Jo me ta, por për ta

5 Korrik 2014, 17:37Blog TEMA

Nga Marenglen Rexhaj

 

S’ka shumë rëndësi se sa i i vogel është ekrani që do të ndezësh përpara vetës, gjithsesi do ia dalësh me sukses  që në pak kohë dhe në pak ekran, të kuptosh problemet e mëdha që ka shoqëria  shqiptare në Maqedoni.

Deshira për të qënë mu në mes të një turme që kerkon drejtësi për llojin e saj, më bën të ndihem më larg tyre seç jam realisht tani. Por, isha dhe aty kur turma u bë turmë dhe verrshoi në po atë rrugë si dje, si sot e siç kush e di sa shumë herë të tjera do të vershojë.

Isha aty e asnjëherë pjesë e saj, jo sepse nuk desha apo nuk i desha, madje tamam sepse i desha nuk isha me ta, por isha për ata, isha gjithmonë siç jam edhe sot.

Ajo çfarë po ndodh ne Shkup nuk është më një lajm, sepse lajmi është afatshkurtër, sa për të vënë në dijeni dikë që është gjallë për diçka që po ndodh pak metra ose kilometra larg tij. Ndërsa kjo që po ndodh tani, është historia që do të shkruhet drejt ose jo drejtë (siç jo pak herë ka ndodhur në atë vënd), për të vënë në dijeni ata që ende nuk janë ne mesin tonë, ata që ende nuk frymojnë si ne.

Protesta është e drejtë kur padrejtesia vjen drejt zemrës dhe mendjes si një shigjetë, për të të lënë pa fjalë, pa liri, pa jetë.

Protesta nuk fillon kur shumë njerëz bëhen bashkë, por ku shumë padrejtësi bëhën bashkë kundra një njeriu të vetëm. Ajo që ne shohim në rrugë nuk e ka rrugën fillim, e ndoshta nuk kërkon ta ketë as fund.

Protesta nis në zemër kur ajo preket atje ku i dhemb më shumë, artikulohet në mëndje dhe shfaqet në rrugë, me shpresën që zemra te tjera do të preken, e ca mendje të tjera do të artikulohen ndryshe, për më mirë.

Fjalët ecin më shumë se turmat, madje turmat mund të shuhen, ndërsa fjalët jo.

Një protestë e ka humbur qellimin e saj nësë ajo i bën njerezit të flasin më shumë se sa të degjojnë.

Nga një protestë nga e cila e ke të veshtirë të dallosh kush po flet e çfarë po flet, të ngelin më në mëndje pamjet se sa fjalët.

Mendoj që kështu ndodhi dhe dje për fat të keq.

Pamje dhe jo fjalë

Turmë e madhe njerëzish që mundohen të ecin drejt në kerkim e në emër të drejtesisë se munguar e padrejtesise së ushtruar, siç pak minuta më vonë disa prej tyre do të shtroheshin rrugëve të Qarshisë, Bit Pazarit, Serovës e deri thellë në shtepitë e tyre.

Gra të brishta, me zemra që ju rrahin më shumë se qerpiket e lagura me lot te derdhura me të drejtë, për padrejtësinë e ushtruar ndaj bijve.

Fëmije te vegjël, secili më i denjë se tjetri per t’u marrë në krah nga duart e atyre që me muskuj te fuqishem e zemra te liga, arriten t’i bëjnë grushta ndaj tyre.

Flamuj kush e di me sa ngjyra e për sa simbole, secili mundohet të tregojë diçka në të njejtën kohe më tjetrin, dhe më në fund kur shumë flasin, ka vetëm më shumë zhurmë prej tyre, e më pas me shumë zhurmë për ta.

Flamuj kuq e zi, flamuj jeshil, flamuj te bardhë me shkronja të zeza, parrulla në shqip dhe parulla në arabisht, me shpresën që bashkebiseduesi i tyre ”gjykata”, qe nuk flet as shqip e as arabisht, të degjojë zërat e tyre dhe të reagojë.

Kam studiuar për drejtësi mjaftueshëm sa për të kuptuar që është veshtirë ta perkufizohesh atë. Dhe sot kur degjoj rendom të  flitet për padrejtësi të ushtruar, nuk mund të mos ndihem deshtak se si të gjithë e kuptojnë lehtësisht çfarë është padrejtësi e çfarë është drejtësi.

Gjithsesi, e ngushëlloj veten duke menduar që njerëzit (përfshirë dhe disa nga ata që dje ishin në rrugë), nënkuptojnë me padrejtësi gjithçka që bie ndesh me deshirat apo interesat e tyre.

Unë jam larg Shkupit dhe nuk mund të jem në rruget e tij sa herë kam deshirë të jem, por dua të solidarizohem me çdo shqiptar ndaj të cilit është ushtruar padrejtësi.

Duke dashur të jap ndihmën time prej aq larg Shkupit sa jam tani, keshilloj çdo hqiptar që lexon këtë shkrim, të zgjedhe mirë gjuhën me të cilën do të flasë, rrugën nga e cila do të flasë, flamurin që do të ngrejë, madje dhe modelin e flokëve dhe të veshjes, sa herë që do t’i duhet të dalë në një protestë.

Kur të mendoni më shumë për këto, protesta juaj do të jetë e artikuluar më mirë, e të  paktën do t’ju kuptojnë më qartë, ani pse mund të mos përgjigjen kaq qartë sa ju do të deshironit.

Jo me ta, por për ta.

6 komente në “Jo me ta, por për ta”

  1. Pellazg says:

    Emri yt me impresionon: marks, engels. lenin!!!

  2. Drini says:

    o Marks engels, gocha pershkrim na paske gatuarne kete palo defter. Ipaske qemtuar ku jane e ku sjane notat melankolike per te na pershkruar ate qepo ndodh ne Maqedoni.Tani o koke gdhe degjo pershkrimin tim.

    Shqipfolesit e Maqedonise, nuk u hidheruan shume per vrasjen makabre te 5 te rinjeve , as nuk dolen ne protesta kunder makabriteteve te tilla, as nenat shqipfolese nuk ju drodh qerpiku e as ju rrahu zemra, tani kur gjykata e pavarur denon me plote te drejte vrasjen barbare, hidhen shqipfolesit ne demostrata. Keta shqipfolsa qe vetem shqiptar nuk jane se i kemi pare me dhjetra here ne protesta me falmur arab e turq po jo ate qe simbolizon Shqiptaret, kundershtojne dhe nuk marrin pjese ne ate shtet ku jetojne, dmth vetperjashtohen e ne te kundert mblidhen neper ca xhamite qelbeta ku degjojne pellitjet dhe ulerimat e ca hoxheve komplet injorant.Per me teper masturbohen edhe qajne me historite e bajatshme te profetit muthamut alekym sallam qe gjoja kan ngjare qindra vjet me pare.
    Perfundimisht ti maringlen, je nje deshtak qe te ngjall neveri me shkrimet e tua.

  3. fatjon says:

    ik o drin plehra ,qenke nje injorant i peshtire ,mbylle ate goje te qelbet sa seshte vone,

  4. Drini says:

    Te dogji ty o fatjon-mut selefi? lyje me vaj se rreshket kollaj

  5. fatjon says:

    ik ore i pa moral ,fare e keqe i mjeri ti,

    1. Shkodra says:

      Sa desha te perbledh kete fjaline tende ne nje fjale. :-))
      Grek!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje