Policia mohon të ketë kërcënime terroriste ndaj Kosovës

21 Qershor 2014, 17:23Rajoni TEMA

Policia e Kosovës tha të premten në mbrëmje se nuk ka informacione për ndonjë kërcënim të drejtpërdrejtë për ndonjë sulm terrorist ndaj institucioneve, qytetarëve të Kosovës apo interesave të vendeve tjera në Kosovë.
 
Komentet e policisë pasuan shkrimet e medieve lokale në Kosovë për mundësinë që siç thuhet, institucionet e Kosovës mund të jetë cak i një sulmi terrorist të kryer nga radikalët islamikë të organizatës “Shteti Islamik i Irakut dhe Levanit”. (ISIS)
 
Në një njoftim të policisë thuhet se “në bazë të zhvillimeve të fundit pas aksioneve të ndërmarra nga organizata ISIS  në Siri dhe në veri të Irakut, me ç’rast disa qytete të Irakut janë marrë nën kontroll nga kjo organizatë, në web faqe të ndryshme dhe rrjete sociale është publikuar një audio incizim i udhëheqësit të kësaj organizate, që bën thirrje për marshim drejt Bagdadit, por në anën tjetër përmban edhe mesazhe kërcënuese të paspecifikuara ndaj Perëndimit”.
 
Policia thotë se pas këtyre zhvillimeve shumë vende, shtetas të të cilëve marrin pjesë në konfliktin e Sirisë dhe Irak nën ombrellën ISIS, kanë ngritur  shqetësimin lidhur me mundësinë që elemente të kësaj organizate mund të paraqesin rrezik për ndonjë sulm terroristë jashtë zonës së konfliktit.
 
Andaj janë ndërmarrë hapa për të ngritur vigjilencën, shtuar masat e sigurisë si dhe bashkëpunimin ndërkombëtarë,  me qëllim të monitorimit të situatës dhe parandalimit të ndonjë kërcënimi të mundshëm. Megjithatë Policia e Kosovës deri më tani nuk posedon informata të besueshme për ndonjë kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj institucioneve, qytetarëve të Republikës së Kosovës apo  interesave të vendeve tjera në Kosovë. Prandaj vlerësojmë se  nuk ka nevojë për shqetësim”, thuhet në njoftimin e policisë e cila i siguron qytetarët se në pajtim me zhvillimet apo shqetësimet për sigurinë do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një mjedis sa më të siguritë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
 
Grupe qytetarësh nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia mund të kenë shkuar në Siri për të luftuar, ndërsa askush nuk ka numra të saktë të tyre.
 
Parlamenti i Kosovës miratoi në parim një projektligj që ndalon përfshirjen e qytetarëve të Kosovës që të përfshihen në luftërat jashtë vendit. Autoritetet kanë bërë thirrje që të shmanget çdo mundësi e përfshirjes në luftën e Sirisë dhe konfliktin aktual në Irak.

3 komente në “Policia mohon të ketë kërcënime terroriste ndaj Kosovës”

  1. Spiridoni says:

    Lajme i dites ne kosove

    Kapiteni i KFOR-it polak pranon Islamin në Kaçanik (Foto)

    Sot në Kaçanik në xhamin e qytetit të Kaçanikut, “Hoxhë Sinan Pasha”, në prani të kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame atje, Florim Neziraj dhe imamëve Llokman Hoxha e Bujar Dervishi dhe para xhematit të kësaj xhamie, pranoi islamin kapiteni i KFOR-it, Bartolomiej Urban.

    I lindur me 04.02.1979 nga qyteti Goldap në shtetin polak. Para xhematit, kapiteni Urban shqiptoi shahedtin me lotë në sy dhe pranoi islamin zyrtarisht./Zeri/

    http://www.zeri.info/artikulli/38813/kapiteni-i-kfor-it-polak-pranon-islamin-ne-kacanik-foto

  2. Spiridoni says:

    Kjo tregone se ne kosove jo se nuk ka rrezike nga islami por edhe ushtaret e larte te huaje ne kosove po kalojn. Ne islame. Te fala janulles gazetatema eshte mire te jeni me objektive se bolle i sherbyet popave ortodokse e janulles qe po bejn kerrdi ne shqiperi ndersa ju jepni lajme vetem per islamin

  3. WEB says:

    Hahaha,e di si eshte puna juaj ???me konfliktet qe po ndersyjne ne lindjen e mesme ka shume mundesi qe ndonje cifel r vogel ju godet edhe ju suniteve mysliman te dores se dyte ,se keshtu ju konsiderojne vendet arabe dhe turqia.Problemi qe shtroj une esshte qe kur te arrije tufani ne fushat e kosoves ,,ju cilen ane do mbani? Thirrjen 5 ditoreshe te gjakut?apo privilegjet e shumta qe keni perfituar deri tani ne europe?Abu mahamuti nga britain e beri zgjedhjen e tij(lexo lajmin)ndersa ngel nje pike pyetje e madhe e ardhmja e sunive te ballkanit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje