Ndjesa dhe hakmarrja e përjashtojnë njëra- tjetrën

3 Korrik 2014, 19:47Blog TEMA

Nga Magdalena Ramohito

 

Bota është e njëjtë për të gjithë. E mira dhe e keqja, mëkati dhe pafajësia ecin duke u mbajtur dorë për dore. Edhe sikur të duash t’i mbyllësh sytë duke e fashuar njërin sy, për të parë gjysmën e botës, është njësoj sikur kërkon të ecësh i sigurt mbi humnera.

Unë e di se shumë njerëz do të donin të diskutonin mbi këtë temë. Unë mendoj se edhe fjala më trashanike, është më dashamirëse se heshtja. Njerëzve që heshtin, thuajse u mungon shpesh finesa dhe dashamirësia (i përjashtoj ata që flasin pa emër dhe pa fytyrë të zbuluar).

Heshtja është një formë gëlltitje, është sigurisht shprehje e një karakteri të keq, që shkatërron shëndetin personal, por në të njëjtën kohë tenton t’i prishë qetësinë njeriut që flet, sado trashanik të jetë ai në idetë e veta.

Të gjithë ata që heshtin, ose “flasin” të fshehur, janë pa diskutim dispeptikë (njerëz që kanë stomak të dobët, që e tret keq ushqimin).

Siç shihet, nuk më pëlqen ta shvleftësoj trashamanësinë, ajo është pa diskutim forma më e hidhur e kundërshtimit, dhe në mes të kësaj zbrutje moderne, një nga virtytet tona kryesore.

Sot shoqëria jonë është shumë e polarizuar.

Në fakt nëse do isha e pasur, do të isha me fat të bëja ndonjë gabim.

Ndërsa Zoti (për ata që e besojnë ekzistencën e tij) po të zbriste në tokë, nuk duhej të bëntë asgjë tjetër veç padrejtësisë.

Në këtë jetën tonë të përbashkët, përfshi edhe atë të prindërve tanë, për shkak të luftës, që nuk është me vend ta gjykosh sepse e shkuara nuk kthehet kurrë, me gjithë ekzagjerimet, gënjeshtrat dhe zagarët përfitues pa dhënë as më të voglin përfitues, pati vuajtës të “fajit” dhe njerëz që kryen gjera të këqija në kurriz të tyre pa as mëshirën më të vogël.

Në këto 23 vjet, njerëzit që kryen këto të këqija nuk na zhgënjyen asfare pse nuk morën përsipër, të paktën fajin dhe jo dënimin. Sepse vetëm marrja përsipër e fajit është hyjnore.

Vetëm marja e fajit do të shëronte shumë plagë… ndërsa ndjesa, sikundër edhe hakmarrja, nuk do të kishin ndonjë efekt praktik, sepse të dyja e përjashtojnë njëra- tjetrën, përderisa faji është bërë e ai nuk mund të shkrijë duke e vendosur mbi një copë akull; ai ngrin, siç ngrin vuajtja, siç ftohet në frigorifer marrja përsipër e fajit.

Por ata që bënë krimin monstruoz duke shkatërruar ëndrra rinore, të pakthyeshme për 50 vjet rrjesht, në këto 23 vjet e kryen të keqen për herë të dytë, bërë për të lindur një shpirt i vdekur.

14 komente në “Ndjesa dhe hakmarrja e përjashtojnë njëra- tjetrën”

  1. agimi says:

    Uf sa e lodhshme dhe e pakuptueshme! Çorbe komplet.Kjellohu njehere pastaj “shkruaj”!

    1. Pellazg says:

      ta shkrofsha mbi kapak o “Agim”

  2. shqip says:

    ME MIRE DO THUHEJ ,NQS NUK BEN DOT MIRE ,TE PAKTEN MOS BEJ KEQ.Mirpo jo vetem te bejne keq ,por nuk ngopen duke te bere shume keq edhe pse ke bere mire.Ndjese jo vetem nuk kerkojne,por nuk duhet as ti tu kerkosh pse-ne se me keq do gjesh.Shqiptari kunder shqiptarit me keq se kafsha,por kafshe shqiptare.Futu ne ndonje kishe a xhami se sgjen prehje me njerezit e gjalle,por me heshtjen.I lexoj me qejf shkrimet tuaja Z.Magdalena.Urime!

  3. elinor says:

    “Vetëm marja e fajit do të shëronte shumë plagë… ndërsa ndjesa, sikundër edhe hakmarrja, nuk do të kishin ndonjë efekt praktik, sepse të dyja e përjashtojnë njëra-tjetrën, përderisa faji është bërë e ai nuk mund të shkrijë duke e vendosur mbi një copë akull; ai ngrin, siç ngrin vuajtja, siç ftohet në frigorifer marrja përsipër e fajit.”

