Nga Stephen Bierman dhe Jasmina Kuzmanovic
Bloomberg
15 vite pasi Wesley Clark udhëhoqi një fushatë bombardimi të NATO-s kundër Serbisë, gjenerali amerikan i dalë në pension është rikthyer në Ballkan, duke kërkuar për naftë.
Clark, që ishte kandidat presidencial në vitin 2004, është drejtor i dy kompanive eksploruese kanadeze që punojnë në Shqipëri, Bankers Petroleum dhe Petromanas Energy.
Ato përdorin metoda moderne kërkimi të naftës për të ringjallur prodhimin në një nga vendet më të varfra në Europë, ku nafta është prodhuar për herë të parë në vitin 1920.
“Shqipëria ka një rëndësi të madhe ekonomike për Europën pasi ka një rezervë të fuqishme nafte dhe ky duhet të jetë një komponent i fortë i politikës energjetike europiane,” tha Clark në një intervistë telefonike.
Kërkimi për naftë është pjesë e strategjisë së Shqipërisë për të riparuar dëmet e katër dekadave izolimi ekonomik nën regjimin komunist të Enver Hoxhës, që ndërtoi më shumë se 700 mijë bunkerë ushtarakë përpara se të vdiste në vitin 1985.
Ekonomia e Shqipërisë, ku të ardhurat për frymë mbeten më të ulëtat në Europë pas Bosnjes, Ukrainës dhe Moldavisë, thuajse ka dyfishuar përmasat e saj në dekadën e fundit, sipas Bankës Botërore.
Clark, që ka qenë në bordin e Bankers Petroleum që prej vitit 2008 dhe që u bë drejtor i Petromanas Energy vitin e shkuar, ka qenë komandant suprem i NATO-s në Europë kur fushata e bombardimit e aleancës detyroi Serbinë që të tërhiqet nga Kosova, ku shqiptarët përbëjnë shumicën e popullsisë.
*Marrë me shkurtime
Shqiperia drejt zhvillimit ekonomik
E shikon G qe nuk ka “dashuri” pa interes, po kete rradhe eshte i dyanshem ?
Wendy-B,biles dashuria e madhe eshte kur parate i merr Clark e ne marrim opingen.Ke qene ndonjehere ne Marinez Wendy?Eshte zona me toksike ne Shqiperi,fale edhe metodave moderne te Bankers.
E ke fjalen per Sheq Marinaz??? Apo ka Marinaz tjeter?
Dashuri ?????? Nuk e di por pervec ” nderhyrjes ne Kosove ” Amerika nuk ka bere asgje tjeter per ne …mos kemi investime te medhaja amerikane ne Shqiperi ? JO ! Mos kemi ndonje Marshall Plan per Shqiperine ? JO !
Hyrja ne NATO nuk eshte asgje …ne s’kemi ushtri dhe per kte s’na e ka fajin Amerika por qe te vjedhin naften tone dhe duke shkatrruar ambjentin dhe shtepiat e Shqiptarve nuk u LEJOHET !
Sa per Kosoven un do ja jepja Nnaften Amerikes nese KOSOVA DHE ILIRIDA SOT DO ISHIN PJESE TE SHQIPERISE DHE JO ” NJE PALO SHTET PA KUFIJ DHE ME FLAMUR GABELSH ” . Plus Kosova e ka paguar cmimin e nderhyrjes amerikane me bazen e amerikes ne Ferizaj ( Bond Steel ) .
Thuaj qe Amerika vjedh naften e cdo populli qe ska koqe ta kundershtoje …lere dashurine me apo pa interes !
Metoda “moderne” per nxjerjen e naftes e firmes kanadeze Bankers Petroleum eshte
duke perdorur nje paisje super “moderne”..Tritolin. loooooooooooooool
Dhe ky tritol perdoret ne sasi super te medha qe shkakton termete ne gjithe zonen
dhe i kthen shtepite e banoreve ne ate zone ne …germadha
Kanadezet vjedhin naften tonenderkaq qe ne perfitojme ….shtepite tona
te kthyera ne germadha …..
Pra ekuacioni i Bankers Petroleum eshte :..Kanadezet marin naften tone qyl,
ne marim pasojat e termeteve te shkaktuar nga kanadezet,natyrisht qyl..lol
Jemi kthyer tamam ne objekt i perqeshjes Europiane se sillemi si skllever ne mes te Europes ….
Ky eshte CMIMI qe Shqiperia Pagoi per Kosoven, kete duhet ta dine ata Kosovar qe Shajne Shqiperine dhe Shqiptaret neper Blogje e Website per te gjitha te metat qe kane. Sic duket paskemi edhe te Mira Ne
Shperblim per bombardimet ndaj sllobos?
Shperblim per bombardimet ndaj sllobos? Te bankers eshte antar ne bordin ekzekutiv me duket,ceo eshte tjeter kush.
E ka hallall !
?
hajtt ishalla po e gjejne noj vend me shume nafte qe te bohemi me leke, vece keta amerikanet kane nje gje te keqe se e marrin per USA po e gjeten…http://goo.gl/i66j6U
…para disa ditesh ne media doli se Qeveria ka caktuar studion ligjore Omnia Strategy per te konsultuar ne lidhje me trajtimin (ose jo) te ceshtjes ne arbitrazh per ti hequr licencen Bankers Petroleum,ne stafin e kesaj studioje ben pjese hicmepak se vet znj Cherrie Blair gruaja e Tony Blair, nga ana tjeter na del se Wesley Klark ish Gjeneral i Pergj i NATOS sipas artikullit drejton te 2 Kompanite si ate BANKERS(po e quajme DELJA E ZEZE) si ate PETROMANAS (po e quajme DELJA E BARDHE, per sa kohe qe edhe vet Edi Rama e Damian Gjiknuri, e vizituan pusin e kesaj kompanie ne Molisht te Beratit, ku dhe ofruan suport qeveritar per te ndihmuar kompanine ne kerkimin e Naftes).Mund edhe te gabohem por ka disa dritehije ne kete histori qe xhaxhi Enver i trajtonte ne librin e tij ” Reziku Anglo Amerikan Per Shqiperine”
Bota sot eshte ne kthetrat e iluministeve dhe masoneve.Iluzionet jane vec naivitet.
Rajmond Vlonjati, jane peshqeshet qe na i ka lene, cuni sheqeres, saliu qe ju bofsha kurbon halla.
jo zemra ….cuni sheqeres ka ik per lesh 1 vit me pare ..biles duhet te ishte edhe brenda ne biruc por shoku ramush nuk e fut dot se ka liken si superior .. ramushi ka gjithcka ne dore …ne do ta beje kte vend e ben ndryshe do ti biere fyellit si paraardhesit e tij e pastaj to be continued …ha supen tani se tu ftoh.
Eshte amorale sjellja e amerikaneve me ne,eshte posteruese per ne si komb e shkaterruese per shtepiate tona! Korruption i papare!Sicili ma si se tjetri,kuptohet pse ne cdo vend kishe’miqe’ te amerikes gjerat Kane perfunduar ne menyre dramatike per amerikanet,sepse sillen keq,sikur te Krim detyrime karshi tyre edhe duhet me ju fale cdo gje atyre!te sklaveruar ne vendin tend nga kodoshet!
Ne se ka sinqeritet kjo qeveri le ti beje transparente bilancin e fitimit nga kjo kompani. Rezulton qe ne marrim borracion dhe ky Edi Rama do ndertoje ekonomine me kallembat e verrise dhe shkurret e marinezes se naften e marin ata qe po e marrin.. qyl fare pa paguar asgje.
MIKU ta ha mishin por kocken ta le,ate bombardim te domosdoshem dhe jetik per gjithe ne SHQIPTARET,do ta pagojme “SI FRENGU PULEN”.Kur u ndane kaq na ra per pjese:O ME SLLAVET,O ME AMERIKANET,ne zgjodhem te dytet te pakten mos na marin token si SERBET DHE GREKET,pa pasurite te tokes SHQIPTARE le ti marin se do na ngelet nga nje kocke,per popullin e thjeshte nuk ka rendesi kush perfiton vlerat monetare politikani i vendit a i jashtemi se valuta shkon gjithmone ne bankat e huaja te ashtuquajturat (PARAJSAT FISKALE).
Bijte e xhaxhait me pelqejne komentet tuaja po do ju jepja nje keshille qe ma ka dhene mua nje personalitet amerikan( krejt privatisht). Kur une i shpreha shqetesimin apo deshiren se ndihmen e Amerikes nuk po e shohim as ne horizont ai mu pergjegj: Populli amerikan qe ka arritur deri ketu ka derdhur shume gjak duke filluar qe nga Lufta e Madhe per Pavaresi e me tej dhe asgje nuk ka pritur t’ja dhurojne te tjeret.
Ne gjak kemi derdhur boll por sikur te fillojme te kerkojme ti zgjidhim vet hallet tona, dhe mos presim te na i dhurojne te tjeret, aq sa te mundemi. Nuk eshte e lehte, shume e veshtire, por historite me masone e me lesh jane vetem per te intimiduar popullin.