Pas 100 vitesh vendoset sërish një linjë liqenore mes Pogradecit dhe Ohrit

17 Qershor 2014, 19:06Rajoni TEMA

Ministri i Transportit dhe Infrastruktures Edmond Haxhinasto dhe homologu i tij maqedonas, Mile Janakievski inaguruan sot në Pogradec linjën liqenore per pasagjerë Pogradec – Ohër dhe anasjelltas.

“Sot është një ditë historike, pas 100 vjetësh vendoset përsëri një linjë mes Pogradecit dhe Ohrit. Besoj se është një moment që shënon hapjen e një faqeje të re, jo vetëm për bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Maqedonisë, që sigurisht është shumë i shkëlqyer dhe me potenciale të mëdha, por është gjithashtu edhe një ditë e re e bashkëpunimit në një fushë me interes të përbashkët midis dy vendeve siç është ajo e turizmit”, tha ministri Haxhinasto gjate ceremonise se inagurimit.

“Kjo linjë është konceptuar si sezonale por unë jam i sigurtë që me këtë interes që shohim sot, dhe me perspektivën që ne kemi për bashkëpunimin midis dy vendeve jam shumë i bindur që kjo linjë do të jetë permanente, dhe do të shtohen dhe shumë operatorë të tjerë,” tha Haxhinasto.

Sipas marrëveshjes dypalëshe, linja liqenore për pasagjerë Ohër– Pogradec dhe anasjelltas do te funksionojë nga 15 qershori deri në 15 shtator. Do të ketë çdo ditë një lundrim ndërmjet dy qyteteve liqenore. Lundrimi nga Pogradeci drejt Ohrit zgjat rreth 2 orë.

“Mendoj se Liqeni i Pogradecit dhe gjithë zona përreth tij, të jetë një zonë e përbashkët turistike midis dy vendeve. Infrastrukturën për këtë zone duhet ta koordinojmë së bashku, sepse jemi shumë të vegjël për t’i pasur gjërat e ndara. Kështu do të shfrytëzojmë më tej potencialet tona dhe do t’i japim më shumë zhvillim dy vendeve dhe do të sjellim më shumë mirëqënie për qytetarët tanë”, tha Haxhinasto.

1 komente në “Pas 100 vitesh vendoset sërish një linjë liqenore mes Pogradecit dhe Ohrit”

  1. zhozi says:

    po si nuk mbete njeri pa kapur me qellim qe te mos merret statusi. nuk e di nese e mbani mend kur akuzonit edi ramen per lobimne kohen e mandatit tuaj. edi kurre nuk e ka bere kete.edhe pse ju e meritonit nje gje ten tille se kishit marre cdo kopetence dhe spyesnit per njeri. kot e ke statusi do meret do apo jo zotrote dhe babai yt shpirterror salehu. atije do ti bjeri damllaja. ne qofte se e arrine ate dite pasi ka mundesi te kthej patkojt nga nderhyrja ne lazarat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje