Isa Mustafa nuk mund të jetë më kryetar i LDK

14 Qershor 2014, 20:54Rajoni TEMA
Isa Mustafa nuk mund të jetë më kryetar i LDK

Nga Donika Gervalla*

Tronditja është e rëndë. Askush nuk ka parashikuar që LDK-ja do t’i humbasë kështu këto zgjedhje. As ata që dolën për të votuar, dhe as shumica dërrmuese, e cila vendosi t’i bojkotojë këto zgjedhje. Aq më tepër kur kihet parasysh pakënaqësia e madhe e popullit me qeverinë e Thaçit. Arsyeja kryesore për këtë humbje është mungesa e një linje të qartë, e një muri të pakapërcyeshëm mes LDK-së në njërën anë dhe krimit dhe korrupsionit në anën tjetër. Përgjegjësia për këtë strategji bie mbi kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe ekipin e tij të ngushtë.

Ai gjatë fushatës zgjedhore nuk u pozicionua qartë lidhur me problemin kryesor që po e mban peng zhvillimin e Kosovës, ndërsa pas zgjedhjeve i tejkaloi kufijtë edhe më dukshëm: pozicionin e Kryeministrit të vendit ia ofroi personit, i cili në Evropë konsiderohet si kriminel dhe i cili në këto zgjedhje nuk mori as 5% të votave të elektoratit të përgjithshëm në Kosovë. Heqja dorë në këtë formë nga pozicioni i kryeministrit është një precedent i paparë në politikën moderne evropiane. Isa Mustafa para zgjedhjeve pati premtuar që nuk do të ketë negociata rreth pozicionit të Kryeministrit. Ai këtë premtim e shkeli duke vepruar kështu kundër vullnetit të shumicës së anëtarëve dhe votuesve të LDK. Për të shkuar edhe më larg, ai deklaroi, që për herë të parë në historinë e saj, LDK do të heqë dorë nga një kandidat i veti për Kryeministër të Kosovës, nëse brenda disa javësh vjen deri tek zgjedhjet e reja. Por, LDK nuk do ta bëjë këtë gjë. LDK do të heqë dorë nga Isa Mustafa dhe akrobacitë e tij.

Isa Mustafa e ka shitur shpirtin e LDK-së dhe parimet e saj. Në këtë mënyrë ai ka shitur edhe një pjesë të shpirtit të Kosovës. Ai është përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve, për një strategji të gabuar dhe për gabime fatale në analizimin e shkaqeve dhe pasojave të humbjes.
Isa Mustafa para zgjedhjeve pati premtuar që në rast humbjeje do të japë dorëheqje. Edhe këtë premtim e ka shkelur.

Isa Mustafa ka mbaruar. Autoriteti i tij edhe ashtu i vogël brenda LDK-së është thyer. Anëtarët e LDK-së dhe votuesit e saj nuk do ta ndjekin në këtë rrugë. Isa Mustafa ka dështuar si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe duhet të shkojë urgjentisht, së bashku me ekipin e tij të ngushtë, i cili është bashkëpërgjegjës për strategjinë para dhe pas zgjedhjeve.

Lidhjes Demokratike të Kosovës i nevojitet një rimëkëmbje, e cili nuk mund të bëhet nga asnjë person i vetëm. I nevojitet një grup i përgatitur, i fortë dhe i qëndrueshëm, i përbërë nga personalitete të vjetra dhe të respektuara, si dhe nga persona të rinj dhe me njohuri të gjera, nga të cilët Kosova gumëzhon. Kjo rimëkëmbje duhet bërë tani dhe ajo nuk mund të bëhet me një gardë të vjetër dhe të thyer. Një eksperiment i tillë do të dështonte përsëri.

Detyrat që ka LDK-ja para vetes janë të vështira për t’u kryer nga persona të veçantë. LDK-së tani i nevojiten të gjithë: brenda LDK-së, tek mbështetësit e saj dhe madje pjesërisht edhe tek konkurrentët politik. Nëse LDK vazhdon të jetë kaq e dobët, nuk mund të forcohet as Kosova.

Partitë politike kanë kohë që janë braktisur nga populli. Nëse dëshiron të ringrihet LDK-ja si forca qendrore politike në Kosovë, atëherë ajo duhet të fillojë që tani punën. Nevojitet një kryesi e re, dhe për t’i bërë vend asaj, duhet të largohen ata që janë përgjegjës për këtë gjendje.

LDK duhet të jetë e përgatitur për zgjedhjet e reja, të cilat mund të vijnë shumë më shpejt sesa që i kemi menduar. LDK duhet të dalë në zgjedhje me një kandidat të sajin për Kryeministër të Kosovës. Ky kandidat duhet të gëzojë besimin e LDK-së dhe të qytetarëve. Ai duhet të ndjekë një linjë të qartë kundër krimit dhe korrupsionit dhe duhet të jetë në gjendje të jetë bindës edhe për miqtë e Kosovës në Evropë dhe SHBA.

Isa Mustafa gabon kur thotë se ka punë më të rëndësishme për të bërë, sesa të japë dorëheqje. Nuk është më e rëndësishme bërja e pazareve rreth ndarjes së posteve dhe krijimi i një kabineti gjigant, për nga numri i ministrave, vetëm e vetëm që të marrë secili nga një post.

Më e rëndësishmja është që Kosovës t’i kthehet nderi dhe dinjiteti. Kjo nuk bëhet me një qeveri të drejtuar nga Hashim Thaçi dhe kjo nuk bëhet as me një qeveri të drejtuar nga Ramush Haradinaj.

Kosova duhet të vendosë se a dëshiron të jetë Afrikë apo Evropë. Evropa është e humbur nëse nuk e ndërrojmë kursin

*Autorja është vajza e Jusuf Gërvallës

26 komente në “Isa Mustafa nuk mund të jetë më kryetar i LDK”

  1. art says:

    E bukur, brravo! Po ne shqipetareve driteshkurter na dhimset pozita se duam te vjedhur e jo te cojme vendin perpara. Mustafa legeni I radhes ne listen e gjate te drejtuesve medioker

    1. roberto says:

      Moj Donika!
      Cfare te lidh ty,moj bija e HEROIT JUSUF GERVALLA me spiunet e UDB-se,qe jane te gjithe ne LDK???
      Hiq dore nga LDK-ja se ajo eshte partia e armiqve te babait tend!!!
      Pale,qe na u shqetesoke per shkaterrimin e kesaj bande kriminale!!!
      TURPI TE MBULOFTE!!!

    2. Arberi dr,favenid says:

      Nje pergjigje.Vajza e Jusuf Gevalles ka shkrua drejte.Parimisht ka te drejt
      Po si do reformohet LDKosoves kur p.s.h kryetari nuk dha dorheqje.
      domethen ka mashtrime.
      Duhej mbledh shtabi po shtrabi esht vegel e tij
      Pra a ka mundesi te krijihet nje gruope pune dhe ta rrezojn udhheqjen e LDK:
      Po pse nuk u mblodh Partia l.Dem.e Ta denonet koalicinin qe beri.
      Por vetem teorikisht.
      Populli esht i zhgenjyer .A nuk e kuptoni qe 60 % e popullit ska basim tek asnje Parti.
      Vej halli me %5 me u be kryeminister .asnje menyre nuk duhet ta lejojn LDKososves.
      Fado New York

  2. iliri says:

    Vajza e Jusuf Gervalles jeton akoma ne nje bote tjeter,aq naive eshte saqe mendon se UDB-ashet e LDK-se do ta dorezojn drejtimin e saj qa leht,te kan ne dor xhelatet e babait tend moj Donike,bejn me ty si te duan pershendetje Donika Gervalla Schwarz.

  3. NJERI says:

    Respekt per z. Donika Gervalla –

  4. Drini says:

    LDK ka qene e shitur qe kur eshte pjelle.

  5. Drenicak says:

    Donika nuk je kerkah oi zonje.
    LDK eshte pasardhse e LKJ dhe kur nuk ka qen parti qe ka mbrojt qeshtjn shqiptare e nuk oiritet ta bej ne te ardhmen.
    Mjer Jusuf Gervalla qfar qure ka lan pasardhse qe nuk kupton kurgja dhe nuk ka msu nga veprat e babes.

  6. Toni KS says:

    Isa me duket antipatik, i ngathte, pa i de dhe anti-lider. Mirepo kjo nuk e di ku e merr te drejten kjo Donika te shperndaj kaq shume predikime. Nuk e jeton ti realitetin ne Kosove. Ata qe jetojne kete realitet kane te drejte ti bejne zgjidhjet e veta. Isa e beri te veten. Nese nuk te pelqen kthehu ne Kosove, formoje partine tende dhe shiko cfare mbeshtetje do marresh. Deri atehere leje Isen dhe Kosoven te qete.

  7. Tarras Zhapkoqi says:

    A eshte kjo zonje bija e Isuf Gervalles?

  8. posdemokrati says:

    Isa Mustafa, zonja Donika, ka dite te notoj ne politiken e te gjitha ideologjive. Ishte ithar i pa epur i Titos, Millosdheviqit dhe ne at kohe ishte Kryetar Rinie dhe Kryetar i Konunes se Prishtine njeherit luftetar i flakte kunder nacionalizmit dhe iredenitizmit shqiptar. Ne kohen e Rr, Morinise/UDB-ashit,zullum madh/ ishte Minister dhe ate ne qeverin e dhuneshme te Serbise ne Kosove.Nga Kosova doli ne Perendim me rekomnadim qe te thej rezitencen shqipatare dhe te merr nen kontroll Fondin per UCK-en.Pas lufte arriti ti mposht te gjithe kundershtaret politik ne LDK me forma te puqit dhe tani me ane te antishqipetareve si Dzurinden,pastaj keta opozitaret qe nuk moren voten po bejne nje lloje grushtshteti ne Kosove.Ky Isa eshte njeri shume perfid dhe pa skropullt.Nuk mban as fjale e sa nuk respekton ligje.Mjer LDK ka brenda dhe kuku per shqipatret kush i udheheq.

  9. nora says:

    Donika Isa Mustafa ne listen e LDK mori numrin me te madhe te votave ,prandaj ju jetoni ne nje shtet demokratik me siguri shume mire e dini qe kandidati nuk shkarkohet per qejfet e kujdo ktu jane rregullat qe duhet respektuar.LDk ska nevoi per sygjerimet e juaja e sidomos jo ne kete situat duhet te keni turp ,kemi pase respekt per juve por jo ma per qdo dite del me deklarime te turpshme qe as uji sun i mbane .SHiko punet tuaja ma mire e ke.

  10. Taulant/Tirane says:

    Shkrim I sakte!

  11. Nik says:

    Znj. Gervalla, mos abuzo me respektin e madh qe kane Shqiptaret per vepren e babait tuaj, Jusuf Gervalla! Sigurisht qe pershendes shume nga kritikat tuaja ne adrese te lidershipit te Kosoves por ju sygjeroj te jeni me e ekuilibruar. Fjala vjen Z. Haradinaj e kaloi proven e pafajsise dy here ne Gjykaten Europiane dhe nuk eshte normale qe te shpreheni me ate gjuhe per te! Me kete nuk dua te them qe une mbeshtes kandidaturen e tij per kryeminister te Kosoves por duhet te jemi korrekte dhe me etike kur vjen fjala per te respektuar kontributin e Z. Haradinaj dhe vellezerve te tij ne çlirimin e Kosoves. Ai tash eshte nje qytetar i lire i nje vendi te lire dhe ne demokraci ka te drejte te konkuroje per çdo post qe ai mendon se mund ta arrije gjithmone ne baze te rregullave te lojes demokratike.

    Sinqerisht,

    Nik

  12. shpetim says:

    znj.Donika Gervalla.

    Qenke nje zonje e nderuar.Kosova duhet te krenohet me nje bije si Ju.
    Respekte.

  13. parimet says:

    Edhe pse politika nenkupton shpeshhere kompromise te dhimbshme, duhet te kete disa parime baze qe nje parti nuk duhet t’i shkele kurre. Ne rastin konkret, LDK nuk duhej t’ia linte vendin e kryeministrit nje partie tjeter e aq me pak nje klauni si R. Haradinaj. Ku ka pare Isa Mustafa qe partia me e forte te dorezoje vendin e kryeministrit? Ku ndodh kjo? Prandaj, jam shume dakort me Doniken dhe shqetesimet e saj. LDK nuk eshte nje person, sic do ta proklamoje veten Isa Mustafa. LDK eshte shume me e madhe se Mustafa dhe ndryshimet nuk duhen zvarritur edhe me gjate. E uroj Doniken qe nuk ben kompromise. Edhe pse mund te kete zagare qe do ta sulmojne, mbeshtetja te parimet qe ka zgjedhur te mbroje do ta nxjerre faqebardhe.

  14. Toni says:

    Keto qendrime mungojne ne politiken shqiptare ne te dy anet e kufirit. Me perjashtime shume te vogla, institucioni i doreheqjes as nuk njihet nga politikanet shqiptare. Kjo me kujton ate krijimin e Fan Nolit ne vitet 30-te per politikanet qe e mbajne me cdo kusht pushtetin. Pergezime zonjes Gervalla per shkrimin!

  15. Mimoza says:

    Pershendetje znj Donika !
    Gjithçka shkruani eshte e drejte, e bazuar ne fakte te njohur. Reformimi radikal i LDK eshte domosdoshmeri jo vetem per kete force politike, por per te ardhmen e kercenuar te Kosoves. Por duhet te mbani mire parasysh faktin se klima politike ne Kosove (dhe ne Shqiperi) eshte shume e infektuar nga faktore te brendshem e te jashtem. Kerkohet shume perkushtim e vendosmeri per te zhvendosur garden e vjeter e te infektuar qe kryeson LDK, të cilet mendojne se LDK eshte prone e tyre. Ai grup intelektualesh te rinj (apo edhe te moshuar, por me mendesi te reja), pjese e te cilit jeni edhe ju vete, duhet ta sulmoje ballas garden e vjeter te LDK brenda kryesise se kesaj force politike e jo te mbetet ne kuader sugjerimesh apo direktivash. “Derri do plumb”, thote nje proverb i popullit tone. Dhe “plumbi” ne jeten politike te LDK eshte perplasja ne fytyre te Tartufit Isa Mustafa & Co, duke i detyruar te japin doreheqjen e jo te pritet “të reflektojnë vetë”, se atyre nuk u intereson kurre “ky reflektim”. E NDERUAR DONIKA: MERRNI MË TEPËR PËRGJEGJËSI MBI VETEN TUAJ, AKTIVIZOHUNI DREJTPËRDREJT NË JETËN POLITIKE TË KOSOVËS, PËR HIR TË SË ARDHMES SË KERCËNUAR TË POPULLIT TË SAJ TË SHUMËVUAJTUR DHE TË AMANETIT POLITIK TË BABAIT TUAJ TË NDERUAR.

  16. Adi says:

    Kjo z.schwarz është aq e frustruar qe ja ka NGUL i huaj dhe ka deshir te madhe qe i gjithë populli te ngulen

  17. Malo says:

    Analize dinjitoze, e argumentuar intelektualishte dhe qe i bie problemit be koke. Isa Mustafa duhet te ishte i tejkaluar qe kur humbi Prishtinen. Por siduket te LDK mbizoteron fryma e vjeter dhe buisin UDB-ashtet e hershem. Sidoqofte urojme qe te ndoshe me e mira per Kosoven dhe kosovaret.

  18. bani says:

    Ti moj Zonje ke rene ne ujrat e turbullt te LDK.Fatkeqsia me e madhe qe mund ti ndodhi dikujt eshte aleance me vrasesit e gjakut tende,aleance me UDBashet e LDK.

  19. ivani i madh says:

    kesaj i thone beme baba te te ngjaj BRAVO moj zonje e nderuar i ke bere nje analize brilante e te thelle.

  20. renkimi i NOLIT says:

    Nga ferra del trandafili , nga trandafili del dhe ferra , populli e di vet ke zgjedh , analiza e kesaj zonje eshte si ato analizat qe behen nga tifozet ne shkallet e stadiumit per ata qe jane ne fushe te lojes duke u munduar gjithesecili te shenoje per te fituar .

  21. Nikolini says:

    Shkrim pa interes, nivel i ulet i te berit analize shkencore te momenteve qe kalon politika kosovare. Megjithate kjo duhet pergezuar per faktin se tenton te thote dicka per atdheun e vet.

  22. sos says:

    Kjo nuk po kullohet fare ,ka mbetur shume naive,nga lavazhi
    qe i bejne Gjermanet trurit te saj .

  23. taso kume says:

    NUK e lexoje artikullin por me ngrihen supet kur lexoje mbiemrin e madhe GERVALLA,familje qe e ka paguar me gjak lirine e KOSOVES,poshte UDBASHET te rinje e te vjeter rofte GJERMANIA aleatja jone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje