Beyonce personaliteti më i fuqishëm, në vit 115 milionë dollarë

1 Korrik 2014, 13:20Lifestyle TEMA

Në listën e Forbes për 100 personalitetet më të fuqishme nga jeta publike, kryeson këngëtarja Beyonce.

Diva e muzikës pop ka lënë pas vetes burrin e saj, Jay Z, pastaj producentin Dr. Dre, prezantuesen Oprah Winfrey dhe shumë sportistë e aktorë të njohur.

Brenda një viti, 32-vjeçarja ka mbajtur 95 koncerte duke përfituar mesatarisht 2.4 milionë dollarë për një koncert. Veç kësaj, kënga e saj “Drunk in Love” nga albumi “Visual” është shitur disa miliona herë përmes iTunes.

Revista Forbes shton se këngëtarja përfiton miliona të tjerë si pjesë e marrëveshjeve me kompanitë H&M dhe Pepsi. Po ashtu, ajo ka linjën e saj të parfumeve, të rrobave, këpucëve dhe stolive, të cilat i shet përmes kompanisë “House of Dereon”.

Nga 1 qershori i vitit 2013, deri më 1 qershor 2014, llogaritet se Beyonce ka përfituar 115 milionë dollarë.

Në bazë të renditjes, pas këngëtares, vjen basketbollisti LeBron James, kurse në vend të tretë është Dr. Dre.

Oprah dhe Ellen DeGeneres mbyllin pesë vendet e para. Në vend të gjashtë është burri i saj, Jay Z.

1 komente në “Beyonce personaliteti më i fuqishëm, në vit 115 milionë dollarë”

  1. hahaha says:

    kane harru argiten me sadijen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje