Ky leksion publik frike që i jepet shqiptarëve, shënon një rikthim në kohët e errëta, që ky vend dhe ky qytet i ka njohur më shumë se një herë në të shkuarën
Kanë bërë një xhiro nëpër Bllok, pa asnjë shqetësim se mos binin në sy. Kanë ndjekur me makinë për disa ditë me rradhë njërin ndër bankierët më të rëndësishëm të vendit, kanë kaluar të pashqetësuar nën dritaret e zyrave të shtetarëve më të lartë të shtetit, para hundës së policëve dhe nën objektivat e disa dhjetra telekamerave që ruajnë zonën më të survejuar të Shqipërisë – e si i kanë bërë të gjitha këto, kanë vrarë me gjakftohtësinë më të madhe Artan Santon, në derën e bankës së tij. Ky ka qenë itinerari i dy vrasësve, të cilët të gjithë i shohim sesi janë fotografuar të hipur në motor dhe me xhupa e skafandra të errëta, por askush nuk ka ende një ide se cilët janë, ku fshihen, pse e bënë atë krim mizor dhe pse aq hapur e në mënyrë sfiduese.
Santon mund ta kishin vrarë pas shpine, teksa dilte nga banesa ku jetonte, mund t’i kishin punuar mjaft lehtë një rreng që të dukej si aksident makine, apo mund edhe t’i kishin vënë ndonjë eksploziv poshtë makinës apo në derën e apartamentit. Ky repertor makabër aplikohet rëndom në rrugët dhe qytetet e Shqipërisë, aq sa nuk përbën më lajm. Por jo, kanë dashur ta vrasin në sytë e të gjithëve, në derën e biznesit të tij, në mes të ditës dhe në vendin me trafikun më të rëndë të njerëzve dhe makinave.
Ikja nga kjo botë e një njeriu të mirë, e një profesionisti të dalluar dhe një qytetari nga ata të vërtetët, është kurdoherë një lajm i dhimbshëm. Për ne që e njohëm, por edhe për ata që i kanë dëgjuar vetëm emrin. Çeshtja është se vrasja e Artan Santos, ashtu siç na u përplas të gjithëve në fytyrë, ishte jo vetëm një tragjedi dhe një akt makabër, por edhe një akt i madh e publik arrogance e krimit, kundër shtetit. Zgjodhën ta ekzekutojnë dhe njëherësh, të na japin të gjithëve një mesazh: nuk jeni askund të sigurtë!
Ky leksion publik frike që i jepet shqiptarëve, shënon një rikthim në kohët e errëta, që ky vend dhe ky qytet i ka njohur më shumë se një herë në të shkuarën. Pak ditë më parë policia e shtetit arriti një sukses spektakolar dhe unikal, në disiplinimin e një fshati ku ligji dhe shteti sfidoheshin prej shumë vitesh. Por ja që t’ja dalësh mbanë në Lazarat, nuk mjafton. Ja që siguria e njerëzve dhe rendi publik duhen kuruar çdo ditë. Ja që duhet luftë e vazhdueshme dhe e pakompromis, me dispozitivin e madh të krimit, që godet sa herë që gjen mundësi dhe hapësirë. Ky është ligji i pashkruar i një bote të pasigurt ku jetojmë. Është e vështirë që sot, pas atyre përjetimeve pozitive të ditëve të fundit, opinioni publik të përballet me një ngjarje të rëndë si kjo.
Vrasësit e Santos kanë vrarë, bashkë me bankierin e ndjerë, edhe autoritetin e shtetit. Është e vërtetë se asnjë shtet nuk mund të ruajë me polic pas shpine, çdo qytetar të këtij vendi. Nuk e bën asnjë vend i botës, sado i pasur e i zhvilluar qoftë. Por një shtet nuk duhet t’ja lejojë kurrsesi vetes, që të sfidohet kaq hapur nga krimi. Është momenti për të treguar me forcë dhe sa më parë, se kjo nuk ka ndodhur në mënyrë të pakthyeshme./JAVA
krime,krime,krime……dhe perseri krime!!!
nje bourdhelo e vertete……….
– bota e krimit nuk ka pune me qytetaret e thjesht , ajo vepron brenda saj kur duhet vepruar…
Eshte e vertete! Asnjehere nuk ka ndodhur qe te vritet nje qytetar i zakonshem per ndonje motiv te mjeftueshem, veçse per motive banale ose rastesore, sepse prej tij askush nuk perfiton. Krimet te ketyre permasave, si rasti Sanro, kane ndodhur dhe do te ndodhin ne te gjithe boten, sepse ne keto nivele thurren interesa te jashtezakonshme, ne rradhe te pare financiare por edhe politike. Kujtojme ate me te bujshmin, rastin Kenedi. Jo per te anashkaluar shqetesimin e autorit, por te thuash eshte vrare shteti eshte shume. Shteti kur do e kap lepurin me qerre, kur nuk do, ndodhin keto raste midis te fuqishmeve. Ata po, le t’i therresin mendjes. Tek ne ka me shume bodiguarde sesa ofiqare! Pse gjithe kjo frike? Pse nuk ka kaq te tille ta zeme ne Suedi? Edhe aty ka episode te kesaj natyre, por ama qe kryhen nga te papergjegjshem. Mafia eshte tjeter gje. Asaj i shpeton, ose ajo luftohet, vetem kur segmente te caktuara te shtetit nuk jane pjese e saj.
Ka te drejte Shinasiu qe ju quan :Paria kriminale e Tiranes.Tani po perzieni shqiptaret per gjithcka banale qe beni ,pesoni ,apo ndjeni ju plehrat toksike te budallokracise shqiptare.Ai qe u vra nuk ishte njeri nga ne ,ne nuk jemi bankjere.Ai qe u vra ishte njeri I mire por jo me kriteret tona ,ne nuk korruptojme ,nuk vjedhim ,nuk nxjerrim njeri ne rruge.Ata qe e vrane nuk jane si ne ,ne nuk vrasim.Edhe ju qe frikcoheni nuk jeni si ne se ne nuk kemi frike.Nga kush e perse.
Sic e sheh ne shqiptaret jemi vec spektatore e kete histori ,si ne nje filem te ngadalte e te rendomte.
ske qene kurre gazetar ti o minxhox, por sejmen i ps=ppsh. kthim ne kohera te erreta? cfare do te aludosh qe shqiperia i ka kaluar edhe here te tjera keto caste?? mos do valle te na lesh te kuptojem se santo ka qene i persekutuar politik dhe ska lidhje takemi i punisto ppsh -istave me krijimin me e ketyre lavatriceve si banka kredins??? mos do te na krijosh idene se berisha u be i djathte e demokrat dhe nuk eshte takem sy yt ate dhe ti bashke? Nuk ka per tu marre vesh kurre kush e vrau santon. nese do merret vesh ndonjehere, patjeter do e kesh marre vesh edhe ti qe ske qene kurre gazetar, por vec bir i tyteti
O Skënder; Kenedi u vra por Shteti nuk ra.
O Skënder; kush e vrau President Kenedin?
MEndoj se kjo tragjedi ka nje pergjegjes direkt. i cili duhet te jete Sherbimi Informativ Shteteror .Ky autoritet shteteror ose duhet te gjeje vrasesit dhe urdheruesit e tyre , ose te jape pergjegjesi qofte dhe per mefshtesi dhe paaftesi dhe duhet te nenshkonen e shkarkonen nga ky institusio i cili eshte “Sistemi nervor i shtetit ne kete sektor “
Ju keni shume te drejt Mr: Skender Mingjozi te analizen qe i beni ketyre ngjarjev tregjike dhe thirrjne per mosperseritjen e tyre.
Edhe ne te kaluaren kane ndodhur por nga frika nuk kane folure sepse te priste etiketa armik,i pa knaqur,kulak i deklasuar, i priste shpata e luftes klasave burgu,internimi.
Po flasim per shtetin e ri demokraci popullor
Me qemal stafen edhe sote lakohet vdeja.Po ashtu e Mustafa Gjinushi,
Fill pas lufte nje oficer madho komandant i njesive te mdha partizane ne Kosov e shqiperi Major Veli Niman Doci u menjanua qysh gjat luftes vetem pse kerkonte te drejten e Kosoves per vet vendosje nga PKJUGOSLLAVE e PKSH(kishte nenshkruar REZOLUTEN E BUJANIT,ishte antar i shtabit ushtarak e Kshillit pergjithshem te kosoves e rrafshit dulagjinit qysh vjesht 43)
Pas clirimit me gjithse nder oficerat me te pragtitur te asaj kohe(shok me Bedri Spahiun ,Ali Shefqet Shkupin, Asim Vokshin Prek Gjto Ulin ,Mehmet Bajram Bajraktari Rifat Latif Berishen,Qemal Stafen,Zef Malen,Koco Tashkon,Ramadan Citakun,Nako Spiron,Dali Nderun,Gjin Markun,Zija Dibren) e lane ne dispozicion,komandant batalioni paraushtarak ne shkoder,ne rrugen Kukes- Peshkopi,deri sa me 28 tetor 46 e vrana tragjikiht ne prapa sken ne menyre enigmatike ne mes te Tirenes ne mes te dites tek sahati, sajuan vdekje aksidentale Cduken cdo gjurme.
