Shpullat bustit të Skënderbeut në Kaçanik janë shpulla për shtetin e Kosovës, që çdo ditë po kapet nga grupe ekstremiste fetare që rrezikojnë shoqërinë, shtetin, të ardhmen. Në vend se t’i luftojë, shteti po koketon me to
Nga Imer Mushkolaj
Asnjë qytetar normal nuk mund të qëndrojë indiferent përballë skenës që ngjau në Kaçanik, ku dy persona e shajnë, fyejnë, “e rrahin shpulla fytyrës” dhe e pështyjnë bustin e Skënderbeut. Një skenë që mbase dikujt mund t’i duket edhe qesharake, por që është shqetësuese dhe tregon më së miri se çfarë janë në gjendje të bëjnë ata që fenë e kanë vënë në funksion të agjendave të caktuara politike dhe jo vetëm. Një skenë që tregon se deri ku mund të shkojë budallallëku i dikujt që është verbuar nga feja dhe është në gjendje të bëjë çmos për të dëshmuar devotshmërinë ndaj një kauze që nuk çon askund tjetër, veç në qorrsokak.
Duke dashur ta fyejnë Skënderbeun e vdekur pesë shekuj e gjysmë më parë, më së paku që mund të kenë arritur ata është irritimi i qytetarëve, që edhe njëherë e kanë kuptuar se sa të rrezikshëm mund të jenë të tillët që zgjedhin ta përdhosin një bust bronzi, në emër të fesë e të zotit.
Ata tipa që me veprime të tilla të padinjitetshme e primitive përpiqen të njollosin dhe përdhosin Skënderbeun vetëm na tregojnë se sa i nevojshëm është reagimi i shtetit dhe i gjithë shoqërisë për t’u dalë në udhë ekstremistëve fetarë, të cilët po rrezikojnë seriozisht të ardhmen tonë. Shpullat e dhëna Skënderbeut janë shpulla që godasin fort shtetin e Kosovës, që ende toleron ekstremistë të të gjitha rrymave të veprojnë si t’ua dojë qejfi, pa e pasur frikën e ndëshkimit nga ligji. Frikën e ndëshkimit nga zoti duket e kanë mposhtur me kohë.
Ata mund të arsyetohen se aktin e kanë kryer në emër lirisë së shprehjes. Por, veprimet primitive kundër vlerave historike nuk arsyetohen.
Si ndodhi që tipa të tillë, pa pasur frikë nga askush, të bëjnë veprime të tilla të çoroditura? Natyrisht, asgjë nuk është e rastësishme. Pse duhet të kenë drojë të tillët nga çfarëdo ndëshkimi, kur inspirues të tyre ndodhen edhe në Kuvendin e Kosovës dhe haptas, publikisht, nga foltorja e Kuvendit fyejnë personalitete si Skënderbeu e Nëna Terezë. I fyejnë vetëm se nuk kanë qenë myslimanë, jo për ndonjë tjetër shkak. I fyejnë e shajnë, sepse emrat dhe veprat e tyre i pengojnë në rrugën drejt përmbushjes së agjendave shumë të rrezikshme.
Ata që bëjnë aso veprimesh të pështira në Kaçanik nuk kanë pse të kenë drojë, sepse frymëzohen nga të tjera organizata politike e parapolitike të cilat haptas nxitin përçarje etnike e fetare, nxitin urrejtje dhe bëjnë thirrje për linçim të të gjithë atyre që nuk pajtohen me agjendat e tyre.
Dy tipat nga Kaçaniku nuk kanë pse të kenë drojë, sepse vetë partia e kryeministrit në largim ka koketuar e vazhdon të koketojë me parti e grupe fetare në këmbim të një grushti votash, madje duke u dhënë edhe fuqi ekzekutive. Njësoj veprojnë edhe përfaqësues partisht të tjera të cilët, po ashtu, zgjedhin të gjunjëzohen nga ekstremistët vetëm për të ardhur në pushtet, për t’u bërë kryetarë komunadh a për t’u rehatuar diku tjetër. Në këtë mënyrë, ata me vetëdije i bëjnë dëm të madh shoqërisë dhe vendit, sepse çdo koketim me ta nënkupton koketim me të ardhmen e shoqërisë dhe të shtetit. Nënkupton dorëzim përballë atyre që duan tjetër shtet, tjetër shoqëri – atyre që duan shtet islamik e shoqëri mesjetare.
Kur shteti koketon me ekstremistë, ata nuk e kanë frikën e ndëshkimit nga ligji për aktet e turpshme dhe të tjera të rrezikshme që bëjnë. Kur udhëheqës të shtetit koketojnë me ekstremistë, këta të dytët ndihen rehat në realizimin e qëllimeve të veta, qëllime këto që nuk kanë të bëjnë gjë me respektimin e sistemit të cilit i takojnë.
Ajo që ndodhi në Kaçanik u dënua zbehtë dhe vetëm nga individë. Nuk e pamë as dëgjuam ndonjë reagim institucional. Të jetë e rastësishme – zor të besohet. Edhe në këtë rast institucionet heshtën, duke vazhduar koketimin me ekstremistë. Policia e bën punën e vet, por reagimi i institucioneve do të duhej të jetë i vendosur dhe i pakompromis ndaj të gjitha veprimeve të rrezikshme. Institucionet e zgjedhura nuk janë aty për t’u dorëzuar përballë ekstremistëve të të gjitha ngjyrave dhe presioneve të të gjitha llojeve, por janë për të mbrojtur ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e vendit.
Fatkeqësia është se nuk ke çfarë të presësh nga tipat që para se të koketojnë me ekstremistë, bashkëjetojnë me hajni, korrupsion e krim të organizuar. Por, po, duhet ngritur zërin shoqëria, e cila në asnjë mënyrë nuk duhet të lejojë rrezikimin e të ardhmes së vet. Dorëzimi përballë ekstremistëve nuk bën të ndodhë. Ne nuk duhet lejuar të ndodhë.
*Express
O Imer! A ka burra Kosova? Po cfare shteti thua? A keni arme? Thika dhe hanxhare a keni? Po prejuani mishin e bojuani copa copa.
Le ta bojne ketu ne Shqipni, po jua shqyejme bythen me shpaten e Skenderbeut…
A e kuptoni se sa te drejte ka patur ENVER HOXHA,qe zhduku FETE dhe KISHAT E XHAMITE???
FEJA ESHTE OPIUM(droge) per popullin,ndaj ajo kurre nuk i ka sjelle njerezimit ndonje te mire vec FATKEQESIVE,PERCARJEVE DHE URREJTJEVE!!!
Skenderbeun,fondamentalistet islamike nuk e quajne HERO KOMBETAR se nuk ishte MYSLIMAN,ndersa SHQIPTARET E JUGUT TE SHQIPERISE ,ju kosovaret i quani GREKE!!!
Per kete percarje KRIMINALE ka luftuar edhe ARMIKU E TRADHETARI I KOMBIT SHQIPTAR,SALI BERISHA,qe ju e mbani per hero,megjithese FURNIZOI TANKET SERBE ME NAFTE per te gjakosur UCK-ne!!!
Por ju kosovaret udhehiqeni nga BAJRAKTARIZMI DHE ISLAMIZMI ,prandaj KURRE NUK KENI PER TE BERE HAJER!!!
Ju edhe nje NJERI TE URTE,qe kishit ne Kosove e detyruat te STREHOHET ne Shqiperi si ne kohen e PUSHTIMIT NAZIST!!!
HARRAM I PACI TE GJITHA!!!
PENA E KETIJ GAZETARI DUHET TE JETE PENE BUSULLE E TE GJITHE GAZETAREVE MATAN KUFIRIT …GREQIA PAGUAJTI MILIONA DOLLARE NE HOLLIVUD PER TE KRIJUAR MITIN E ELENES SE TROJES…ODISEUT DHE JA ARITI QELLIMIT AQ SHUME SA ROLIN E ULIKSIT TE ODISEU E LUAJTI BEKIM FEHMIU SHQIPTAR VELLAI I ATYRE DY GJAKPRISHURVE QE ZUNE ME SHPULLA MERMERIN E SKENDERBEUT …NDERSA NE KOSOVE E MAQEDONI PO BEJNE GARE TE CMENDUR SE KUSH ESHTE ME I ZOTI PER TE CMITIZUAR EDHE ATA PAK HERONJ QE MUND TE MBUREMI NE SI KOMB.. U DUKET NE MODE TE SHAJNE ORIGJINEN E TYRE POR HAROJNE SE EDHE ATE ( TRIMERI) E KANE TE TRASHEGUAR NGA TRIMI SKENDERBE ….
Z.Imer,ti e the se jane bere mashtruar per nje grusht votash te besimit primitiv arab.Ketu eshte edhe problemi.Perggjegjes per te gjitha keto marrezira,eshte Hashim Thaci i cili i ka ne koalicion keta qener arab te Kacanikut vahabit.Jashte kjo Qeveri dhe gjerat do ndryshojne qind per qind.