INTERVISTA/ Thaçi: Unë, kryeministër

17 Qershor 2014, 18:02Rajoni TEMA

Kryeministri në largim, Hashim Thaçi në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka thënë se ai do të jetë mandatari i ardhshëm për formimin e qeverisë, ngaqë përfaqëson partinë fituese të zgjedhjeve të 8 qershorit.

Thaçi ka thënë se pas certifikimit të rezultateve do t’i nisë konsultat me partitë e mundshme partnere për krijimin e qeverisë, duke e përjashtuar kështu mundësinë që qeveria e ardhshme të formohet dhe drejtohet nga opozita.
 

 
HASHIM THAÇI
Me zgjedhjet e 8 qershorit shteti i Kosovës ka fituar shumë. Ka fituar Misioni i Ri, ka fituar qytetari i Kosovës. Me këto zgjedhje të përgjithshme që organizuam dëshmuam edhe njëherë që demokracia është në zhvillim.

Zhvilluam zgjedhje fer, të lira, demokratike, me standarde të larta ndërkombëtare dhe prej më të mirave në rajon. Menaxhuam shkëlqyeshëm procesin para-elektoral, ditën e votimit dhe me një pjesëmarrje normale të vendeve në rajon.

Prandaj, është edhe një vlerësim i lartë ndërkombëtar për organizimin e zgjedhjeve në Republikën e Kosovës. Fitorja e PDK-së e misionit të ri, e koalicionit, ishte një fitore spektakolare, e thellë, bindëse, e pritur dhe unë do të vazhdoj ta respektoj vullnetin e sovranit.   
 

 
HASHIM THAÇI
Fitorja e Misionit të Ri është vullneti i qytetarëve të Kosovës. Mbi këtë vullnet nuk mund të shkelë askush. Unë do ta menaxhoj gjithë procesin si i mandatuar nga presidentja në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

Ne e kemi një sistem të tillë elektoral, proporcional që lë për të dëshiruar në kuptimin e fitoreve që përcaktojnë që në përfundim të procesit edhe fituesin e qartë në kuptimin e numrave në Parlament.

Por, një gjë është e qartë, fituese e zgjedhjeve është Partia Demokratike e Kosovës, është misioni i ri dhe natyrisht që unë jam në komunikim me partnerët e mundshëm të koalicionit dhe në momentin që do të përmbyllet certifikimi i rezultatit zgjedhor do të marrë iniciativë për t’u ulur me partitë politike për të biseduar dhe formuar qeverinë.
 

 
HASHIM THAÇI
Unë nuk dëshiroj të hyj në interpretime kushtetuese e ligjore, sepse nuk mund të bëj një interpretim të tillë. Por, fituese e zgjedhjeve është Partia Demokratike e Kosovës dhe se partia ose koalicioni fitues i zgjedhjeve do ta ketë kandidatin për kryeministër dhe kjo parti fituese që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend do ta formojë qeverinë. 
 

 
HASHIM THAÇI
Unë kam udhëhequr tërë fushatën e Misionit të Ri me ekipin tim. Jam shumë i vendosur për të vazhduar me agjendën e zhvillimit ekonomik, për krijimin e 200 mijë vendeve të reja të punës, për krijimin e fondit të punësimit prej 1.5 miliard euro dhe për rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve të Kosovës.

Ndërsa, për oponentët politik, unë i kuptoj, është një reagim emocional, një situatë dëshpëruese për shkak të rezultatit të padëshiruar dhe mosbesimit të qytetar.

Prandaj, unë pres që sido që të jetë, të gjithë të punojmë bashkërisht për të mirën e vendit, të mirën e shtetit, për konsolidimin dhe forcimin e shtetit tonë. 
 

 
HASHIM THAÇI
Unë ndihem tepër mirë dhe krenar që në këto 7 vitet e fundit si kryeministër i vendit kam fituar 6 palë zgjedhje. Ndihem tepër mirë dhe shumë i përgjegjshëm për besimin qytetar që edhe pas shtatë vitesh përsëri jam lideri më i votuar.

Partia që e udhëheq unë është partia më e votuar, besimi qytetar është në Misionin e Ri. Natyrisht që do të punoj që të jem sa më gjeneroz në kuptimin e një përfshirjeje sa më të gjerë në koalicionin e ardhshëm, që të kemi stabilitet politik, institucional dhe qeverisje të mirë
 


HASHIM THAÇI
Realisht se kush ku e ka vendin në skenën politike e ka përcaktuar sovrani dhe jo vullnetet e nxitueshme dhe emocionale të asnjë lideri politik.
 


HASHIM THAÇI
Nuk mendoj që ka ndonjë arsye të kemi ngërç apo bllokadë politike. Ne të gjithë duhet të mendojmë dhe reflektojmë në kuptimin pozitiv, mirëkuptues, tolerant, integrues, që të gjejmë zgjidhjen që hapë rrugë dhe perspektivë vendit tonë. Duhet askënd të mos e lejojmë të prish imazhin e Kosovës pas këtyre zgjedhjeve shumë të mira, shumë mirë të organizuara, të standardit më të lartë perëndimor.

Dhe, natyrisht që nuk është në interesin e askujt që të ndodh bllokadë institucionale apo shkuarje në zgjedhje tjera. Por, mbi të gjitha, të gjithë ne duhet ta respektojmë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, realitetin politik dhe vullnetin e sovranit.


HASHIM THAÇI
Parti fituese është Partia  Demokratike, askush nuk mund ta shkel dhe ta ndrydh vullnetin e popullit nga dëshirat emocionale apo momentet dëshpëruese.


HASHIM THAÇI
Unë nuk dëshiroj të komentoj rezultatet e asnjë partie politike, ka folur sovrani, dhe derisa flet sovrani, ka shprehur vullnetin e vetë, atëherë gjithçka është e qartë.

Në momentin që bëhet certifikimi i rezultatit zgjedhor, unë do të marr veprimet e nevojshme kushtetuese dhe ligjore, në përgjithësi në përputhshmëri të plotë më vullnetin e popullit, me besimin qytetar , si parti dhe lider fitues i këtyre zgjedhjeve.

3 komente në “INTERVISTA/ Thaçi: Unë, kryeministër”

  1. Xhevdet Regja says:

    Ti i ke fitu zgjedhjet ti kryeministër atij që si pëlqen mundet azil me lyp në Afganistan Hahaha.
    Hiq mos ta nin së kët herë kto partitë e koalicionit me bataria kan marr shumë vota, nëse hyn erdhe edhe njëherë në zgjidhje shum kan më humb.

  2. Dashnor Kozaj says:

    Pergjigje ndaj Z. Hashim Thaci . Z Hashim , deklaratat e tua te mesiperme ,qendrojne vetem atehere kur partia Juaj te fitoj zgjedhjet ne kufirin e 50 plus 1 ,perqind atehere ke te drejte te shprehesh keshtu sic te lexova me siper , ne te kundert ,respekto marrveshjen e opozites qe ka kaluar pragun e 50 plus 1 perqind . Hashim ,ke qene kryeminister i Kosoves per dy mandate kohore ,dhe ke patur kohe qe ta tregosh vlerat e vetes dhe te objektivave te Tua . Hashim ,mos pretendo qe je burri me i mencem i Kosoves , se me shume po e injoron veten me deklarimet e Tua . Hashim , mos e imito Sali Berishen se ja ul me shume vlerat vetes .Hashim, eshte ne nderin tend qe te hapesh krahun qe te kalojne te tjere ne pragun e deres te kryeministrise ,se dhe burrat me te fuqishem te botes ,nga dy mandate rrine ne keto poste ,si psh, Presidentet e Amerikes ……….

  3. Te Rinjte e Tropojes says:

    Po pse jane budallenj,presidentet e USAs qe rrine nga dy mandate, duhet te rrije dhe Hashimi? jo ore le te rrije dhe kater mandate ska problem, populli voton Hashimi drejton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje