Skandal në Korçë/ Enno Bozdo kërcënon kandidatët për kreun e PD

20 Qershor 2014, 11:28Politika TEMA

Skandal në zgjedhjet e strukturave të PD-së në Korçë. I deleguari i Lulzim Bashës për Korçën është përfshirë në debate, akuza dhe konflikte me strukturat dhe drejtuesit lokale.

Burime nga PD, thanë për CityFM, se Enno Bozdo ka ndërhyrë në zgjedhje dhe po kërkon me çdo kusht që në krye të PD Korçë të vendoset ish- anëtari i tij dhe kryetari i PDR, Aldo (Andrea) Mano.

Bozdo në mënyrë abuzive, duke shkelur statutin dhe çdo udhëzim, ka telefonuar drejtues seksionesh e grupseksionesh duke iu kërkuar të braktisin fushatën për kandidatët e tjerë dhe të mbështesin Manon, në të kundërt ky i fundit do i shkarkonte si drejtues.

Mësohet se përplasje ka pasur edhe me njerëzit, të cilët Bozdo i ka përdorur si të deleguar në zgjedhjet e seksioneve.

Burime thone se njerëz pa mandat, por vetëm të emeruar të Bozdos, kanë ndërhyrë në zgjedhjet e seksioneve duke manipuluar këto të fundit në favor të një kandidati.

Enno, nga ana tjetër është kujdesur për kërcënime të drejtpërdrejtë ndaj kandidatëve në garë, duke iu kërkuar të tërhiqen ose në të kundërt emri i tyre nuk do kthehej nga Tirana, një veprim totalisht në kundërshtim me statutin dhe udhëzimet e nxjerra nga kreu i PD, Basha./CityFM

16 komente në “Skandal në Korçë/ Enno Bozdo kërcënon kandidatët për kreun e PD”

  1. tur pogradecari says:

    Vazhdon sindroma e zgjedhjeve te ‘lira’ brenda PD

    1. Prec Ulaj says:

      Keto zgjedhje nuk kane rendesi per Popullin Shqiptar.
      Po nuk ndryshoi koka, nuk kane si ndryshojne keto filiale.
      Shqiptaret kerkojne te shikojne Opozite Konstruktive, jo hajdute.
      Me kete nivel qe ka sot PD, nuk i ben dot opozite Shkolles fillore ne Kamez apo Bathore.

  2. hasi says:

    hajt pra LIRIE -BOZ – LULUSHE

  3. Cibuku says:

    Rrumpallat e dhjeracakut s’kane per te njohur kurre drejtesi e liri zgjedhjesh.

  4. Bodigardi i Temës says:

    Në një koment tjetër, kam thënë se “udhëzimet” (lexo – direktivat) e “Tulipanit”, duhet të merren në kuptimin e kundërt të tyre… Dhe menjëherë, erdhi “vërtetimi” për të thënat e mia…

  5. Euroalbanian citizen says:

    Te te kercenoje edhe Enno Boza eshte kulmi!! Kete e rrihte gruaja ne shtepi dhe na vinte na jepte leksine me sy te nxire dhe me leksione te grisura…..

    1. Argita_B says:

      Gruaja ka filluar ta rahi vone, po kur ishte me i ri, ky penxhivill rinte te stolat te parku rinia me nje xhup te bardhe dhe ishte nje koker frikacaku, nje çun mami qe nese kishte nje klasifikim te personave qe rinin ne ate zone ishte i parafundit.
      Njerez te tille, servile te pabese, njerez qe askush nuk i vlersonte perpara 1990-tes, fale Sali Berishes dhe “demokracise” qe na solli sot jane bere qeveritare.
      Nuk them se ishim me mire ne komunizem, po dhe te shohesh sot njerez qe nuk kane asnje merite ne jete, te kalojne nga statusi çun mami ne te “forte” te vjen te plasesh.

      1. Ai Burri says:

        ky ka qene barbon, dhe barbon eshte akoma.
        Legenat e Salqiut.

  6. patrioti says:

    si nuk bete dot njehere nje pune si duhet. po lejeni te vendosi vete populli kush ben. megjithese skishte kush tju mesonte! keto modele patet keto ndoqet. ah ju jeni jo partia e punes po me keq se sigurimi shtetit. Turp qe mbani emrin te djathte.

  7. Berati-Gjermani says:

    Ku ka demokraci ne Partine Demokratike ? Kjo duhet te quhet PARTIA AUTOKRATIKE BERISHISTE …(TULIPANISTE)!

  8. en..........no bolja says:

    boooo,ne dore te en…..nnnnos ka ngele puna.turp e faqe e zeze.

  9. ja pra............... says:

    Po o patriot ke plotesisht te drejte. Nuk i heq asnje presje komentit tend.

  10. NjeQytetarOptimist says:

    Kamikaz..

  11. thegreatness says:

    Mbeshtesni MANON ose do shkarkoheni ? http://goo.gl/hdYX1G

  12. Leone says:

    partit politike jane nje organizata fitim prurse per antaret e saj ne forem hirarkie, sa me larte te jeshe me shume pushtet dhe para, sa per popullin ne emerin e tij behen shume gjera te pa ndershme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje