Gjermania i kërkon Kosovës vazhdimin e dialogut me Serbinë

20 Qershor 2014, 15:14Rajoni TEMA

Njëri nga këshilltarët kryesorë të kancelares gjermane, Angela Merkel, Andreas Schockenhoff, ka kërkuar nga partitë politike vazhdimin e dialogut me Serbinë, raporton KTV.

“Ne jemi për vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe zbatimin e  marrëveshjeve të arritura deri më tani. Nuk ka rrugë tjetër, prandaj ne nuk kemi as mirëkuptim ndaj disa partive që kërkojnë ndëprerjen e dialogut,” deklaroi ai pas takimit me liderin e LDK-së, Isa Mustafa.

Ai ka theksuar se është në përgjegjësinë e partive në Kosovë që në bazë të rezultateve, të krijojnë një qeveri stabël dhe të sigurt.

Schockenhof ka shfaqur shpresën se të gjitha partitë në Kuvend do të angazhohen në mënyrë konstruktive pë të çuar Kosovën përpara në integrimin në BE.

Ai ka siguruar se nuk do të ketë ndëhyrje nga jashtë për krijimin e qeverisë së re./KD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje