Deskoski: Ekziston edhe rreziku i ndarjes së Maqedonisë

25 Qershor 2014, 18:43Rajoni TEMA

Greqia çdo herë e më shumë po i ul kërcënimet kohët e fundit dhe kjo nuk shihet aq mirë nga zyrtarët më të lartë shtetëror në Shkup.

Sa vjen dhe rritet dilema për emrin e Maqedonisë.

Ndërkombëtarët kanë sugjeruar që nga viti 2008 e deri më sot se çështja e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë duhet zgjidhur, për t’u hapur më pas portat e integrimeve euro-atlantike.

Në një intervistë dhënë DW, krijuesi i padisë ndaj Greqisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, Toni Deskoski ka thënë se ekziston edhe rreziku që Maqedonia të ndahet.

“Ekziston rrezik real, që vjen deri te dridhjet e reja politike në rajon, Maqedonia të mos ketë mundësi që t’iu bëjë ballë të gjitha presioneve ndaj vendeve fqinje dhe të bëhet një gjah për ndarje në ndonjë marrëveshje të re të Bukureshtit”, ka thënë Deskosvki.

Sipas tij, Greqia nuk ka të drejtë në ndryshimin e emrit të Maqedonisë, por mund ta bëjë atë, për shkak se e ka fuqinë ta bëjë.(DW/INA)

6 komente në “Deskoski: Ekziston edhe rreziku i ndarjes së Maqedonisë”

  1. viktor says:

    Maqedonia duhet patjeter te ndahet gjysma te bashkohet me shqiperine dhe gjysma tjeter ti bashkohet bullgarise perndryshe do kmkete gjithmone trazira dhe akoma me shume probleme me grqin per emrin ndaheni dhe problemi u zgjidh .

    1. Po, pse jo Kosovës, o Viktor ? Apo mendove që edhe Kosova pastaj t’i bashkohet këtij bashkimi.hahahaha.

  2. Epiri enchallon says:

    50 me 50 edhe mbaroet muabeti qe na lodhi trapin. Maqedonia esht ni shtet Shqiptaro Bullgar faktikisht.ose Kushtetut e re per dy etni ose darje sikush te baba i vet. Shqiptaret te shqipria Bullgaret te Bullgaria. Per te qen Maqedonia luan ni rol vaakuumi per paqe midis AL BG edhe GR. Por shqiptaret konsiderohen si kafshe , kshuqe ndarje me mir do ishte

  3. ajaxs says:

    Maqedpnia eshte shtet i rregullte.Neve qe jemi nje popull dhe nuk po bejme dot shtet.Le te jemi me modest dhe me realiste.

    1. prof says:

      Ku e pe rregullin ti mor budalle!? ?

    2. Epiri enchallon says:

      Ku she rend ne Maqedoni ore njeri i painformuar. Mos jet Mergata Shqiptare edhe Kosova Maqedonis nuk i shitet as caji i lule shqerres , edhe fslimenton per 3 muaj si shtet palo shtet qe esht. 70 % e fuqis qe e mbush buxhetin e kti dhteti mini apardeik e mbushin shqiptaret e Maqedonis ( FYROM)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje