Ka përfunduar takimi trepalësh ndërmjet kryeministrit aktual, Hashim Thaçi, liderit të AKR-së, Behgjet Pacolli dhe nënkryetares së saj Mimoza Kusari-Lila.
Pas takimi Thaçi nuk deshi të prononcohet më shumë se sa “ishte vetëm një takim miqësor”.
Ndërsa lideri i AKR-së, Bexhet Pacolli ka thënë është optimist që pas rinumërimit AKR do kalojë pragun dhe do futet në Kuvend.
“Jemi optimist që pas rinumërimit të votave me kusht dhe personave me aftësi të kufizuar ne do të kalojmë pragun”, ka thënë Pacolli.
Ndërkohë që sa i përket koalicionit, ai ka thënë se me Isa Mustafën dhe LDK-në i kanë çështjet e mbyllura.
“Me Isa Mustafën dhe LDK nuk do të ketë bashkëpunim”, ka thënë Pacolli duket lënë të kuptohet se një koalicion me PDK-në, kësaj radhe është shumë i mundshëm./ZERI
Titulli njoftoj se Akr kallin pragun kurse artikulli thote ae po Te numurohen votat akr do e kaloj pragun.Ec e mere vesh kete muhabet.pun amatoreskesh.
Korrigjim kalon pragun