    Lexoni cfare fjalie si sallate ruse! Edhe psikologet me te mire nuk arrijne t’ia bejne diagnozen personit qe e ka shkruar. E trishtueshme!

    1. Leo says:

      Shqiptaret te marin persiper fajin??? une do ju kerkoja te pakten gjysmen e fajit…Por zonje e nderuar ata qe bejne te tilla monstruozitete jane pa zemer ata jane njerez te kurdishem si KILLER

      SHUME RESPEKTE

      ps. qetesine e kemi sepse jemi ne paqe me vete e me zotin

  4. Eagle says:

    PAQE ESHTE PER TE GJITHE E BUKUR (BESOJ)
    POR QE PAQJA TE JETE REALE ,MINIMUMI FAJTORI
    DUHET TE PRANOJE FAJIN DHE TE MOS E PERSERISE ATE.
    PAQJA VJEN NGA SHPIRTI (U SHEROFSHIN SHPIRTRAT
    E HELMUAR NGA LIGESIA,,ZILIA ..,…………………………………)
    RESPEKTE MAGDA PER TRAJTIMIN
    FISNIKOFILOZOFIK TE TEMES

  5. Pellazg says:

    Ju lumte goja zonja e nderuar! Ju besoj se keni reference “Shakane” e Kunderes, i cili thote se fajin nuk e shlyen as ndjesa e as hakmarrja. Kete e kupton mire ai qe e ka hequr ne kurrizin e tij dhe une ju kuptoj kur ju enderroni, sikur ATA te marrin fajin persiper, faj, te cilin e perseriten edhe keto 23 vjet mbi te njejtat familje e persona e me te njejtet informatore…. Na vdiqen njehere shpirterisht deri ne ’90 dhe na “ngjallen” ne ’91 per te na vrare prape!!!

    Une keshtu e kuptoj kete esse.

    megjithate e pershendes komentuesin e mesiperm, se paqen e gjejme tek vetja dhe tek zoti, por do te thosha edhe tek arti.

    Ju lexoj shume, shkruani per te gjitha shtresat dhe i meshoni bashkimit te popullit kunder se keqes!!!

  6. Atdheu im SHQIPERIA IME says:

    Ej. elinor sa i fikesuar je me ruset(sallate ruse)
    Ej SHQIPERIA do rilinde do ringrihet do rindertohe
    Ej jo vetemfizikisht por dhe shpirterisht,
    Ej hape mendjen e shkuara ka plage dhe po su sheruan
    Ej do ngelet helmi ne shpirtrat e vegjel si ty,te shkuara
    Pershendetje nga Amerika

    1. elinor says:

      Eshte permbytur Amerika nga vershimi i idioteve!

  7. Sh. says:

    Madame Ramohito !MARRJA E FAJIT ESHTE MOTER ME NDJESEN ATO NUK I
    PERJASHTON AS ZOTI,

    1. Pellazg says:

      Motra jemi, po shoqe sjemi i nderuar.

      Ndjese se te shkela kemben!!!

      Jam fajtor per vuajtjet qe te kam shkaktuar!!! eshte me te vertete hyjnore!!!

      Ndjesa nuk e fshin fajin.
      Hakmarrja gjithashtu.
      po marrja e persiper e fajit e lehteson shume barren..

      Ju i kuptoni keto me mire se une, por ne Shqiperi nuk ndodh

      1. Sh says:

        Per Pellazgun !NDJESA ESHTE MARRJE E FAJIT !
        Heshtja dhe hakmarrja jane te pafaleshme .

        1. Pellazg says:

          Atehere, nese dikush me kerkon ndjese qe me ka shkaktuar dhimbje dhe vuajte duke me nderprere jeten ne mes kjo eshte e kote, siperfaqesore, sepse faji i ketij njeriu eshte aty i misheruar tek une. Edhe hakmarrja nuk vendos asgje ne vend. keto te dyja perjashtojne njera tjetren. Ndersa nese persekutori do te thoshte publikisht se eshte fajtor, kjo per mua do te ishte me te vertete nje veprim fisnik. po cfare them une fisniku nuk persekuton njeres te ndershem e te drejte, fisniku nuk behet vegel qorre etj…

          keshtu qe ndjesen e thote edhe prej frikes se edhe ai njeri eshte…

  8. Atdheu im SHQIPERIA IME says:

    Sa keq per ty eli(nor)a
    behu medjehapur te sherohesh
    ndaj keqardhja per ty nuk me mungon
    Te shkuara nga larg

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje