Rreth 45 mijë dosje të dorëzuara nga qytetarët për të bërë legalizimin e banesave gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike do të rishikohen dhe do të ribëhen matjet pasi janë të paplota. Kjo u bë e ditur nga drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t Artan Lame në një konferencë për mediat, ndërsa kërkoi bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e qytetarëve për përmbylljen me sukses të procesit të legalizimeve. Lame sqaroi se në të gjitha rastet kur në dosjet janë gjetur vetëm pagesat e kryera dhe jo dokumenta të tjera, specialistët e ALUIZNI-t do të kryejnë matjet dhe do të vazhdojnë procedurat, ndërsa qytetarët nuk do të bëjnë asnjë pagesë shtesë.
“ Për 45 mijë dosje nuk mund të bëhet legalizimi pasi ose nuk janë të plota ose në to gjendet vetëm fatura e pagesës që ka bërë qytetari dhe asnjë lloj dokumenti tjetër. Nuk është bërë asnjë lloj matje. Këto dosje do fillojnë nga fillimi. Kemi një mungesa totale përgjegjshmërie nga Qeveria e shkuar, sidomos në vitin 2013 ku u thuhej paguani faturat për letrat. U bëjmë thirrje qytetarëve të vijnë dhe ta pranojnë këtë situatë, do bëjmë matjet e reja dhe qytetarët nuk do të kenë asnjë pagesë shtesë”, tha Lame.
Ai theksoi se për shkak të kërkesave të shumta për legalizime është krijuar fluks i madh në sportelet e ALUIZNI-t dhe është miratuar shtim personeli. Lame u bëri apel qytetarëve që të drejtohen në sportele vetëm në raste urgjente ndërsa për legalizime normale të presin në banesat e tyre pasi do jetë ekipi i ALUIZNI-t që do të shkojë në çdo shtëpi të zonave informale. Gjithashtu, Lame i drejtoi një apel qytetarëve të bëjnë kujdes dhe për çdo rast t’u kërkojnë kartën e identifikimit të Aluiznit në mënyrë që mos të bien pre e ndonjë mashtrimi.
“U bëj thirrje qytetarëve për dy gjëra: Në rast se keni problematika për plotësimin e dokumentacionit apo nevoja për përshpejtimin e procedurave për arsye tuajat personale, nevoja për kredi etj, paraqituni në sportelet tona dhe punonjësit do jenë në shërbim tuaj. Për të gjitha rastet e tjera kur kemi të bëjmë me një legalizim normal, kur s’keni emergjenca ju lutem prisni në shtëpitë tuaja pasi ekipet tona do vinë atje. E dyta: Mos bini pre e spekulantëve dhe përfituesve të pandershëm. Mos pranoni persona që u thonë se përkundrejt ndonjë pagese mund t’ju përshpejtojnë procedurat. Mos paguani tek noterët çmime që tejkalojnë tarifat e publikuara.Kërkojuni personave që u paraqiten nëpër shtëpija t’ju tregojnë kartën e identifikimit të Aluiznit”, sqaroi Kreu i ALUIZNI-t.
Sipas tij, brenda një periudhe 4 mujore ekipet e ALUIZNI-t kanë azhornuar në terren 20 mijë e 400 objekte dhe kanë përgatitur dokumentacionin e plotë për 17 000 prej tyre. Ai akuzoi PD për 45 000 dosjet e trashëguara nga qeverisja e djathtë , prej të cilave një pjesë e mirë nuk përfitojnë nga ligji i ri për mungesë të dokumentacionit.
“Gjatë periudhës katër mujore ekipet tona kanë azhornuar në terren 20 400 objekte dhe kanë përgatitur dokumentacionin e plotë për 17 000 prej tyre, ndërsa PD iu deshën 8 vjet për të dhënë 21 800 leje legalizimi. E gjithë kjo masë qytetarësh tashmë pret miratimin e VKM për çmimet e truallit dhe përllogaritjet e zbritjeve nga të cilat përfitojnë për të përfunduar procesin e legalizimit. Po punohet në terren edhe për evidentimin e dendësisë së shtrirjes së zonave infromale për të çuar propozime të reja. Deri tani janë propozuar nga qarqet 54 zona të tjera informale”, tha ai.
Në deklaratën e tij, Kreu i ALUIZNI-t nuk ka lënë mënjanë batutat ndaj Presidentit Bujar Nishani, i cili sipas Lames me mosdekretimin e ligjit zgjodhi ti bindet urdhërit të Berishës për të sabotuar deri në fund procesin e legalizimeve.
“Ligji i ri i legalizimeve për fat të keq hyri në fuqi në mënyrë të heshtur pasi Presidenti i Republikës nuk e dekretoi, duke mbetur deri në fund midis dilemës të dekretonte këtë ligj që e prisnin me qindra mijëra qytetarë për efektet që do jepte apo ti bindej urdhërit të ish-Kryeministrit Sali Berisha për të sabotuar deri në fund procesin e legalizimeve. Gjithçka ndodhi është histori e shkuar, qytetarët e kanë bërë zgjedhjen e tyre. Javën që shkoi qeveria miratoi një shtesë tjetër personeli për të gjitha drejtoritë rajonale të Aluiznit. U bëj thirrje qytetarëve të presin ekipet e Aluzinit që do trokasin derë më derë në shtëpitë në zonat informale. Drejtoritë rajonale kanë marrë dhe formularin mbi bazën e të cilit do të priten kërkesat e qytetarëve për të aplikuar në zonat informale. Mbi bazën e formularit kanë filluar dhe do vijojnë aplikimet për ato objekte të cilat përfitojnë rishtazi nga ligji i legalizimeve që për fat të keq apo preferenca nga më të çuditshme ishin lënë jashtë. Në qeveri është dërguar projektvendimi mbi bazën e të cilit do përcaktohen çmimet për të cilat duhet të paguhet parcela ndërtimore aty ku qytetarët do të duhet të paguajnë, kur trualli është i tyre nuk do paguajnë asgjë. Po ashtu janë përcaktuar të gjitha përfitimet, procedurat, zbritjet e kategorieve që përfitojnë nga ligji i ri i legalizimeve. Pas disa ditësh do të hyjë në fuqi. Miratimi i vendimit do bëjë të mundur përllogaritjen e faturave të truallit sipas çmimeve të reja dhe pagesën e tyre nga qytetarët”, sqaroi Lame.
Procedurat per Legalizimin http://goo.gl/qSKBfK
Ju lumte, edhe ne kete rast po tregoni qe dini te mbani premtimet.
Po ju jeni njisha kur kur thoni se do realizoi dicka e realizoni ne menyren me te mire te mundshme. Ju lumte.
Po ju jeni njisha kur kur thoni se do realizoi dicka e realizoni ne menyren me te mire te mundshme. Ju lumte.
Bravo, shume e drejte kjo qe do te realizoni. Pse te paguajne njerzit per faj te nje qeveria aspak korrekte dhe te pergjegjshme qe kishim deri dje.
Fantastike keshtu ju lumte.
Bravo po beni me te miren per kete vend.
Ju lumt mbylleni kete vate mashtrimesh nga ish qeveritaret .
======================================================
Z.Lame,
Vepro fort dhe zbato “Ligjin”.
Mos i le keta maloke-shpellare qe zbriti
krimineli tyre Sali Bisha te bejne sic duan.
Rezuan murret e kopsheve, cerdheve, shkollave dhe
me tullat e vjedhura bene shtepi pa leje ku ju
deshte “menderja” dhe kerkojne t’i kthejne shumekatesh … JO.
Te veproje “Ligji”, mos te lejohen askush nga keta maloke.
=========================================================
Ke nje vit qe vetem qahesh o Lame ver-ver po ben a di te besh ndonje pune apo vetem te shash paraardhesit se do te te mbaroje mandati duke share o Lame . i morem vesh ata ti cdo te besh
Po pushoooooooooooooooooooooooooooooooo pushoooooooooooooooooooooooooo http://goo.gl/YmXW3h
Fantastike puna juaj Por duhet te nxirrni pergjegjesit per ata qe jane paguar nga taksa paguesit shqiptar dhe nuk kane ber punen ca me teper qe u kane marr parat qytetareve nevojtar,per ti perdorur keto para per fushata elektorale.Si ne cdo drejtim te punes se qeveris se shkuar ku shikon vetem korrupsion dhe punera gjysmake e te pa perfunduara.
lesht e gomarit o LAME!ngele duke na treguar perralla.mjaft me me rrena ,po thuae troc :legalizime pa leke nuk ka! se na nxite jeten hajvaner.