Si njeri i interesuar për ecurinë e arsimit në Shqipëri, kam ndjekur me interes dhe me pak zhgënjim zhvillimet e fundit, në fakt shumë më pak seç duhet, në arsimin e lartë. Komisioni i famshëm i Kryeministrit, ndryshe “i krijuar me urdhër të Kryeministrit”, arriti të turbullojë pak ujin e ndenjur në arsimin e lartë duke krijuar në fakt dy llogore, një për universitetet publike dhe një për bizneset private arsimore të çdo lloji. Shtypi i ditës ushqehej për shumë kohë nga shkëmbimet e batutave, lufta në distancë dhe përpjekjet e grupeve të interesit për të forcuar pozitat e tyre në këtë betejë. Në vend që të krijohej një klimë e përshtatshme, me rregulla të njëjta dhe të thjeshta, për një konkurrencë të lirë e të ndershme midis institucioneve arsimore, u përgatit një ring i panevojshëm, ku grupet e interesit treguan muskujt. “Arbitri” e mbylli me barazim, për momentin.
Për disa prej nesh, që e kemi provuar në kurriz prej kohësh rezistencën politike dhe klanore, ishte diçka e njohur dhe e pritshme, por përpjekja, ndoshta e sinqertë, e Kryeministrit tregoi përsëri se në Shqipëri faktorët që ndikojnë vendimmarrjen në arsimin e lartë nuk duan ndryshime. Eshtë evidente se diku mekanizmi ngeci.
Sidoqoftë këto janë plane ose numra “në mendje”, siç thonë kolegët e matematikës, lëndë që vazhdon të ketë nevojë për solidaritet dhe kontribut njerëzor në Shqipëri. Parapëlqej të flas për të tashmen, dhe të mos komentoj ato që “komisioni” ka në mendje, qofshin këto mendime të pavarura apo mendime që lidhen ngushtë me interesat e punëdhënësve të tyre.
I mirë apo i keq, Shqipëria e ka një ligj për arsimin e lartë. Aty përcaktohen kritere, rregulla, të drejta dhe detyrime. Megjithë transparencën e trumbetuar nga Kryeministri me oratorinë e tij të spikatur, për njerëzit që kanë një filtër pak a shumë racional ndaj llafeve mbetet akoma e paqartë pse Ministria e Arsimit shfaq njëfarë inercie negative në zbatimin e ligjeve.
Personalisht kam denoncuar me Ministren e Arsimit shkeljet e vazhdueshme të ligjit, dëmin e shkaktuar në buxhetin e shtetit dhe të tjera zullume të rektorit të Universitetit të Vlorës. Jo se ky ka bërë më shumë ose më pak se të tjerët, por realitetin e Vlorës e njoh mirë dhe mund të flas. Deri tani është sakrifikuar vetëm rektori i Sporteve, por ky rast i izoluar mund të linte veç një shije të hidhur politike.
Eshtë fakt i njohur se disa nga rektorët kanë ose kërkojnë mbështetje nga politikanët, kryesisht nga “patericat” politike të çdo qeverie. Shumë prej rektorëve dhe drejtuesve janë në struktura partish dhe tejmase të politizuar. Jam i mendimit se konjukturat politike nuk duhet të bëhen pengesë për zbatimin e ligjit. Nëse ndodh kështu atëherë të deleguarit e Kryeministrit nëpër ministri, duhet të mbajnë përgjegjësi publike dhe të dorëzojnë çelësat e kashtës. Shpresoj dhe uroj të mos u rritet mendja kur dëgjojnë nga një “bravo” mediatike për provimet e maturës shtetërore dhe burokraci të tjera rutine, sigurisht të rëndësishme.
Këta ministra duhet të kuptojnë njëherë e mirë se punëdhënësi i tyre është taksapaguesi shqiptar dhe jo Kryeministri. Ministria e Arsimit, në personin e Ministres, duhet të “luftojë” në vijë të parë me “Lazaratin” e arsimit, me shkeljet e vazhdueshme të ligjit nga drejtues universitetesh, me shitblerjet e diplomave të të gjitha niveleve, me “kioska” që vrasin çdo ditë të ardhmen e rinisë dhe të Shqipërisë.
Pse nuk u thotë shqiptarëve Kryeministri cilat janë ato “diploma mills” të deklaratave të tij elektorale? Pse nuk u thotë nëse ka ndonjë nga këta “mullixhinj” në partinë e tij, në njerëzit që ka afër? Pse nuk u thotë a është ndonjë nga partia e tij që ka blerë nga ky “miell”? Mos ndoshta ky lloj reflektimi i sjell në mendje gjeneralin e ushtrisë që mblidhte kocka? Po “gjeneralët” e kanë edhe këtë kosto dhe zoti Kryeministër duhet ta dijë.
Për të shkuar më tej, pse nuk u thotë zonja Ministre shqiptarëve, dhe Europës pse jo, se çfarë u bë me profesorët që firmosën diplomat e turpit, diplomat që shëtitën gjithë gazetat e botës? Çfarë po bëhet me gjithë ata që mbajnë titullin “profesor” në mënyrë të turpshme dhe të jashtëligjshme?
Ja pra, këto janë disa nga detyrimet e Ministres dhe të Kryeministrit sipas ligjit, sipas moralit dhe sipas detyrimit për llogaridhënie ndaj qytetarëve. Të gjitha të tjerat janë humbje kohe, llustra mediatike dhe shpërdorim i besimit të qytetarëve. Në këtë drejtim nuk ka asnjë lëvizje, plogështi e plotë dhe mungesë transparence. Ky nuk ngjan me një reagim ndaj një “emergjence kombëtare”, po duket më shumë si orvatje për t’i fryrë një patate që djeg duart e qeverisë.
Kaloi periudha kur thuhej se “e kanë fajin ata” dhe “ne kështu e gjetëm”. Tani Ministria e Arsimit duhet të veprojë ose nëse zonja Nikolla nuk e ka kurajon të bëjë ndryshimet që shqiptarët presin le ta dorëzojë karrigen ashtu siç e mori.
Epo kur flet dhe ky tipi, qe jo me larg se para ca muajsh kekronte mbi dokumenta falco demshpreblim nga gjykata e vlores per mankthet qe kalonte naten dhe gjumin qe e bente te turbulluar ngaqe kish ik nga puna dhe hiqej sikur kjo qeveeri po e linte ende pa pune kete te talentuar. Mund te tregosh si kerkove te vidhje shtetin 60 mije euro duke u hequr si i papune nderkohe qe kishe nje kontrate pune ne Oher. Raporti ku ti flisjje per problemet qe kishe me veten vitet e fundit , sa shpesh te ze gripi , sa vunerabel je bere ne raport me shohet e shoqet , sa ke humbur nga besimi, sa shpesh endrra sheh naten eshte kthyer ne barcaleten e vitit ne gjykaten tone dhe kur duam te qeshim kalojme dore me dore raportin tend. Per te qene trasparent me publikun mund ta besh vet publike kete raport.
Arti! Mund te jene te verteta keto qe thua ti per Z. Zhupa! Mund edhe te mos jene!
Po lidhur me shqetesimet qe ai ngre, ke ndonje koment! Mua me duken te drejta!
Le te merremi me ceshtjen dhe jo me biografine.
A ka vullnet kjo Ministri e Arsimit te filloje te zbatoje ligjin? Apo po pret “te beje nje ligj te ri” dhe do filloje te zbatoje ate?! Do bente mire ministrja te fillonte te zbatonte ligjin qe eshte e pastaj te shikonte c’mund te ndreqte tek ligji i ri. Po tek premtimet e fushates do mbeshteten gje, apo duke pare e duke bere!!!!!
Une them gjykaten e vlires ta bejme universitet privat
Po ju ne gjykaten e Vlore mire qe gjeni ndonje arsye per te qeshur se kshu ne pergjithesi jeni per te qare!
Eshte mire te diskutohet per problemet e arsimit qe eshte pertoke ne te gjitha nivelet, te jepen mendime qe te ndryshohet kjo gjendje sepse te rinjte tane do dalin injorante nga pedagoge medioker e te paafte por qe jane militante e te korruptuar, qe jane nje i deputetit e nje i ministrit ose i ish pedagogut.Sepse realisht akoma keshtu po veprohet. Me kete menyre veprimi,gje qe ndodh rendom ne te gjitha fushat, e ardhmja e vendit eshte e zymte.
arsimi ka neveje per financim por jo nga studentet, sic parashikohet nga rilindja….http://goo.gl/apzMck
Ti ore vella flet per ne Vlore po shko ne Elbasan dhe do bindesh, megjithate Elbasani ne çdo kontroll del per bukuri!!!!!!??????? Si tja vesh emrin kesaj? Arsimi do qilizem por une ore vella nuk besoj prap ku jemi do ngelemi. Llafet dhe premtimet qene vetem per fushate.
Mos ekane shkruar gabim kete emer “EUSTRAT” se i padegjuar ndonjehere.Sec me tingellon si LLUSTRA….ia ke veshur kot o djale siduket paske ndonje inat se kellce per te folur per reformen arsimore nuk me duket qe ke o LLUSTRA Zhapiu
Theksi i artikullit, sic e kuptoj une, vendoset te zbatimi i ligjit. Autori i artikullit ka shume te drejte! Nese ligji do te zbatohet, rektori, pedagogu dhe te gjithe ata qe jane pjese e sistemit arsimor do te jene me te pergjegjshem (nga frika e ndeshkimit) dhe besoj se situata do te permiresohet. Plage e vjeter kjo, ligjet jane relativisht te mira, por ata qe kane mbeshtetje nuk i respektojne. Duhet te prishet rrjeti i miqesise/politikes qe mban ne qarkullim persona te papershtatshem per te kryer detyrat qe vijne me pozicionin e punes. Fatkeqesisht jemi akoma shume larg zgjidhjes se problemit ne arsim dhe cdo fushe tjeter qe veprom mbi keto baza.
Nje shkrim ku vihet gishti mbi plagen aresimore ne Shqiperi, plage qe po nuk u “sherua” do te nxjerre breza injorantesh dhe dallkaukesh qe do te vazhdojne te drejtojne politiken dhe ekonomine tone. Mjere Shqiperia ne duar te kujt do te vazhdoje te bjere!
Do te ishte interesante te dihej se sa % e popullsise ekzistuese ne Shqiperi ka marre titullin doktor, profesor, apo PHD, keto 23 vjet ne Shqiperi!
Shqetesimi eshte i drejt. Nuk mund te vazhdohet me keshtu, me pedagoge te korruptuar dhe si pasoje edhe injorante, me drejtues institucionesh interesaxhinj dhe njekohesisht te korruptuar, me nje Ministre e cila ka frike te beje Rilindje ne Ministrine e saj dhe ne Sistemin tone Arsimor. Kudo, edhe ne Ministrit’e tjera shohim te njejten karakteristike: Llafe, Premtime dhe veprime konkrete te pandjeshme, thuajse pa vleren e priteshme.
Sistemi i marrjes ne pune duhet te kaloje me patjeter nepermjet te nje filtri: Provim per licence ushtrimi profesjoni, dhe kontroll te detyrueshem dijesh cdo 5 vjete. Nje “shehrezade” e tille pastron vendet e punes nga personat me diploma te blera apo edhe te dhuruara. Do te frenoje perfundimisht cdo lloj sipermarje per te pasur nje diplome te pamerituar. A ka mundesi te behet? – Mungon deshira e mire per ta bere, qe te gjithe te aftet, qe kane lodhur trute duke stjudjuar dhe pervehtsuar, te mos rrine prapa dyerve te drejtoreve me diploma te blera. Eshte per te ardhur keq por eshte realitet: Eshte karakteristike e “Rilindjes” vendosja e drejtuesve me diploma te blera, shumica jane me burim Universitete Private apo edhe te qyteteve Vlore, Elbasan, Korce. Ndaj:
Duhet tu pritet koka perbindshave qe persekutojne Te Aftet, Puntoret, Te Merituarit!
Ashtu sic ndodhi ne Lazarat, ku u nderhy me kurajo dhe duke vene ne rrezik edhe koken e dhjetra djemve me uniforme te Mbrojtesit te Rendit, qe po kalojne ne kontroll cdo m2 te teritorit: Troje apo shtepi, toke ne pronesi apo edhe djerre, ashtu te behet ne cdo qelize te jetes publike dhe private. Shpresat e 1 milion votuesve jane akoma gjalle, kerkohet nderhyrje kirurgjikale per te hequr pjeset kancerogjene dhe te infektuara nga trupi i shoqerise shqiptare, qe keto shpresa te gjallerohen dhe te marrin jete te plote.
Intelektualet merren me IDETE dhe reformat,,,,injorantet me njerezit….eshte mire qe ketu te shkembehen ide dhe jo te sulmohen persona te caktuar kuturu…Nuk shikoj ndonje te pavertete ne kete artikull.Ndoshta nuk na pelqen shume te shikojme ne sy realitetin….zgjohu o pupull….
Rezi, tamam keshtu eshte. Intelektualet nuk merren me njerezit, por me sa shoh eshte nje artikull i tere i zhupes me ca llafe lart e ca poshte me drejtim qitjeje nje person te vetem. Dhe per kuriozitet i hodha nje sy arkivit zhupa, sensacioni qe pata nga ky artikull mu vertetua .
artikull i papare. per problemet qe trajtohen aty kishe gje per te thene luljeta? po nuk ke, mos ha m… kot
Pse te dogji koleka(zhupa) ? Artikull i paparee, autor i papare, idera te parapa , fjale te papara
Arti, (Berti) ti duhet te jesh ndonje spiun i papare dhe budalla. Ai raporti qe ti permend eshte konfidencial dhe nese me te vertet e ke pare, atehere ti padashje nxjerr nje problem tjeter shqiptar qe eshte DREJTESIA dhe mungesa e saj.
Sa per argumentat e autorit, ato qendrojne plotesisht. Per kete jemi te gjithe te ndergjegjshem.