Eshte pothuaj mesnate. Rruget e Plakas, njeres prej lagjeve me te vjetra te qytetit, ngjitur tek kembet e Akropolit, jane te mbushura me te rinj, ata duan te pine, kercejne, por mbi te gjitha ata duan te shofin ate, popstarin me te madh te Greqise, Sakis Rouvas, Apollonin e rilindur. Ai qendron i ulur ne garderoben e tij ne katakombet e salles se koncerteve, nje njeri i zhytur ne mendime, krejt tjeter nga ai ne tribunen e koncerteve, ku ai me kemishe te hapur zgjat grushtat ne qiell, nderkohe qe ai kendon per dashurine.
„Une lumturoj njerezit, ky eshte profesjoni im. Une prodhoj lumturi.“
Sakis Rouvas eshte kudo present, ai hap spitale, mbledh leke per femijet me kancer, qesh nga pllakatat neper mure, luan ne filma, jep konzerte. Ai ka nje imazh te paster, dy femije te vegjel, nje grua te bukur, asnje afere seksi. „ Kur jam ne skene , e ndjej menjehere ne se publiku eshte i gezuar ose i merzitur, qysh prej disa muajsh ne jemi te gjithe depresive“, por ai nuk e pranon kete, ai deshiron te mbushi fansat e tij me gezimin per te jetuar.
„Njerzit vine tek mua qe ata te harrojne hallet dhe une i ndihmoj ata.“
„Greqia ndodhet ne nje tunel“, thote Rouvas, „ ne duhet te behemi perseri te ndergjegjshem, se kush jemi », ai beson ne etiken e Sokratit, ne fuqine e analizes vetiake. „ Ne duhet te jemi me kritike me vetveten. Me te sinqerte.
Ne duhet te pyesim vetvehten : Nga vime dhe ku duam te shkojme?“
Ku pra zoti Sakis ?
„Ne cilesite e verteta te jetes, familie, miqesi“, pergjigjet ai. „Te fitosh leke eshte gje e mire, por une dyshoj ne se kjo te con ne nje jete me te lumtur“.
Ai ka shume miq miljonere, „ata hane Hummer ( nje prodhim deti shume i shtrenjte ) ne dreke, por ata nuk e shijojne ate.“
Sakis Rouvas tregon per femijerine e tij ne Korfus, „ne kishim nje shtepi te vogel, nje kopesht me portokalle, disa domate, kujtoj aromen e tyre, thote ai me ze te ulet, 20minuta me vone ai qendron ne skene nen delirin e fansave.
„Kete arome te domateve nuk kam se ku ta gjej me“ Ai kerkon i deshperuar, „por nuk gjen gje“.
Kur ai ishte per here te pare ne Amerike, ai nuk mund te kuptonte se si njerezit mund te jetonin atje, tek gjithshka e veshur me plastike, ushqimet e industrialisuara, Greqia nuk duhej katandisur keshtu. „Ne duhet patjeter te kthehemi tek domatet“ tha ai, sikur fliste me veteveten.
Marre nga revista „Das Magazin“ maj 2014
“Konzert” letrar :).Sqarimi I fjales konzert….kon con me(bashke), zer ze zhurme pra bashkim zhurmash hahahahaha Meqe ra fjala a mos quhet Koncert?