Ka dy ditë që në Itali, në një port të Reggio Kalabrias, ka nisur operacioni i demontimit të armëve kimike të Sirisë. Duke lexuar raportimin e gazetës “Corriere della sera” për këtë operacion m’u kujtua gjithë ajo potere e madhe që bënë shqiptarët për armët kimike dhe refuzimi i detyruar i Kryeministri Rama. Që në atë kohë dhe vazhdimisht kam qenë i bindur se ai operacion ishte një shenjë vlerësimi për Shqipërinë, ishte një mundësi që edhe ne të bëheshim një vend i madh. Mirëpo ne mbetëm një vend i vogël dhe llafazan. Po ta lexoni me vëmendje atë që po ndodh këto dy ditë në Itali, do të shihni se ajo që aletatët tanë kërkuan nga ne, ishte vetëm të vinim në dispozicion një port sa të bëhej transferimi nga një anije në një tjetër i ngarkesës me armë kimike. Mirëpo ne u shfaqëm me mentalitet dyshues dhe konspiracionist. Ne treguam se ishim një vend i parritur. Si ka mundësi që Bepe Grillo, opozitari anarkist dhe antieuropeist nuk bëri demonstrata në Itali për të kundërshtuar këtë operacion? Ndërsa këtu te ne protesta kundër armëve kimike u kthyen gati një sport nacional dhe ne u shfaqëm si një popull folklorik.-I.Z
Prej dy ditësh në portin Gioia Tauro në Itali ka filluar operacioni i transferimit të ngarkesave të armëve kimike siriane nga anija daneze Ark Futura, që ka mbërritur në agim të ditës së mërkurë në anijen amerikane Cape Ray, shkruan gazeta “Corriere della Sera” dhe i shoqëron këto raportime edhe me pamjet nga ai port. Një vinç ka ngritur ngarkesën e parë rreth orës 8 prej Ark Futurës dhe e ka mbështetur mbi një platformë që e ka zhvendosur afër Cape Ray-it, mbi të ciën është vendosur pastaj një tjetër vinç. Të dy anijet janë vendosur në mënyrë të dukshme në portin kalabrez, vijon gazeta italiane. Tre kontejnerët e parë që u transferuan ishin ato që përmbanin ipirit ose gaz mostard gjithsej 20 ton. Pastaj dora– dorës do të zhvendosen edhe 75 tonelata të tjera që përmbajnë nënprodukte të gazit sarin. Operacioni ka nisur pasi ekipi u inspektorëve të Organizatës Botërore të Ndalimit të Armëve Kimike, ka kontrolluar ngarkesën; gjithë procedura e transferimit të kontejnerëve përmban 570 tonelatë gaz toksik në gjendje të lëngshme. Gjithë kjo punë do të realizohet nën vëzhgimin e këtyre inspektorëve. Në anijen amerikane do të zhvillohet trajtimi i idrolizës që do të neutralizojë armët kimike të ardhura nga Siria. Janë gjashtë inspektorët e pranishëm në port. Katër prej tyre do të ngjiten në bordin e anijes amerikane në përfundim të operacionit dhe do të ndjekin procesin e neutralizimit gjatë gjithë periudhës së nevojshme. Në fund të qershorit, vijon gazeta italiane, Ark Futura kishte marrë nga porti sirian i Latakias, ngarkesën e fundit të armëve kimkie të regjimit të Damaskut, prej të cilave gaz mostard dhe lëndë të parë për prodhimin e gazit nervin, sarin. Operacioni i ngarkimit dhe i shkarkimit të kontjenrëve nga anija anija- kargo daneze në atë amerikane do të zgjasë 20 dhe do të kryhet nga 30 punonjës të specializuar me anë të një vinçi të madh, për të cilin porti kalabrez është i përshtatshëm. Kur e gjithë ngarkesa të jetë imbarkuar në anijen amerikane ajo do të dalë në det të hapur për të arritur më pas në ujërat ndërkombëtare. Trajtimi i gazit do të zgjasë 60 ditë. Skoriet më pas do të dërgohen në Teksas dhe në disa site europiane ku do të trajtohen si mbetje industriale deri në përpunimin e tyre të plotë. Mbeturinat e përpunuara që dalin nga çmontimi do të shkarkohen në tokë, në vendgrumbullime mbeturinash që janë të specializuara për depozitimin e materialeve të rrezikshme. Autoritetet amerikane kanë siguruar që gjatë procesit të demontimit, në atmosferë dhe në det nuk do të lëshohet asnjë substancë e rrezikshme. Në Gioia Tauro janë përforcuar masat e sigurisë. Të gjitha rrugët që të çojnë në port janë bllokuar nga policia. Ministri i Ambientit të Italisë Gian Luca Galletti ka arritur në prefekturën e Reggio Calabria, ku të martën është vendosur qendra e monitorimit dhe e kontrollit të këtij operacioni. Në mesditë është parashikuar një konferecë shtypi në sheshin e kapitenerisë së portit. Ndërkaq në Twitter, ministri ka shkruar: “Kontribut krenar i Italisë për sigurinë ndërkombëtare, operacion transparent dhe i sigurtë për ambientin”.
Marrë nga “Corriere della Sera”, 2 korrik 2014-07-02
Përgatiti në shqip: Ilir Yzeiri
– ja kaq do te ishte o njerez te marre …po shqiperise do ti ngelej krenaria dhe dinjiteti ne bote … po nuk donte ILIR META , qe i pari doli dhe tha se shpatullat tona nuk e mbajne dote kete pergjegjesi pa doli BLUSHI , nje politikan koti , pa dualen rrufian te tjere , specialist te manipuluar , pa na doli dhe BERISHA .. e te gjithe kishin nje synim ….. ne asnje menyre kjo marveshje , se EDI RAMA , behet i pa konkurushem ..
homeri,
Nuk e lexova shkrimin lart, sepse sot ne tv italjan La 7 pashe se ne portin italjan Gioia Taro u shkarkua nje anije daneze me arme kimike siriane.Pastaj keto arme u magazinuan ne port. Keto arme kimike do te ngarkohen pastaj te gjitha ne nje anije gjigande ushtarake amerikane e cila do te beje ne oqean pastrimin e tyre. Pra eshte gabim njoftimi se do te pastrone ne Itali. Ato do te mblidhen ne portin italjan dhe pastaj do ngarkohen ne anijen gjigande amerikane qe do te beje pastrimin ne det.
Ndersa amerikanet donin qe armet kimike te neutralizoheshin ne vendin tone, ndersa tani ata vete do ti magazinojne armet ne Itali dhe pastaj te gjitha do ti ngarkojne ne nje anije amerikane dhe do neutralizohen jo ne itali por ne det.
Plaku,pak a shume kete lexova dhe une ne titujt e mengjesit,sipas akordit qe kane bere muaj me pare,akord qe neve shqiptareve nuk na u propozua keshtu,per hir te se vertetes.Tek ne lendet(jo armet)do futeshin ne territor dhe rrezikshmeria ekzistonte.Une kam thene me bindjen time se procesi mund te behej dhe behet,se eshte proces invers,sic krijohen ashtu edhe zhbehen,por nuk e di nese ushtria ka ato kompetenca dhe profesionalizem qe ka pasur.Ne fakt edhe ne Itali pati reagime,ndaj u zgjodh trajtimi ne det te hapur.Claus me tha se po merresh me nje liber,ku ke permbledhur citatet e Edit,besoj se per ta botuar nuk do hash dynjane duke kerkuar sponsor…(E kam me shaka,mos ma merr keq).Te uroj gjithe te mirat,qofshi mire familjarisht
— zhurma ishte e tille , por amerikanet kerkonin nje vend stokazhi ne nje shtet te sigurt …. pastaj ne se vendosej nje impiant i pershtateshem mund te pirolizoheshin tek ne , ne te kundert do te shkonin ne amerike …. kerkesa ishte te largoheshin sa me pare nga siria..
Ishte nje Sazan qe doli ne protesta.
Nuk ka ndonje sistem gjobash per keta minj qe prishin pune?
Ai sistemi i kaluar kishte ate “Agjitacion dhe Propogande”, qe ta gjente klecken kur nuk kishte ligj per ato qe beje.
Ky fakt qe Italia i pranon, dhe Shqiperia jo, eshte per te vene duart ne koke.
Kush e sabotoi kete marrveshje me Ameriken?
Ata qe protestuan kundra armeve kimike qen disa shqipfoles qe mir paguhen nga qarqet e huja sepse vendeve fqinje nuk ju interesonte qe shqipria te merte nje merit qe i takonte anti shqiptaret do jen aty per cdo gje qe mut te jet emir per shaqiprin ata nuk protestoin po te vin muxhahedin ata do jen aty per cdo gje.vetem keq eduan ate vend
Po ku e lexuat ju, more zotëri, që armët kimike të Sirisë po i neutralizon Italia??
Lexoni lajme tamam ju, apo shikoni filxhanët?
Ato kaluan nga anija daneze në atë amerikane. Kjo ndodhi në Itali. Destinacioni i tyre është Angli, Gjermani dhe Finlandë pas një hidrolize që do bëhet në det afër Kretës.
Pastaj, “vend llafazan” është shprehje klubi, si mund të përdoret në një titull gazete!?
Une nuk e di se c’fare shkollimi ka ky zoteria artikullshkrues por cilido qofte niveli i tij akademik ai kurresesi nuk ka te drejte te fyeje nje popull te tere me nofken llafazan. Nuk e di se cili eshte meraku i tij qe armet kimike nuk u zberthyen ne Shqiperi , te behet i mire me Amerikanet, te shitet me katolik se papa tek Europianet apo thjesht e ka inatin me ne shqiptaret. Thone se qeni leh aty ku ha e ne Shqiptaret s’kemi nevoje per qen te tille. Artikull shkruesi thekson diku se Amerikanet kane dhene garanci se demontimi nuk do lere pasoja ne det dhe ne ajer. Une vetem nje pyetje do ti drejtoja zotit Ilir: A e ke idene ti mor mik se c’do te thote te zberthesh kimikisht LHL te tipit Sarin apo flet ashtu kot sa per te bere show. Edhe antibiotiket qe jane destinuar per te sheruar dhe kane effekte anesore negative ne trupin e njeriut kur ato zberthehen ne gjak imagjino effektin e lendeve helmuese luftarake qe jane ndertuar per te shfarosur jete njerezore.Sa per Italine besoj ky miku e di qe ate mafia Italiane ka kohe qe e ka kthyer ne nje kosh plehrash keshtu qe atyre s’para u ben me pershtypje. Nje keshille mund ti jap zotit Ilir: Kur nuk mundesh te besh dicka te mire per vendin tend me mire hesht.
Ju skipetaret duhet te perpunoni gazin-pordhe SALI !
T’a paskan perkthyer keq nga italishtja Ilir evlat. Gazeta e nderuar italiane na llafos per trasport nga nje pampor ne tjatrin pampor e nuk na llafos per xhephanete siriane qe sajdisen neper portet italiane.
E kur do te vije ajo dite qe gazetari te beje gazetarin dhe jo hidraulikun, muratorin, inxhenierin, fshesaxhiun, mjekun, politikanin, fshatarin, kimistin, fizikanin, ushtarakun, marangozin e ku di une tjeter? Kur do te vije ajo dite qe secili te beje me perkushtim, dedikim, profesionalitet dhe etike punen dhe detyren e tij?!?
Gazetar o gazetar, informohu dhe informo, secili te jete i lire pastaj te vleresoje dhe nxjerre konkluzionet e veta. E nese edhe ti, si qytetar i lire deshiron te shprehesh konkluzionet e tua, do te jesh i mirepritur nga publiku, por pa cinizem dhe ironi qebaptoresh, pa dizinformim, keqinformim e deformim te realitetit…
He me paç uraten.
Nofke me te mire se ajo qe thote artikullshkrusi nuk ka se si te jete me i mire se kaq. Jetoni me politiken tuaj boshe ku te gjithe tregohen te mencur
Shoku Ilir mos u merr me gjera qe nuk ke kapacitet per t’i kuptuar, te lutem. Ti je nga ata tipat qe ambasada amerikane te shkarkoi si artikullshkrues nga nje gazete, sic eshte nje e tille e rendomte Shekulli. Le pastaj te merresh ti aq seriozisht, dhe artikulli i gazetes nuk eshte i cituar plotesisht, ajo ndalese eshte tranzite, me pastaj lenda e ngarkuar do te nisej ne angli dhe finlande.
shkrimi nga ilir yzeiri eshte shume i sakte na princip.ishte nje mundesi per ti treguar amerikes se po ne shqiptaret te jemi mirenjohes dhe dime qe doren qe te ushqen nuk e kafshojme kurre.e humbem rastinsic thane dhe amerikanet shume ralle te vijne ne dare duo assos ose duo pleq.tani le te lozi me letra te dobta.sa per ballancen mire apo keq vetem te mira kishte kjo histori ne te gjitha nivelet.dhe regjimi komunist kishte futur arme kimike ne shqiperi dhe jetonim me to pa e ditur se as qe nuk kishim mundesine e imformacionit e te votes.nuk na pyeste askush.gje qe ishte me keq se sa bmaltja per pak kohe e ketyre armeve.po ka njeres qe jane lindur ne demokraci dhe nuk dine se cthone.amerika dhe zoti e bekofte shqiperine se per ndryshe na mori lumi me fqinjet tane qe tere jeten na kane sulmuar e goditur.flm.
Ne nje vend ku oponencen teknike e ben njerez banal si Sazan Gur, ku opozita ra pre e konfliktit personal e kryetarit te saj me Ambasadorin e SHBA, ku antiamerikanizmi per here te pare u shfaq ne menyren me te turpshme nga vajzat e ish krimineleve te kuq, ku kryetari i qeverise refuzoi te marr pergjegjesine e nje burri shteti, nuk mund te presesh qe niveli qytetar te ngrihet mbi nivelin banal te politikaneve te saj. Ruleta ruse funksioni ne menyre te perkryer, proamerikanizmi aq i permendur i shqiptareve pesoi thyerjen e madhe. Do te ishte cudi e kunderta, qe politika shqiptare te kapitalizonte mundesine e madhe dhe shqiptaret te dilnin mbi banalitetin e sazangureve te radhes.
ilir ti nuk mer vesh nga kimia dhe ky proces i komplikuar i neutralizimit te LHL. Ketu e teprove tani. Apo nuk ke cfare shkruan dhe do te behesh interesant me gjepura. Ato jane lende te rrezikshme me proces te rrezikshem per tu trajtuar dhe ruajtur.
epo u ngrit populli heroik shqiptar ne deonstrata kunder imperializmit i cili kishte pllane djallezore kunder shqiperise shkemb gtaniti..pishtar buz adrias
haaa shqiptaret
rrotkaret
klyshat e t hujve
qe kafshojn doren e te zotit te tyre
dhe ngelen pa buk perjashta si qener rrugesh masanej
dhe shkojn vrasin njeri tjetrin masanej per 100 euro!!
yyy komb debil!
“Lecca-cullo professionista” i thojne italisht shokut Yzeiri.
Like gazetari eshte bere pishman per shkrimin kunder Arvizuse dhe mendon se duhet te rehabilitoje veten. Me vjen keq qe e ka bere si lopa.
Me ose pa qellim dizinformon duke deformuar informacionin.
Ja kane thene shume mire komentuesit e mesiperm nuk dua te perseris. Oferta per Shqiperine ishte, e thene kjo me arrogance, prepotence dhe si nje gje qe eshte vendosur dhe nuk e luat topi,dhe ne TV nga myteberet e caktuar nga qeveria, qe keto lende do te magazinoheshin ne Fejken ne Malin me Gropa. Kjo ishte rruga me pa kosto per USA dhe me fatale per Shqiperine. Gomeret le te pellasin sa te duan, shqiptaret historikisht kane treguar se jane te mencur vetem ne momente shume kritike te historise se saj. Kete mencuri duhet te tregojme edhe per te tjera gjera.
O servil bythlepires, ketij populli i mer te keqen se nuk i ka fare per tradit llafet dhe kjo eshte e keqa qe e ka lene ketu ku eshte sot.
Ti o bythlepires je i sigurte per ato qe thua?. A ka stabilitet Shqiperia si nje vend kaq i vogel dhe me nji veprimtari te vazhdushme te etheshme te agjenturave greke dhe serbe per te mbajtur kapacitete te ktilla te rrezikeshme?. Kete garanci dhan amerikanet edhe per shkatrrimin e municioneve ne Gerdec por ja qe Gerdecin e hodhen ne ere dhe pikerisht kur Shqiperia u propozua per ne Nato. Sa e sa here ke ne Shqiperi(ne zonen e veriut) hedhje ne ere me dinamit te hekurudhes e te shtyllave te magjistralit te tensionit te larte). Shqiperia nuk eshte nji vend i sigurte per te ktilla gjera se nuk e le rehat agjentura greke dhe serbe.
Jeni bere te gjithe eksperte me ne krye Yzeirin !!!!
Gazetari do te duket interesant por sben gje tjeter vecse nxjerr ne drite sa mjeran dhe i limituar qe eshte.Populli shqiptar tregoi nje pjekuri dhe mencuri te madhe qe refuzoi armet kimike ne territorin shqiptar sa qe i befasoi ideologet e ketij aksioni qe kishin zgjedhur SHqiperine si depo grumbullimi sic bejne me vendet afrikane.Ne itali behet vetem tranportimi nga nje anije ne tjetren e pastaj i largojne .Gazetaret duhet te jene te formuar kur marrin persiper tema delikate , e jo si gazetari i ketij artikulli qe pervecse nuk njeh tematika te tilla te vecanta merrpersiper te ofendoje qendrimin e Drejte te nje kombi te tere.
Si mbas jush Shqiperia dhe Shqiptaret humben rastin ideal per ti treguar botes krenarine e pleraxhiut
America nuk eshte pergjegjse per qendrim double standards te udheheqjes Shqiptare,nga ana tjeter vete USA e ka te ndaluar me ligj
nje aktivitet te tille ne territorin esaje.
18 U.S. Code Chapter 11B – CHEMICAL WEAPONS.