PKJugosllave me anen e Udb-ja e kan ndjekur prapa si hije ne Kosov e ne shqiperi.
Po sa vrasje te tilla makber jane bere ne ate demokraci dhe ne demokracin e trazicionit te trazuar te sterzgjatur pas viteve 90.
Pra kjo esht metode pune e Mafjes shteve fqinje me bashkpuntoret e tyre,breda shtetit.
Ket lloje vrasjesh tragjike jo vetem qe likujdojn jet njerzishe e tragjizojn familjen por bejn dhe presion ne opinion per PA SIGURI
Shteti duhet marr masa e modernizojn policin qe ne rast aksidentesh te lidhet menjer sistemi i policise i gjith RAJONIT.
KAM VETEM NJE PYETJE PER ZOTIN MINGJOZI ME GJITH RESPEKTIN E MADH QE KAM PER JU SI ANALIST DO TE SHTROJA PYETJEN .CDO GJE MUND TE KETE NE SHQIPERI POR VETEM SHTET NUK KA .MUNGESA E SHTETIT FILLON QYSH PARA 23 VJETEVE .QYSH KUR FILLOI KOHA E RRUM PALLES QE NE GJUHEN MODERNE QUHET DEMOKRACI.
Perse e vrane ne menyre kaq spetakolare ?
Perse treguan kaq kurajo me motorra balle per balle??
Ky eshte skenari i ndonje skicofreni me grada te larta ne qeveri.
I cili kishte menyra te ndryshme eleminimi ,por ky model i ka pelqyer
me shume .Nqs Santo ishte i perlyer ,perse nuk e futen ne burg ???
Vrasesi ka nje emer ,por motivi kush te jete valle ?????
Eshte e vertete o Minxhoz qe bashke me Santon kane vrare edhe autoritetin e shtetit. Vecse duhet bere nje saktesim : Autoritetin e cilit shtet ? Shtetin e atyre qe bejne :
“dallavera neper zyra,dallavera ne Pazar
dallavera me te huaj dallavera me shqiptar”
Apo te atyre :
“Hani pini dhe rrembeni
Mbushni xhep e mbushni arka
Te pa breke ju gjeti dreka
milioner ju zuri darka”
Kjo pune eshte marre vesh qe heret, qekur nuk dihet se nga kush, Tirane nje fshat mese i humbur “behet” kryeqytet si e si te jete ne qender te shqiperise londineze,pra pa Kosove, Camesi,e trojet e tjera shqiptare.
PER KETE SHTET E KENI FJALEN ?
Shteti I ngjan shtepise se Nastradinit.ndersa shtepine e nastradinit e drejtonte era shtetin shqiptar e leviz mafia e cilia Ben ligje e ndryshoni kushtetuten sipas interesit te vet dhe bile te vret dhe plumbat te vine nga drejtim I paditur.Dhe kjo vrasje si gjithe te tjerat do mbyllet me procedure.Shteti do rroje dhe do te jete me I forte se ai eshte vete mafja.Me vjen keq per Santon por akoma me shume me vjen keq per ata qe ekzekutohen per nje llaf dhe kin te pangrene.Keta ne 23 vjet Jane me mijra.Hiquni politikaneve rrojet qe te deshmoni dhe te luftoni per siguri
Skender.Analiza jote eshte e drejte.”Mosmarveshja”shqipetare,Injoranca shqipetare,Te pa gdhendurit shqipetare, jane disa arsye qe shqipetaret nuk jane si gjithe bota e qyteteruar.Arsyeja me e madhe eshte se shqipetaret po jetojne ne fashizem qysh prej 100 vjetesh.BE e di kete dhe ua dha dorenshqipetareve kudo.Fashizmi feudal shqipetar,fashizmi i hajdutit zog,fashizmi i enver hoxhes,fashizmi i Nanos,Islamit,Meidanit,Fashizmi i hajduterise te grupit te sali berishes e kane drobitur shume shqiperine,aq sa nuk mundet nga njers brenda shqipetareve t endertojne nje shtet,demokraci te vertete.Shqiperia mund te behet mire vetem ne qofte se plehrat fashiste digjen te gjalle.Te gjithe shqipetaret kudo ne bote e dine qe Santon,Hajdarin,Olldashin etj e kane vrare Liri berisha dhe sali berisha.Pse keta plehra nuk digjen te gjalle?Shqipetaret dhane nje milion plumba per te vrare grupin fashist te berishes dhe plehrat e tin ne drejtesi dhe ne Keshillin e Larte te Fashizmit me nishanin ne krye.Cfare pritet?Kjo situate ka ndodhur edhe ne vende te tjera te botes,por shteti nuk ka pritur nga plehrat e drejtesise.