit, sipas zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mund të priten brenda dhjetë ditësh.

6 komente në “Jacobson: Vendimi i presidentes Jahjaga – veprim i përgjegjshëm”

  1. zamo says:

    Po jahjaga kuklla juash eshte e zgjodhet me nje shenim ne cope letre

  2. Tomorri says:

    Po tha ambasadorja americane Po/
    presidentja esht Jashte loje.Formalisht i lihet gjykates
    Une qe tani emroj ramushin me 9 perqind e Mustafen e limani me 5 % president????????????????????????????????????
    Ja pafshui harin ksaj fshate e ketyre zgjedhjeve

  3. Tomorri says:

    Po tha ambasadorja americane Po/
    presidentja esht Jashte loje.Formalisht i lihet gjykates
    Une qe tani emroj ramushin me 9 perqind krzyminister e Mustafen e limani me 5 % president????????????????????????????????????
    Ja pafshui harin ksaj fshate e ketyre zgjedhjeve

  4. Let's GO says:

    Kam dyshime se ka qene kaq

  5. Bodigardi i Temës says:

    Kush qeveris…???!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje