Zmbrapset Hashim Thaçi, tani synon të bëhet president?

7 Korrik 2014, 10:02Rajoni TEMA

Kosova është në ethet e koalicionit të ri, që do drejtojë vendin.

LDK, Nisma dhe AAK duken të vendosura për të qeverisur së bashku vendin, por një vendim i Gjykatës Kushtetuese i hap rrugën Hashim Thaçit që të nisë negociatat për krijimin e qeverisë së re.

Spekulimet janë nga më të shumtat.

Së fundmi, Zëri raporton se Thaçi është i gatshëm që të heqë dorë nga posti i kryeministrit, duke përllogaritur që pas dy vitesh të marrë postin e presidentit.

Njëkohësisht, PDK do mbetet në pushtet.

Një lëvizje të tillë e ka bërë kreu i LDK, Isa Mustafa, i cili ka pranuar që të marrë postin e presidentit pas dy vitesh, duke i hapur rrugën Ramush Haradinajt që të bëhet kryeministër.

6 komente në “Zmbrapset Hashim Thaçi, tani synon të bëhet president?”

  1. Drini says:

    cfare legeni!!!

  2. Tafili says:

    Z. Thaqi edhe 10 here ti japin te drejte mandatimi , edhe 100 dite ti lene ne dispozicion nuk munde te krijoje Qeveri se nuk ka numrat. Matematika eshte shkence teper ekzakte dhe eshte cilesuar mbreteresha e shkencave . Eshte fatkeqesi ata qe nuk e njohin si disa Institucine ne Kosove dhe Z. Thaqi. Aq me keq kur mendon po pa numra per Presidentin. Keto jane vonesa te kota qe i krijohen pushtetit ne Kosove ne forma articesh . Por kush ka sy per te pare dhe tru per te menduar nje gje eshte esenciale qe duhet te kihet kujdes nga politika ne Kosove e bile dhe me teper, eshte pjesmarrja shume e ulet e votuesve, cka vlen per tu analizuar shume pasi Kosova eshte shtet i ri. Mospjesmarrje ne votime ac e larte don te thote dicka. Popujt kan gjuhe te ndryshme kur flasin( pergjigjie me ane te heshtjes dhe bojkotit), andaj duhet analize.

  3. Kim Sum Bum says:

    Te krijohet nje qeveri teknike ose me spekter te gjere politik qe ta coje vendin ne zgjedhje te reja te parakohshme. Kjo do te ishte me e drejte se sa politika e kulisave qe tentojne te bejne partite e medha ne kurriz te Kosoves.

  4. cia says:

    E kane marre ne dore legenat e Shqiperise ,

  5. z says:

    Tafili-
    te uroj per komentin, e sakt.

  6. eri says:

    eshte bere edhe ky si puna e Berishes, ik mor ti se nuk e ke me tapi: http://goo.gl/hB8g7o

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje