Një llogaritje bazuar në shifrat e Entit të statistikave të Bashkimit Evropian nxjerr se në shtetet e BE-së dhe në Zvicër jetojnë më shumë shqiptarë sesa në Kosovë. Pra një komunitet shqiptarësh, në numër më i madh sesa Kosova, tashmë është integruar në BE në kohën kur Shqipëria sapo është nisur në këtë rrugë, ndërsa Kosova mbetet në pamundësi për të shkuar edhe në stacion nga do të nisej treni në këtë rrugëtim.
Këta shqiptarë, të cilët jetojnë në shtetet evropiane, nuk janë më vetëm punëtorë krahu, njerëz që nga pak e flasin gjuhën e vendit ku jetojnë dhe punojnë, të cilët tërë vitin kursejnë për të ndërtuar ndonjë shtëpi në vendlindje, për të ndihmuar familjarët apo për të financuar ndonjë dasmë. Ata sot janë pjesëtarë të barabartë të shoqërive të vendit ku jetojnë. Kjo vlen sidomos për mërgatën e Kosovës në vendet e Evropës Perëndimore, e cila në numrin më të madh është më e vjetër sesa ajo e Shqipërisë në Itali e Greqi. Dhe mërgata e sotme dallon shumë nga ajo e mëhershme.
Të rinjtë shqiptarë janë edhe gjermanë, edhe zviceranë, edhe suedezë dhe kjo nuk i bën më pak shqiptarë. Ata ndihen të barabartë në vendet ku jetojnë dhe nuk kanë komplekse ndaj të tjerëve, siç kishin dikur prindërit e tyre. Dhe pikërisht ky integrim i ka bërë që të jenë tash në gjendje t’i ndihmojnë edhe më shumë vendlindjes së tyre apo të prindërve të tyre. Ky nuk është asimilim por është integrim. Kjo nuk vlen vetëm për mërgatën shqiptare, por edhe për ato të kombeve të tjera. Sidomos në Evropë ka ndryshuar shumë roli i tyre dhe karakteristikat. Edhe ata i pranojnë ndryshe shoqëritë ku jetojnë e edhe ato shoqëri tashmë i kanë pranuar si të barabartë.
Shikojeni skuadrën kombëtare të Gjermanisë, e cila përsëri është në krye të botës. Në televizionin shtetëror gjerman komenton Mehmet Sholl, ndërsa për skuadrën luajnë tuniziani Khedira, ganezi Boateng, turku Ozil, shqiptari Mustafi, polakët Podolski dhe Miroslav Klose. Të gjitha ata janë gjermanë sot dhe askush nuk i sheh më si “auslandera”. Zvicra është një shembull tjetër me pesë shqiptarë, dy kroatë, një boshnjak, një turk dhe të tjerë. Pos në Kombëtaren e Kroacisë në këtë botëror ka pasur lojtarë me prejardhje kroate së paku edhe për një skuadër me hiq më pakë se shtatë kroatë, duke luajtur për Australinë. Gati gjysma e lojtarëve të skuadrës së Francës agjëron Ramazanin. Kjo është bota e re ku tashmë janë integruar të huajt, duke u bërë vendorë, por duke ruajtur edhe lidhjet me vendin e origjinës.
Por shembulli i futbollit na tregon edhe një fakt. Kemi edhe të rinj, profesionistë, të cilët janë rritur dhe zhvilluar jashtë dhe tash kontribuojnë për vendin e tyre. Shumë kombëtare tashmë përbëhen nga “diaspora”. Shumica e lojtarëve të Kroacisë janë zhvilluar dhe luajnë jashtë shtetit. E njëjta gjë vlen edhe për Bosnjë-Hercegovinën, ndërsa një numër i madh i lojtarëve të Algjerisë edhe kanë lindur në Francë. Kjo është ajo bota moderne ku edhe mërgata nuk është sikur dikur. është edhe më e lidhur me vendin e origjinës sesa ishin prindërit e tyre.
Edhe vendlindjen e shohin më të afërt dhe e kanë edhe fizikisht më të afërt për shkak të mundësive të reja të udhëtimit. Nuk ka nevojë të shkohet më me anije në SHBA apo Australi sikur dikur, ndërsa nga Zvicra për Kosovë mund të vish edhe për një vikend.
Kosova e ka ndoshta mërgatën më të madhe për kokë banori në Evropë dhe shumë varët nga ajo. E njëjta gjë vlen edhe për Shqipërinë. Dhe kjo mërgatë ende ndien lidhje të forta me këto dy shtete të prejardhjes së tyre.
Kosova dhe Shqipëria janë përgatitur për sezonin turistik, i cili në fakt shënon ardhjen masive të mërgatës për të pushuar në vendlindje. Ata e mbajnë gjallë turizmin në Shqipëri dhe ngjallin për disa muaj ekonominë në Kosovë. Sa për “turistë të huaj” plazhet shqiptare do të mbeteshin të zbrazëta. Ka ardhur koha që, pos si turistë, këto dy shtete të shfrytëzojnë edhe potencialet e tjera që ka kjo mërgatë tashmë moderne në një botë moderne.
Mërgata sot e ka edhe një lehtësi. Ajo e ka tejkaluar angazhimin politik, i cili deri vonë ishte parë i nevojshëm për të ndihmuar vendlindjen, sidomos Kosovën. Por gjatë kësaj periudhe ajo ka ndier edhe një ankth për të cilin pak është folur. Politika ka ndarë dhe përçarë mërgatën më shumë sesa e ka bashkuar. Duke i organizuar në degë dhe nëndegë të partive politike nga Kosova, dhe duke reflektuar ndasitë dhe konfliktet politike nga Kosova dhe Shqipëria, mërgata ishte ngurruar. Tash Kosova është shtet, ndërsa partitë politike më nuk varen aq shumë nga paratë të cilat i mbledhin degët dhe nëndegët e tyre në mërgatë.
Kjo ka bërë që shqiptarët politikisht të angazhohen në vendin ku jetojnë dhe punojnë, ku paguajnë taksa dhe shkollojnë fëmijët, ku kontribuojnë dhe përfitojnë nga shërbimet shëndetësore dhe sociale.
Me angazhin e tyre në politikat e vendit ku jetojnë ata janë në gjendje të kontribuojnë edhe më shumë për vendlindjen e tyre. Suksesi i biznesmenëve shqiptarë në diasporë është po ashtu një potencial të cilin duhet shfrytëzuar dhe e njëjta gjë vlen edhe për profesionet e tjera.
Nëse Kosova dhe Shqipëria do të vazhdojnë ta shohin mërgatën vetëm si potencial turistik në sezonet e verës, për festat e Bajramit dhe Krishtlindjet, atëherë rrezikohet jo vetëm që të mos përfitohet nga potenciali i tyre, por edhe të largohet ajo. Tash ka ardhur koha që mërgata edhe më shumë të shfrytëzohet si lidhje mes dy vendeve tona dhe shteteve ku ato jetojnë dhe punojnë. Nga to sot mund të marrin shumë shembuj sepse jetojnë në vendet më të rregulluara dhe më të pasura të botës (Zvicër, Gjermani, Suedi) dhe suksesi i tyre dëshmon se, kur u jepet mundësia ato edhe e shfrytëzojnë. Le të shikojmë sportin dhe të pyesim veten: a do ta kishin shfrytëzuar talentin e tyre Shaqiri, Xhaka, Berhami dhe Januzaj sikur të kishin mbetur në Kosovë apo Shqipëri. Sa të suksesshëm do të ishin sikur të mos kishin ndjekur shkollat më të mira të futbollit. E njëjta gjë vlen edhe për të gjitha profesionet e tjera. Dhe këtë përvojë të mirë që tashmë ka mërgata jonë moderne duhet ta bartë në vendlindje, apo vendlindje të prindërve, sepse ajo ka vlerë edhe më të madhe sesa paratë që dërgojnë apo i shpenzojnë kur vinë në vizita.
*KOHA DITORE
Mergata?!!
Po ju kush jeni,kryqezata? nipi I Skenderbeut,
cdo njeri individualisht zgjedh vete jeten e tije pa qene nevoja te klasifikohet nga mentaliteti I “tufes”
Jame emigrant vete prej shume vitesh e si i tille e ndjej praktikisht permbajtjen e ketij shkrimi, nuk dua te hyje ne analize, por ne gjykimin tim artikulli me perjashtim te nje paragrafi (gjithkush e gjykon sipae menyres se vet)ne pergjithsi eshte i sakt.
Atrikull leshi , une familjarisht si dhe vellezerit me familjet e tyre dhe pse jemi ne mergim kenaqesine e respektin e kemi ne atdhe , populli me zgjuarsine e tij thote :guri i rende ne vend te vet ? autori harron me qellim artikujt gazetaresk me perçmimin per lojtaret shqiptare te Zvicres , apo talljen nga trajneri e ekipi belg me naivin Jonuzaj ,boll me hipokrizi se e keqa ekonomike na çoi ne mergim , i huaj mbetet i huaj pamvaresisht letrave apo nenshtetesise sepse prap se prap te pyesin per vendin e origjines .
Paloke ja ke futur pordhes! Jam nga Shqiperia dhe kam shume vjet ne mergim.Persa i perket integrimit ka dallim te madh. Shqiptaret e shqiperise integrohen shume here me shpejt.Arsyet jane : mungesa e fese (evropa e krishtere nuk eshte ambient i mire per kosovaret musliman) e dyta edukimi, Kosovaret me perjashtime te rralla jane te mire edukuar, nuk e kane ne tradite. Ne te kunderten Shqiptaret nga Shqiperia synojne direkt Shkollimin se e kane ne tradite.
Kosovaret i ke ne mes te gjermanise edhe sot hane neper sofra 10 vete ne nje tepsi, nuk perdorin pjata dhe tryeze si te civilizuar e ti flet per integrim.
Ja ke fut kot o rebel i shqiperise,kosovaret i ke cdokund ne europe me te integruar dhe me te shkolluar dhe feja nuk ka aspak te beje me kete qe thua ti.
Shume i sakte komenti i Drinit por do te shtoja qe jo te gjthe shipteret e Shiperise jane ne te njejtin nivel per tu itegruar neper bote, kur shume prej tyre nuk integrohn dot ne Tirane.Nuk doja te kometoj artikullin por shikoj si autori nepermiet kampionatit te futbollit shikon si i cuditur qe shiptaret vlejne futbollistet me origjine shqiptare te cilet mund te jene jo me shume se 20.Une do ti shtoja me qindra te tjere qe ndjekn rugen e shkences,mjekesise,financave qe me aftesine e tyre ndimojne ne mireqenien e vendit ne te cilin jetojne.Guri i rende ne venin e vet,thote populli edhe une do ju pyes cfare bejne te gjithe keta qe rendojne ne Shqiperi?Duan tja fusin njri tjetrit,si thote populli, sja fut dot se eshte kopil,ose na ishte nje here nje american nje kinez e nje shqiptar ….cfare ndodhi shqiptari ja futi te dyve, te jete e vertete? ky eshte mentaliteti jone tani qe europa po na pranon te bashkoheni me ta shpresoj te mos ja futim me vetes e ti leme guret te rendojne ku te duan nuk ka me rendesi e te mesohemi te themi vendi im eshte atje ku jetoj. pershendetje
shkrim pa lidhje sja vlen fare.shqiptaret edh sot ne 2014vazhdojne e mbijetojne.nuk mbahet mend sa vite kane qe mbijetojne shqiptaret ndoshta keshtu ka qene gjithmone.o zotni e kam thene njihere hiqni dore nga keto shprehjet mjerane guri i rende ne vend te vet.ca lagje eshte ky guri nga eshte ky guri je ne vete ti.cdo shqiptar do ta jetoje jeten ashtu si e jetojne gjithe qytetaret e lire qe jane ne europe amerike canada australi zelande e re.asnji shqiptar nuk do te jetoje ne mjerim ne nji vend ku jeta ska vlere sic eshte shqiperia.jemi akoma skllever ti me thua terci e merci e andejza e kendejza