Weltwoche: Deri në fund të vitit Thaçi mund të dalë para Gjykatës Speciale

21 Qershor 2014, 17:19Rajoni TEMA

Revista zvicerane “Weltwoche”, e cila njihet për kursin e saj të ashpër kundër të huajve në Zvicër, në numrin e fundit ka botuar një tekst të gjatë dhe tepër kritik mbi gjendjen në Kosovë. Revista shkruan se për shkak të krimeve të luftës të kryera nga krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryeministri në largim Hashim Thaçi mund të nxirret para një Gjykate Speciale.

“Weltwoche” shkruan se kjo mund të ndodhë deri në fund të këtij viti, pasi parlamenti kosovar nën presionin e BE-së dhe SHBA-ve ishte i detyruar të votojë themelimin e Gjykatës Speciale. Revista citon raporte të shërbimeve sekrete, të cilat Hashim Thaçin e përshkruajnë si “bos të nëntokës së Kosovës”.

Revista thekson se përkundër faktit që pushtetarët në Prishtinë e prezantojnë Kosovën si “vend të mundësive” bruto prodhimi vendor për kokë banori është vetëm 4015 dollarë – gjë që është një e dhjeta e mesatares së Bashkimit Europian. Në krahasimin botëror Kosova sa i përket bruto prodhimit vendor gjendet në vendin e 104, pas Namibisë dhe Xhamajkës. Kosova po ashtu ka numrin më të madh të të papunëve në Europë.

E përjavshmja “Weltwoche” shkruan se para zgjedhjeve Thaçi ka premtuar 200 mijë vende të punës, por një gjë e tillë, sipas Bankës Botërore, është plotësisht jorealiste. Një përfaqësues i Bankës Botërore ka deklaruar për “Weltwoche” se mbi strategjinë e investimeve të huaja Kosova mund të flasë me BE-në vetëm pas ndërrimit të qeverisë. Revista shkruan se diaspora kosovare i shikon me indiferencë zhvillimet në Kosovë: prej 700 mijë kosovarëve të shpërndarë nëpër botë vetëm 3900 persona u paraqitën për të votuar në zgjedhje.

5 komente në “Weltwoche: Deri në fund të vitit Thaçi mund të dalë para Gjykatës Speciale”

  1. Spiridoni says:

    Nuk ja vlen ase te komentohet qfare thote nje gazete koti nga zvicrra

  2. realisti says:

    Thaci eshte nje hero i luftes se Kosoves.Ai udhehoqi se bashku me shoket luften dhe tani ndertimin e Kosoves.Respekt per keta heronje te koheve moderne

    1. ne emer te popullit e shtetit te se Drejtes says:

      Thaci eshte nje super i korruptuat dhe nje pjese e jashteqitjes shqiptaro kosovare ne vite dhe qe u inkuadruan ne UCK me bekimin e Tiranes dhe Beogradit enveristo-milloshevicjan kete shume shpejt do ta mesoni.
      Te ishte Thaci hero nuk do te quhej qeveria Thaci me e korruptuara ne vite ne bote,dhe nuk do te kishte prit me nderime Sali berishen kete sozi te milloshevicit qe ushqeu me nafte e arme makinat vrasese te serbise qe dogjen e vrane kosoven martire.Turp per ju qe i ngrini hymne nje thacit,dhe me turp per ato kosovare qe lexojne komentet tuaja dhe heshtin sikurse heshten per kliniken private ne mes te Prishtines qe bente trasplacion te pa ligjeshme me bekimin e ketij palo qeveritari qe e quajne Thac heroi.
      Sa njerez te pafajshem jane vrare e grabitur nga Thaci e kompani gjate luftes shume shpejt do te zbardhet e verteta.

  3. Scandal says:

    Ky kriminel apo me mire te thomi ky tradhtare meriton jo burgim por pushkatim midis Prishtines Hashim Fusnot

  4. tourkofagos says:

    dite te veshtira po vijne per korraket ……….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje