Nga diareja politike e Berishës te kapsllëku i rezultateve të Bujar Nishanit

9 Korrik 2014, 18:36Blog TEMA

Nga Minella Aleksi

 

Megjithëse dihet nga i gjithë populli shqiptar që presidenti Bujar Nishani është një “mediokër me pesë yje”, në mënyrën më të habitshme shumica qeverisëse në pushtet, në përpjekjet e saj për progres, vazhdon të hiqet zvarrë dhe të mbetet peng i këtij “kampioni të mediokritetit”.

Njeriu mund të suportojë një fatkeqësi aksidentale apo të ardhur nga faktorë të jashtëm natyrorë, por që një shoqëri të vuajë për shkak të vullnetit të vet malinj, ky është tmerri i moralit të jetës në shoqëri.

Gjithçka që bëhet ditën në zyrat e Qeverisë zhbëhet natën në zyrat e Presidencës. Presidenti nuk mjafton që është një “intrigues i paaftë me pesë yje”, por ai në mënyrën më revoltuese e ka kthyer Presidencën si strehën mbrojtëse të klanit Berisha, këtij “Tribuni popullor të së keqes”.

Shkalla e pranimit dhe e tolerimit nga shoqëria të këtij fakti historik është në proporcion të drejtë me mungesën e seriozitetit dhe respektit që një popull ka për veten e vet. Kur nuk do dhe nuk respekton veten, si mund të të duan e të të respektojnë të tjerët?

Popujt e tjerë europianë e kanë ngritur nivelin e misionit të Presidentit deri në atë nivel saqë nuk mund t’i pranojnë as edhe një falsifikim kopjues paragrafësh në temën e diplomës, ndërsa ne zhgërryhemi në farsën tragjikomike të futjes djallëzisht në Presidencë të një “mediokri me pesë yje” si Bujar Nishani mbas manipulimesh të ndyra në Parlament nga Sali Berisha.

Imagjinoni sesi në mënyrën më formale, sa për të larë gojën e marrin Bujar Nishanin, Presidentin tonë lolo nëpër zyrat e botës. Parafytyroni një anëtar “dede” të një familjeje si “loloja ynë “Bujar Nishani, që familja në hall e dërgon me mision që të kërkojë para borxh në derën e fqinjit apo aq më keq që të negociojë një situatë grindjeje për gardhin e kopshtit mes dy familjeve.

Thellë- thellë brenda pusit të tij të intrigës dhe të mashtrimit, me intuitën që mbart e keqja te Sali Berisha, ky “tribun popullor i së keqes” ishte i pari që me zgjedhjet e fundit e ka ndjerë se pushteti po i rrëshqet, po e humb.

Të gjithë shfrynin për marrëzitë e Sali Berishës në 3 muajt e fundit si kryeministër, me mendjelehtësi talleshin Rilindasit “hë mo se ja po merr ca vendime nga marazi, po ne kur të marrim pushtetin do ia rrëzojmë të gjitha”.

Kaq të lehta u dukeshin korrigjimet e atyre vendimeve arbitrare antiligjore. E tha shumë saktë gazetari A. Stefani, e ka thënë dhe rithënë S. Ngjela, sikurse edhe S. Pëllumbi disa muaj pas ardhjes në pushtet të PS që, Sali Berisha kishte dorëzuar pushtetin, ndërkohë që në duart e tij i kishte dhe vazhdon t’i ketë frerët e shtetit.

Ky është mediokritet i përzier me poshtërsi dhe intrigë të markës shqiptare me autor “Tribunin e të keqes së shqiptarëve” Sali Berisha.

Shkolla e Sali Berishës, e mbështetur te njohja e mirë psiqike dhe fizike e individëve, ushtron shantazh dhe një kontroll të plotë mbi individët e caktuar në pushtet, shumë më të plotë sesa këta individë ushtrojnë mbi veten e tyre.

Në dy legjislaturat që ishte në pushtet, Sali Berisha caktoi në fillim një president “që fliste me heshtjen e vet” B. Topi, dhe i dyti B. Nishani një president “që flet me mungesën e vet”. Kjo është shkolla shqiptare e presidentëve të formatuar nga Sali Berisha në mënyrën më çnderuese të dinjitetit shtetëror. Në dëm të shoqërisë shqiptare Bujar Nishani interpreton në mënyrën më të sukseshme të keqen kriminale që i dikton Sali Berisha.

Presidenti i vendit Bujar Nishani më sjell të gjallë imazhin e atyre mbretërve vogëlushë 14- 15 vjeçarë në shekujt e 18- 19 në Europë dhe Azi, që e trashëgonin fronin e mbretit formalisht në pritje që të arrinin moshë gjykimi e pjekurie madhore. Këta mbretër vogëlushë zbaviteshin me lodra, arsimoheshin, mirëpo punët e shtetit ishin në duart e njerëzve nga më të ditur që kishte mbretëria.

Ne shqiptarët për paaftësinë tonë jemi nga ata lloj njerëzish që nuk arrijmë të kuptojmë rëndësinë e pazëvendësueshme historike që mbart qualiteti njerëzor, i cili do jetë në krye të shtetit si President i vendit.

Kur Berisha emëroi Bujar Nishanin si president, shqiptarët dhe opozita me “naivitetin karakteristik shqiptar për seriozitetin e shtetit” nuk u merakosën për atë se në duart e kujt u lanë fatet e shumë gjërave nga më të rëndësishmet për një shtet.

Me mendjelehtësi talleshin, bënin thashetheme dhe hidhnin romuze për pathyeshmërinë e Sali Berishës në finalizimin e qëllimit. Berisha e mbolli “Pemën e Regresit të Drejtësisë” në Presidencë dhe tani populli po ha frutat e kalbura të drejtësisë alla Berisha- Nishani.

U bë një kohë tmerrësisht e gjatë që ushqimi i prishur brenda stomakut të Shqipërisë, morali i qelbur në majën e shtetit shqiptar, po e helmon tërë trupin e shoqërisë. Bën ta nxjerrë e nuk e vjell dot. Një përpëlitje e torturë e pafund që me këmbëngulje të paepur kërkon ta zgjasë sa më shumë Presidenti Bujar Nishani në kurriz të drejtësisë për shqiptarët.

Përse për shkak të këtyre shtetarëve që mbrojnë padrejtësinë, me kaq pasion jetojmë një egzistencë mediokre në një shoqëri që ka si simbol një figurë kampion të mediokritetit?!

Bujar Nishani në momente të caktuara deçizive me Sali Berishën nga mbrapa si hije luan përpara shqiptarve “Pantomimën e njeriut të fortë” në krye të shtetit. Presidenca shqiptare prej vitesh përbën simbolin e një teatri absurd ku luhet pa mbarim loja e ndyrë e moralit të kalbur të shoqërisë shqiptare. Mendoni fatkeqsinë e drejtësisë që quhet “KLD” në duart e kujt është lënë për administrim.

Kualiteti skandaloz i drejtësisë që prodhon kjo “KLD” është një lloj gazi karbonik që po asfikson sistematikisht e për fat të keq kokëfortësisht e pafundësisht të gjithë shoqërinë shqiptare prej vitesh.

Çdo kategori njerëzish në Shqipëri po e shikojnë qartë se Qeveria e Ramës po përgatit dhe miraton ligje njërin pas tjetrit për t’ia hequr disa kompetenca jetike për reformën në drejtësi.

Sot Shqipëria funksionon me dy shtete brenda vetes. Një shtet i Presedentit me Kryeprokurorin, KLD-në dhe SHIK nga një anë dhe Shumica qeverisëse nga ana tjetër.

Shqiptarët fatkeq paguajnë me buxhet të majmë një shtet të dytë që shërben si shkop në rrotat e Qeverisë, një antishtet të KLD-së me Bujar Nishanin kryetar.

Kjo është ndarja e pushteteve thuhet gjithandej. Fasada e ndarjes së pushteteve ndryn dhe ushqen brenda saj botën e krimit.

Të justifikosh punën minuese të drejtësisë me ndarjen e pushteteve e që s’ke ç’i bën dot është shprehje e një apatie politike që e ndihmon me karburant një mekanizëm që duhej të ishte nxjerrë jashtë funksjoni shumë kohë më parë. Ky fenomen tragjik me drejtësinë shqiptare është shkalla më e lartë e abuzimit me ndarjen e pushteteve. Ndarja e pushteteve nënkupton punën dhe konvergimin e rezultateve drejt finales së forcimit të shtetit të së drejtës.

Me Bujar Nishanin si president, KLD-ja është kthyer në një mekanizëm bashkwjetues me krimin. Ka ndryshuar moda, por stili kriminal mbetet i njëjtë. Këto që po shpreh janë shkruajtur dhe përsëritur shumë herë në median e shkruar dhe atë vizive nga gazetarë me emër, nga shoqëria civile etj. mirëpo tharja dhe transformimi i kënetës së krimit, KLD-s, nuk bëhet me artikuj.

Kërkohet vendimmarrje radikale. Situatat emergjente kërkojnë marrjen e masave emergjente. Duket sikur Qeveria te qerrja e saj në vend të buajve ka mbrehur breshka.

Populli e votoi shumicën sepse e kërkon me ngulm vendimmarrje jetike për shtetin e së drejtës.

Shqiptarët pyesin: Çfarë e pengon Parlamentin që nuk ndërmerr vendim për të pastruar shtetin nga antishteti?

“Ngadalësia në instalimin e shtetit të së drejtës, deklaronte Karl Poper përbën pragun e kalimit të shoqërisë në anarki. Humbja e besimit te shteti ligjor është tereni ushqyes i botës së nëndheshme të krimit dhe antishtetit”.

Uroj që në të ardhmen e afërt shprehja e popullit “Qeveria e zë lepurin me qerre” të mos përshtatet si shprehje nga antishteti Nishani-Berisha në mënyrën më sfiduese, më përqeshëse “Qeveria e zë lepurin me breshka”.

7 komente në “Nga diareja politike e Berishës te kapsllëku i rezultateve të Bujar Nishanit”

  1. Opinga says:

    Edhe sa kohe do vazhdojne ta m,mbajne rob atdheun keta dhjeramane qe po qelbin dynjane?

  2. Martin says:

    Jam plotesisht me mendimet e shprehura ne kete shkrim te cilen e shpreh ne komentin qe i kam bere shkrimit te Meros sot.

  3. Titi says:

    Eshte shume e ngadalte dhe e pa pranueshme levizja e ngadaleshme e shtetit per reformat e nevojeshme dhe domosdoshme.

  4. daenko says:

    Rezimi i Sali efendiut me vote te ndershme dhe fitorja e merituar dhe e pashembullt e Rames duhej te shoqerohej me veprime energjike per qerimin e ketyre cibaneve me ne krye Bujar Cibanin.Mbi 3/4 e popullit eshte nje mbeshtetje e fuqishme per veprime drastike.Te gjinden klauzolat per shkarkimin e ketij presidenti vemje dhe qerimi i vemjeve te tjera.

  5. ARBER RADOMI says:

    KETE SHKRIM TRUSHPLARES PER SHQIPTARET , DUHET TA KETE SHKRUAR JANULLATOSI, OSE AKIS XOAXOPULOS NGA BURGU , NDERSA KETIJ MENELAUT QE I IKU GRUAJA ( HELENA ) NGA SHTRATI , DUA TI KUJTOJ SE, GJYQTARE TE SUPERKORRUPTUAR JANE ATA , QE NA E NXORREN AR TE KULLUAR LIKE FLORIRIN E THESARIT DHE VIDEOS SE 700.000 EUROVE , 21 JANARIT DHE KOKAINES QE U KAP NE KUKES (19 KG. E SHOFERIT TE ADI SHAMKUT, ZV. I MONES )!!!DHE I KE BASH NE KLD , ASHTU SI ATA QE LIRUAN ME 1001 ARTIFICE GJYQESORE DJALIN E ” KRISTALTE ” TE NJE TJETER ORTODOKSEJE TE KUQE , DEPUTETES NE ROL, TE PARTISE SE EDVERIT , LUIZA PAPATHANASI XHUVANIT,ALIAS KONSTANDIN LAZARAT DROGA !!!

  6. mjeku kundra droges says:

    Artikull shume i goditur por Shqiptaret kane rene ne gjume thelle pra ne nje koma qe shpresoj qe nje dite te zgjohen dhe te shohe realitetin sa nuk eshte vone.

  7. skender says:

    Ne Shqiperi askush nuk eshte i pavarur, ne Shqiperi funksionon alla turka, me ndere dhe bakshishe, me presione dhe njohje. Ne jemi shoqeri lehtesisht e korruptueshme jo vetem materialisht por dhe moralisht. Po ju jap disa shembuj si funksionon ne administrate bile e kemi futur kete kulture dhe ne kompanite private, se po njohe dike e zgjidh problemin dhe po nuk e njohe do te rrish ne radhe per dite te tera ose ta imponojne te japesh leke per te zgjidhur nje problem qe te takon dhe me ligj. Thjesht po te shkoni ne spital roja te ben zbor, po te shkosh ne cdo institucion te njejten gje do te gjesh. Sic ben presidenti qe njofton per gjithcka Berishen dhe jo PD qe ne te dyja rastet eshte krim kushtetues ben dhe populli posht, polici qe ka per detyre te kap kriminelin apo hajdutin ai e njofton se po e ndjekin, keshtu funksionon dhe tek tatimet eshte nje punonjes qe raporton firmat qe po vijne per kontroll, keshtu dhe ne policine ndertimore ata qe ndertojne marrin leje privatisht kundrejt nje pagese dhe njoftohen kur ju shkojne per kontroll, shkurt keshtu ndodh gjithandej kemi nje nivel te ulet social-kulturor ku keto veprime i quajme ndere duke demtuar rende shtetin ligjor dhe shtetin e se drejtes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje