“Luftë” kombëtare apo fetare

7 Korrik 2014, 19:24Blog TEMA

Nga Arbana Xharra

 

Serbia tashmë e ka të qartë se e ka humbur Kosovën, por Beogradi e ka problem t’i shohë shqiptarët e evropianizuar. Kundërshtarët tanë, nuk mund ta përballojnë faktin se shqiptarët janë Evropë, këtu qëndron problemi.

E gjithë “lufta” bëhet që shqiptarët të prezantohen si antievropian, të paemancipuar, në mënyrë që të bëhen të papranueshëm për Evropën. Këtë konstatim e kisha lexuar disa herë në veprat dhe shkrimet e shkrimtarit të madh shqiptarë, Ismail Kadare, por pata rastin ta dëgjoja edhe nga goja e tij.

Javë më parë në një nga lokalet e Tiranës, teksa bisedonim për çështjen shqiptare, rrugëtimin tonë dhe shansin e mijëvjeçarit që e kanë shqiptarët të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian, derisa fliste për regresin shqiptarë më riktheheshin në kujtesë detaje nga libri i tij, “Mosmarrëveshja”, ku prezanton aq shumë argumente dhe shtron dilemat se kush kujt i bëri më keq, të tjerët-shqiptarëve, apo shqiptarët vetvetes.

Shfrytëzova rastin ta pyesja për sheshin “Skënderbe” në Francë nëse e kishte dërguar ende Shqipëria bustin e Skënderbeut. E kisha mësuar nga libri i tij se shqiptarët e lanë të zbrazur sheshin, madje e penguan dërgimin e tij.

Sheshi ende kishte mbetur pa Skënderbeun, aty po qëndron i shënuar vetëm emri i tij. Fatkeqësisht, shqiptarët kundërshtarë të tij dhe antiperëndimorët çdo ditë e më tepër po shtohen.

Projekti i hershëm i serbit famëkeq “Drafti i Çubriloviçit”, siç e quan Kadare, po jetësohet, qëllimi i të cilit ka qenë armiqësimi shqiptarëve me Evropën. Ai ka parashtruar rrugën për të tërhequr në kurth shqiptarët. E synimi i tij po trashëgohet lehtësisht nga sllavët në momentet më kyçe për shqiptarët.

Pak kohë pasi që Shqipëria mori statusin Kandidat për në BE, në momentin kur shqiptarët marrin sinjalin se një derë për ta po hapet drejt Evropës dhe të gjithë kthejnë sytë drejt nesh, shpërthen vëmendja tek “ekstremistët shqiptarë të Maqedonisë”. Kurthi duhet nisur diku e ai fillon aty ku terreni është më i lehtë për t’u kapur.

Vrasja e pesë maqedonasve shfrytëzohet për shpalljen e shqiptarëve “islamistë radikalë të rrezikshëm”. Tash kemi të bëjmë me fokus ndaj “shqiptarëve ekstremistë” si rrezik potencial për perëndimin dhe jo vetëm dënimi për vrasjen.

Shqiptarët e manipuluar në vend, se të dëshmojnë të kundërtën, protestojnë haptazi në mbrojtje të çështjes fetare. Bartja e flamujve me mbishkrime arabe në protesta shqiptare dhe thirrja se “Islami do të dominojë botën”, mjaftojnë për të argumentuar konstatimin e maqedonasve se nuk kemi të bëjmë me çështje kombëtare, por fetare.

Këto pamje i mjaftojnë kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski, e gjithë atyre që duan t’i dërgojnë mesazh perëndimit se shqiptarët qenkan antiperëndimorë për të kërkuar refuzimin e integrimit.

Më shumë se kaq, kundërshtarët duan që t’i thonë Evropës dhe SHBA-së se gabuat kur shpëtuat një popull gjysmë të humbur për të penguar çdo integrim të shqiptarëve, për të na shpallur mosmirënjohës ndaj miqve ndërkombëtarë.

E gjithë kësaj kauze antishqiptare më shumë se kurrë po i kontribuojnë grupet antiperëndimore mes shqiptarëve.

6 komente në ““Luftë” kombëtare apo fetare”

  1. Drini says:

    Tamam,po mbushet kungulli i analfabeteve te palexuar?

  2. enter says:

    Ka me te keqinj se shqiptaret? Shqiptaret mohojne gjithcka, babain, mamane, vellain, mikun, motren, kusheririn etj etj etj.

    Mos ju qani grupeve antishqiptare, por shikoni 1001 te zezat e shqiptarise. Teorite tuaja sot nuk pijne me uje. Boll me justifikime te kota.

    1. Anne Boleyn says:

      Po ti te kjo kategori hyn, te 1001 te zezat ??!!

  3. kushtrimi ks says:

    Eshte e vertete kjo qe thote Arbana. Sa here qe shqipetaret bejne nji hap para drejt europes plas nji sherr
    diku. Te orkestruara mire keto ngjarje.

  4. Kadri Spahiu Pelaqiu Arabistan says:

    Islami ne Evrope eshte futur me lufte per shkaterrimin e Evropes. Myslimanet e duan Evropen njesoj si Arabia, pra nuk duan Evropen por duan token dhe parate e Evropes!

    Islami dhe Evropa nuk mund te bashkejetojne. Kush nuk e kupton kete ska idene e te vertetes!

  5. beni says:

    ky eshte eshte nje artkull fasade…do te ishte e bukur qe shqiptaret te kene kete qendrim pro europjan…te ndjehen europjan…por realiteti ndryshon me shpejt se mendimi i Arbana Xharres..dhe ndryshon per keq…me keta xhihadistet kosovare ,maqedonas (turqit e maqedonise)po shumohen edhe ne shqiperi(fale berishes per 20 vjet),mjafton te shikosh komentet e super idiotit MERITON,apo atij hoxhe budall Ibrahim,apo si e ka…per fat keq nuk jane vetem keta qe vetem dine te shajne…jane shume…dhe me shume do kete …nenat e tyre jane perhere shtatzene…Kur deklarojne se Gjergj Kastrioti tradhtor,si do quhesh europjan? Une kam pershtypjen se serbet shpetuan qe kosovaret s`bejne pjese me` me ata…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje