​FOTO LAJM/ “Do ta quaj këtë anije... me emrin tim”

4 Korrik 2014, 18:09Lifestyle TEMA
​FOTO LAJM/ “Do ta quaj këtë anije... me emrin tim”

Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth, theu një shishe me uiski në inaugurimin e anijes më të madhe të Flotës Mbretërore Britanike.

Anija që peshon 65 mijë ton do të mbajë emrin e saj HMS Queen Elizabeth.

Zakonisht përdoret një shishe me shampanjë në inaugurim, por këtë herë u përdor uiskin si nderim për rolin që kanë luajtur skocezët në ndërtimin e anijes.

“Do ta quaj këtë anije Mbretëresha Elizabeth, Zoti e bekoftë atë dhe të gjithë ata që lundrojnë mbi të”.

Anija e klasit të aeroplanmbajtësve është 280 metra e gjatë dhe 70 metra e gjërë.

Më shumë se 10 mijë njerëz dhe 100 kompani u angazhuan në ndërtimin e saj.

Kostoja totale e aeroplanmbajtëses dhe anijes shoqëruese shkon deri në 6.2 miliardë sterlina.

Projekti fillestar ishte për 3.6 miliardë sterlina.

Anija luftarake mund të mbajë 40 avionë ushtarakë dhe helikopterë njëkohësisht.

Ajo do ketë një ekuipazh prej 1600 personash kur të hyjë plotësisht në shërbim në vitin 2020.

8 komente në “​FOTO LAJM/ “Do ta quaj këtë anije… me emrin tim””

  1. ushtari says:

    Sa ghynah nuk kan lek te shkretit

  2. A says:

    Nuk krahasohet Britania e Madhe me Shqiperine, sepse nga Britania e Madhe do te quhej Britania e Vogel.
    Britania e Madhe dihet qe ka qene superfuqi dhe me e vogla eshte fuqi. Pra, kjo tregon se jane nje popull vital, i zgjuar dhe dine cile vendosin krie te vendit, shtetit, e cila Mbreteresha e Britanise se Madhe, megjithese e kaluar ne moshe, e ka koken plot dhe din te udheheqe vendin e saj. A eshte sot qe gjuhen e Britanise se Madhe, anglishten duhet dhe mesuar sa me mire sepse eshte bere gjuhe nderkombetare.
    Pa kete gjuhe sa kalon kufirin shqiptar, duhet te flasish anglisht.
    Gjithe shtetet e botes ishin survejuar nga SHBA-ja, vetem Britania e Madhe, Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re nuk ishin survejuar sepse jane shtetet me te rendesishme te Komonuethit Britanik, ku shtetet qe bejne pjese ne te kane per kryetar shteti Mbretereshen e Britanise se Madhe ELISABET. Prej ketyre kemi se cfare te mesojme, kurse prej ne shqiptareve s’ke cfare te mesosh, vetem ndonje pisllik te rendomte dhe nuk dime te bejme shtet sepse gjithenje vendosim drejtues te shtetit dhe te qeverise politikane, pushtetar njeri me maskara se tjetri. Tung.

  3. croza says:

    sa inat e kam ate plake te ngrysur, ha falas, jeton falas pa bere asgje thjesht se ka 0.1 % gjak mbreteror. Fuck Monarchy!!!!

  4. Niko says:

    Me habit fakti se jane perqendruar tek nje plake ish mbretereshe qe nuk sjell asgje per kombin por vetem merr dhe prap e respektojne

  5. Plaku says:

    Kur ne shqiptarët të ndërtojmë aeroplanmbajtësen e parë, të thyejmë një shishe me raki kumbulle…

  6. bako kembora says:

    Ta kishin greket kete xhehpane, o ti kishin vene perpara turqin ne qipro…..

  7. paul says:

    pse ore cfare ka ajo, apo deshet ZOGUN e tunes

  8. prit gomar says:

    eh ne pleqeri fillojne e ikin per shele njerezit…:P http://goo.gl/nDSQcQ

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje