Mazhoranca ndryshon ligjin: Anëtarët e KLD mund të shkarkohen nga Kuvendi

4 Korrik 2014, 09:54Politika TEMA

Mazhoranca duket se ka në plan që të ndryshojë ligjin bazë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke i dhënë mundësinë Kuvendit që të shkarkojë anëtarët e KLD, në rast se ata shkelin ligjin dhe Kushtetutën.

Nisma është ndërmarrë nga deputetët e majta Spartak Braho, Vexhi Muçmata, Vasilika Hysi, Ulsi Manja, Bashkim Fino, Pandeli Majko, Piro Lutaj dhe Petrit Vasili.

Sipas Mapos, ndryshimet parashikojnë edhe që anëtarët e KLD, të zgjedhur nga Konferenca Gjyqësore, nuk mund të transferohen apo të ngrihen në detyrë gjatë ushtrimit të mandatit të tyre.

Madje edhe nëse japin dorëheqjen para mbarimit të mandatit, ata sërish nuk mund të transferohen apo të ngrihen në detyrë pa mbaruar periudha pesëvjeçare.

Duke iu referuar edhe rastit të Gjin Gjonit, deputetët propozojnë që KLD vendos pezullimin e gjyqtarit në rast se ndaj tij regjistrohet një procedim penal, deri në marrjen e një vendimi të formës së prerë.

15 komente në “Mazhoranca ndryshon ligjin: Anëtarët e KLD mund të shkarkohen nga Kuvendi”

  1. AlfaDE says:

    Duhet shkallmuar antidrejtesia duke filluar nga qendra ne baze …

    1. neda says:

      Shyqur qe u kujtuat qe e ndryshuat ligjin, zoterinje, parlamenti eshte i zgjedhur nga populli dhe duhet te jete organ suprem, populli u ka dhene voten juve si mazhorance dhe pergjegjesia eshte e tere e juaja,gjyqesori duke e konsideruar veten te pavarur edhe nga parlamenti u kthye ne sekser pjeses derrmuese te ketij gjyqesori duhet ti hiqet e drejta e profesionit ne shtet,sepse kane bere kerdine me te vjedhur popullin,me sorrollatjet pa fund vetem e vetem per ti detyruar qe qytetaret te paguajne nen dore ,se paku po duket nje shprese me ligjin e ri.Edhe presidentit duhet ti hiqen edhe me tej kopetencat, si nje president qe e ka zgjedhur PD per interesat e deputeteve te saj dhe jo te popullit, le te shpresojme se dhe presidenti do kete shume me pak kopetenca se sa deri tani, deri ne ligjin e ri qe mund te zgjidhet nga populli dhe vetem atehere mund te kete te drejte te flase ne emer te popullit.

  2. Taku says:

    Bravo z Rama e bere shtetin ashtu sic e lan dhe e deshten eterit e tu .. Mos harro te vesh dhe ligjin per agjistacion e prapagand

    1. andromeda says:

      Taku-ngjan shumë me gjuhën e SB apo të Jozit.

  3. .zip says:

    Nuk ka gje me te mire po te arrihet nje gje e tille.
    Eshte vertete fillimi i shkalleve per tu ngjitur ne
    Katet e ndryshimit.Keshtu do shembet Godina qe mbahet
    nga Kolona milionash Euro! Trashesia e ketyre Kolonave eshte
    aq sa nukpoile keledeistet te shohin Kushtetuten.

  4. i----- says:

    Ca mund te presesh kur maxhoranca do te ndryshoj nje nen te kushtetutes (qe ndryshohet vetem me 94 vota te parlamentit) ne menyre anti kushtetuse
    Depute dhe jurista qe o nuk dine te lexojne kushtetuten o bejne gjoja sikur sdine. Do ja coi prap sali shtriga ne gjykat kushtetuese e do ja rrezojne si te gjithe gabimet e tjera qe i kane rrezuar. Ore zoterinj merrni jurist te mirfillt ne pune jo nga keto vajzat qe skane shkelur ndonjehere ne salle te gjygjit

  5. klidi says:

    ja se kush duhet te shkarkohet sa me shpejte nga KLD http://goo.gl/G7Afsh

  6. andromeda says:

    Më në fund një lajm i mirë për ne. Duhesh bërë që në fillim të mandatit, megjithatë më mirë vonë se kurrë. Ndryshoni kushtetutën që dhe presidenti të zgjidhet me votë popullore dhe jeni në rregull për të bërë reformën totale në drejtësinë.

    1. i----- says:

      Duhen 94 votaaaa nuk i ka maxhoranca

  7. ILIR says:

    Populli thote fillimi i mbare gjysma e punes ,hajt u qoft per hajer me mire vone se sa kurre,por mos u terhiqni mbrapsht por coini deri ne fund.

  8. AntiQafderri says:

    Pse mos te zgjedhe dhe shkarkoje populli gjyqtaret, prokuroret, organet me te larta shteterore, komisionet e larta, avokatin e popullit etj. sipas shembullit amerikan.
    Vetem keshtu mund te lahet llumi i gjykatesve te piset.
    Politika duhet ti rrije larg pavarsise se gjyqesorit sepse nuk duam qe tani gjyqtaret te ndryshojne ngjyren nga blu ne mavi.
    Nuk ka drejtesi me gjyqtare te padenueshem. Nuk ka Drejtesi me gjyqtare me ngjyra blu ose mavi.
    Pushteti QYTETAREVE!
    Sistemi ndryshon vetem nga poshte, nga ata qe vuajne dhe u dhimbset ky vend.

    1. i----- says:

      Se e kemi pare ne fakt sa mire i kemi zgjedh ne. 8 vjet sala

  9. dajti says:

    JU LUMTE !!! Keta qenrit e drejtesise jane gangrena e shqiperise !!Le te bejne te fortin …Ishin ber shtet brenda shtetit ! ..Fut nja 3a 4 brenda nga ata …….per te dhenat le te ndihmoj shiku …..Nxirni ca shiksa ne teren …tek hallexjinjte qe i ka lidhur puna me drejtesine …dhe do shikoni ca “xhevairesh ” do nxirni …………..

  10. vlora.aj says:

    Po po cfare populli jemi , nje levizje supi pa dashur uau sa bukur e bere. Po lerini te punojne se kane shume per te ber, e shpresojme sa me shpejt. I majte jam po ne jemi edukuar keq duke u thurur levdata politikaneve tane dhe per gjene me normale qe bejne. O njerez per ate jane zgjedhur, se fajin qe politikanet tane sillen si perendi e kemi ne si popull u kendojm kenge , u thurim lavde ne Fb ter diten per cdo Pordhe qe leshojne. Ne duhet te kerkojme gjithmone e me shume nga ta pa u ber qejfin si te ishin mesia.

  11. Shyqyr!!.Leh qeni nga mengjezi ne darke ,si ben dot gje , njeri,Sarkozi per nje levizje teatrale rrezikon burgun,.hajde gjeje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje