Kur viktima kriminalizohet

5 Korrik 2014, 19:44Blog TEMA

Nga Naser Sertolli

 

Në një përvjetor të tillë, si ai i kujtimit të 70-vjetorit të zbarkimit të aleatëve në Normandi, folësit, qoftë nikoqirë apo mysafirë, duhet t’i zgjedhin fjalët më të denja për rastin. Bëhet fjalë për një ngjarje nga më të rëndësishmet në historinë e njerëzimit. Për ditën kur filloi fundi i të keqes në shkallë planetare, të cilën e përfaqësonte Gjermania naziste dhe aleatët e saj.

Si nikoqir i ceremonisë në përkujtim të ditës që shënoi kthesën historike, presidenti francez, François Hollande, shprehu mirënjohjen më të thellë për veprën e qindra mijëra ushtarëve aleatë, të cilët nisën të zbarkonin më 6 qershor 1944 në bregdetin e rajonit veriperëndimor të Francës.

Sikurse për çdo vit tjetër, u nderuan deri në përulje mijëra e mijëra forca aleate nga Anglia, Amerika dhe vende shumë më të largëta, të cilët mbetën plazheve e fushave të Normandisë në betejën për të çarë “Murin e Atlantikut”, që përbëhej nga qindra-mijëra ushtarë hitlerianë.

Megjithatë, presidenti francez, përveç homazhit për viktimat ushtarake të asaj që njihet si Dita D, ka përmendur edhe vuajtjet e civilëve. Para së paku 20 shefave të shteteve dhe qeverive, përfshirë presidentin amerikan, Barack Obama e mbretëreshën angleze, Elizabeth II, dhe para rreth 3.000 veteranëve të betejës së vitit 1944, François Hollande, ndonëse në mënyrë paksa të kamufluar, kujtoi faktin se mijëra franceze u dhunuan nga ushtarët amerikanë.

Pra, përveç falënderimit për ndihmën e dhënë për çlirimin e vendit të tij dhe të tërë Evropës, presidenti francez nuk ngurroi ta shpërfaqte edhe pamjen tjetër të çlirimtarëve amerikanë.

Kur një zyrtar shtetëror, i kalibrit të presidentit të Francës, nuk heziton t’ia përplasë fytyrës një vendi mik si SHBA-ja të vërtetën e hidhur, se përkrah betejës për liri ushtarët e atij vendi kanë kryer edhe krimin e pështirë, sikur përdhunimi seksual, pse duhet të ngurrojnë t’ua thonë agresorëve këtë të vërtetë vendet që kanë qenë viktimë e krimeve më mizore.

Shembullin e presidentit Hollande do të duhej ta ndiqnin sidomos zyrtarët e shtetit të Kosovës në përballjet me homologët serbë. Madje, për dallim nga shefi i shtetit francez, këta tanët e kanë një përparësi. Nuk kanë nevojë të ndrydhen në përpjekje për të gjetur fjalë nga frika se mos po lëndohet miku. Sepse përballë kanë një armik të përjetshëm.

Zyrtarëve serbë, sidomos atyre që hiqen më agresivë me deklarata duhet t’u thuhet troç ajo se çfarë janë, se çfarë kanë bërë ushtria e policia e tyre, se çka ka bërë shteti serb.

Deri më tani, zyrtarët kosovarë në forumet ndërkombëtare kur ka rënë fjala për luftën këtu, me paraqitjet e tyre, me heshtjen, strukjen, të krijonin përshtypjen se përfaqësonin vendin agresor, e jo një vend ndaj të cilit është tentuar edhe gjenocidi. Sidomos në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ofensivës serbe për të na paraqitur kriminelë lufte i janë kundërvënë me faktet e nevojshme përfaqësuesit e vendeve mike, si Franca, SHBA-ja, Britania, Gjermania, etj.

Pas formimit të ekzekutivit të ri kosovar, kjo qasje duhet të ndryshojë. Çdoherë dhe çdokund Serbisë duhet t’i thuhet se do të bisedojmë, për hatër të integrimeve në institucionet perëndimore, por edhe sepse jemi fqinj, por se nuk do të harrojmë se ndaj popullit të Kosovës keni kryer krimet më të tmerrshme, se keni vrarë masovisht civilë, keni përdhunuar seksualisht, keni zhdukur kufomat, keni dëbuar popullatën, keni djegur vendbanimet, se keni synuar të na humbni farën.

Dhe se këto krime barbare nuk janë kryer nga individë, por nga shteti serb me një projekt preciz.

3 komente në “Kur viktima kriminalizohet”

  1. Ftabradh Doc S.C.i New York says:

    I nderuari Mr.Nasert Sertolli!
    Pike i ke rene.
    Po ne nuk jemi Franca.
    Ne belbezojm perpara Serbve.
    Jo vetem perpar serbve por dhe para Grekve,Maqedonasv.
    Pse??? per ngjarjen ne Maqedoni duhet fliste kryeministri i Tuqise e te thoshte maqedonasve po u persrite here tjeter une -turqia do vij atje me forca ushtarake.
    Po pse mos mblidhen persidenti shqiperise ,kryeplametri Kryeministri ,shqiperise me homologet e kosoves e te bejn nje deklarat perpabshket kunder Maqedonise.
    Po qysh ja liruam maqedonise portin e durrsit pa asnje kushte.Greku ja ka vu litarin per hic gjet tek fyti maqedonise e ne bejn vozita shume miqesore pa asnje kusht per shqiptaret atj.
    Keshtu edhe me maline zi.
    Lene , greqin nuk mund te flaseas kushe per Camerin.
    Flasin vetem per elektorate te gjitha partrite???/
    M Serbin nuk mund te flasim per kosoven e Kosovaret len per metvegjen bujnocin,presheven???
    E mitrovica esht si veshka ne mes dhjamit sundohet nga serbia financohet edhe nga Kosova.
    Ne Nuk nuk munde ti themi botes nga kemi ardhur, kush kemi qene e cfare do bejm.

    Gjithshka Ilire -arberore esht fallsifikuar e pervetsuar nga fqinjet ballkanik sa ne autokton me gjuhe mbi 12.000 vjecare na quajn ardhacak.
    Ata qe erdhen ne shekullin e VII para krishtit BC-Greket e gjeten aty nje popull qe fliste tjeter gjuhe e kishte tjera zakon e zhvillim shume te perparuar,ose serbet-sllavet qe erdhen ne shekullin e VII AC.dhe shqiptare liruan vende e i strehuan.
    Ne presim te flasin te tjeret per shqiptaret .
    Lepe peqe.
    Po edhe gjermanise ti themi kemi patur shume demtime
    Ka shtepi te djegura gjat luftes askush ska vu dore ase pk(PPUNES 50 vjet) PS,PD:
    Thesi per ne esht i cpuar ne te gjitha anet.
    Njeri i bie thumbit tjetri patkojt
    Duhet me i ra GOZHDES ne Koke, atehere thote muri ,apo druni cfar po ben se me dhembe???
    Gozha pergjigjet ah po ta dish ti(mure-dru) se cfar zjarri(ZORI) kam une tek koka nuk ben fjale.
    Esht koha te zgjohemi se mjaft kemi duruar,intervista e Mr. Kryeministerit ne Franc na pelqeu sepse ne menyre terthorte i tha botes NE JEMI shqiptar, jemi pjes europes, kemi dhen per europen edhe europa duhet bejn per ne-te na vlersojn.
    Dr.At.Fishta na ka terguar rrugen e qendrimet qe duhet mbajme ndaj europes plake…..
    Por akoma me fuqishem e pse jo haptazi duhet flasim sote..
    Ne e dime pse europa na ansh kalon por ka patur gjera qe jane ditur e nuk ju kane thene europes.
    Kostandin i madh ka qen arber dhe ai beri PLURALIZMIN FETARE.Pse mos tja themi europes.
    Gjeergj Kastrioti Skenderbeu Beri lufte legjendare per 25 vjet,mbrojti Arberin,indirekte mbrojti dhe Krishterimin EUROPJAN:
    Kete e thone fillozofet ,strateget ushtarak,Selia e shejte Vatikani.
    Ne pse heshtim???
    Po pse lufetn e Fush Kosoves mos te perkujtojn Krejt shqiptaret mbasi kan marr pjes princat e gjith krahina nga epiri,Janina,Berati, Mati,Dibra, shkodra,Kosova .
    Princi i Kosoves Millosh Kopliku qe vrau ne menyre spektakolare sulltan Miratin,ka qen nga Kosova.
    Pse t ju a leme serbve ne mitologji.
    Kosova esht Dardane pjes e A r b e r i s e.
    Duke e perkujtuar ne ja kufizojm indirekt te drejten Srebve ta festojn me teper madheshti betejn e fush Kosoves, ku mblidhet serb nga gjith serbia (I.000.000)e vershojn ne Kosove si me qene duke shkelur ne vende vakefe-boshe.
    Po te ishte degjuar kshilla kerkesa e shqiptarev qe sulmi ne betejen e fush-kosoves (28qershor 1389) te behj diten ndyshe do ishte sot vlersimi i asaj lufte te Koalicionit ballkanik e me gjer (Serb,Dalmat,Arber-shqiptare( 6 princa shqiptar nga 12 princa qe muaren pjes gjithsej),Boshnjak,kroate Bullgar,Hungarec Poloak,francez etj)
    Ketu del ceshtja e bashkimit forcave ska rendesi pse nuk esht bere ajo qe quhet bashkim Kombetar-Na cmenden me premtime ne fushat une e bej bashkimin Kombetar.Askush nuk ka nje program sepse nuk e ka qeveria e kosoves spse e ka ne Kushtetut qe kosova nuk munde te bashkohet me serbin ase me shqiperine.Len qe ka prblemin e Mitrovices te pa zgjidhur.
    Edhe shqiperia tani beri nje hap para drejte europes dhe nuk munde te bejn asnje devijim nga programi europjane.
    Duhet jemi te bindur qe me qen europa dakord per bashkim Kombetar te shqiptarve per 24 behet ajo pune.
    Eshte ber nje metod private e perkujtimeve,kush sponsorizon me shume per nje person apo ngjarje ,vershojn ne ceromoni private president,Kryeparlametar,Kryeministar e qeveritar per inagurime private dhe merr ngjyre shtetrore.
    Kurse per problemi Kombetar ka hezitime te mdha,zvarritje burokratike.
    Shifi si bashkohen shtet e aleanvca pa qen te bashkaur hice.
    Bashkimi ben fuqine.Qeveria shqiptare ka nje inistiv te mire per bashkbisedime e bshkrendime me Kosoves .Por nje ndrrim qeverie ka rrezik se prishte kjo bashklidhje.
    Me urimet me te mira1

  2. cia says:

    Ja keni thene dhe ster’thene ,e ka narre vesh gjithe bota.
    Po me nje brime doni ti bieni fyellit ?????
    Pikerisht per keto krime eshte denuar ne Hage ai qe i beri keto.
    Ka ardhur koha te rregullohen mardheniet e fqinjeve.
    Rasti i Amerikaneve nuk eshte aspak analog ,sepse Amerika nuk ishte
    Agresori ,por duhen thene te gjitha me te mira dhe te keqia.ne rate te tilla.
    Ndersa ne rastin e Serbise dihet qe ishte Agresori dhe prej tij
    nuk mund te presesh te mira,

  3. Bodigardi i Temës says:

    Duhet të të kujtoj i dashur Sertolli, (që kërkon t’i paraqesësh gjerat siç ta do mideja, megjithse s’je as i pari, as i fundit…)se fundi i murtajës naziste, filloi dhe mbaroi me betejat e Stalingradit dhe të Kurskut… dhe kur e panë këtë Aleatët, vendosën të zbarkojnë në Normandi, “të alarmuar” se mos Ushtria e Kuqe, dilte në gadishullin Iberik…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje