Armët tona kimike

8 Korrik 2014, 19:37Blog TEMA

Nga Skender Minxhozi*

Nëse duam ta abstragojmë më tej idenë e (mos)reagimit të opinionit publik, përse nuk jemi ende në gjendje të bëjmë një protestë sado modeste për të kërkuar punë, ose për të dënuar korrupsionin e zyrtarëve që na vjedhin ditë e natë?!

 

Italia priti këtë fundjavë, në portin jugor të Gioa Tauros, anijen daneze Ark Futura, e cila mbante në bordin e saj rreth 570 ton agjentë kimikë të marra nga Siria. Fjala është për stokun e famshëm të armëve kimike të regjimit të Asadit, i cili shkaktoi një furtunë jo të vogël politike e sociale në Shqipëri, në vjeshtën e vitit të shkuar. Përkundër reagimit shqiptar, Jugu i Italisë i ka pritur mjaft qetë tonelatat e ipritit dhe sarinës, të cilat do ta zhvendosen nga anija daneze, në bordin e një luftanijeje amerikane, ku do të bëhet edhe zbërthimi i tyre kimik, në ujrat ndërkombëtare. Jo vetëm kaq. Lajmi i mbërritjes së stoqeve kimike siriane, ishte i vështirë për t’u gjetur në faqet e shtypit italian, çka tregon se fqinji ynë nuk e përjetoi si ne “ethen kimike”.

Tashmë armët kimike i larguam nga vetja (në fakt jo edhe aq, po të kemi parasysh se ndodhen sërish në Mesdhe), e mund të jemi të qetë që e penguam atë ndërmarrje, që për ne paraqiste më shumë se një të panjohur. Por megjithëse kapitulli kimik është mbyllur, ka mbetur e hapur dhe e pashëruar dosja e krizave shqiptare. Lazarati ra, bashkë me të po duken shenja të ndrojtura shërimi edhe në aspekte të tjera të jetës shqiptare, por më e shumta e problemeve është ende aty, kurse opinioni publik është sërish i pafuqishëm për të reaguar.

E kur flasim për reagimin, apo më mirë mosreagimin, s’mund të mos i kthejmë edhe një herë sytë tek ajo frymë popullore e paprecedent, që u mais brenda pak orëve, për t’i thënë “Jo” me një forcë të habitshme dhe të paparë në të shkuarën, armëve kimike siriane. Si ndodhi, që mijëra njerëz vërshuan rrugëve në Tiranë dhe qytete të tjera?! Ndoshta kjo është një pyetje që sot s’ka më vlerë, por duket se ka vlerë një tjetër pyetje që lidhet me të: pse opinioni ynë publik u sensibilizuar aq shpejt dhe aq fort në atë rast, e nuk po mundet ta përsërisë kurrë me veten? Pse reaguam aq skajshëm ndaj amrëve kimike, e nuk dalim as pesë minuta në rrugë për shkatërrimin e hatashëm që ka pësuar e po pëson ky vend, në çdo cep e skutë të tij? Nuk deshëm armët e Asadit – shumë e drejtë! Po si ka mundësi që të mos arrijmë të mblidhemi as pesë veta, në një shesh të Tiranës, për masakrimin total të masiveve pyjore, në Veri dhe në Jug? Përse  nuk arrijmë të ndalim kthimin e dhunshëm të tokave bujqësore, në troje ndërtimesh, në të gjithë Ultësirën Perëndimore, pse nuk reagojmë kur Fierza mbushet me një det shishesh plastike? Pse nuk arrijmë të shquajmë, në trupin e këtij vendi, dhjetra zona të ndotura në maksimum me agjentë kimikë, mbetje të rrezikshme?

Nëse duam ta abstragojmë më tej idenë e (mos)reagimit të opinionit publik, përse nuk jemi ende në gjendje të bëjmë një protestë sado modeste për të kërkuar punë, ose për të dënuar korrupsionin e zyrtarëve që na vjedhin ditë e natë?! Këto pyetje kanë sens dhe logjikë, përballë një precedenti si ai i armëve kimike, të cilat sot po priten krejt paqësisht në një provincë të Italisë së Jugut. I kemi “armët tona kimike” mes nesh dhe nuk i shohim. Mesa duket jemi mësuar me të këqijat tona, e na bën përshtypje vetëm kur e keqja na vjen nga jashtë. Por e keqja, e keqe mbetet…

13 komente në “Armët tona kimike”

  1. klientelist says:

    Ne ja kemi lene te gjitha problemet e vendit ti
    Zgjidhi Rama ,prandaj e votuam ,populli eshte ne pritje.
    Nqs Rama nuk do ti zgjidh keto ,padyshim qe populli do te ngrihet
    ne protesta .

    1. Devolliu says:

      Përse nuk po dalim gjithë Populli i Tiranës dhe ta shporrim nishansakatin nga Presidenca?
      Përse nuk po mblidhemi para Ndërtesës së Flamës KLD dhe t’i nxjerrim jashtë banditët kriminelë të Salih Kriminelit?

    2. rezart says:

      Po kalamajte,zotrote,mos i ngjiz gje me komshiun????
      Burimet e kesaj tymnaje kriminale ne Shqiperi e kane zanafillen,qe ne 0rganizimin e protestave anti komuniste te 90-tes te nxitura nga spiunazhet e huaja,nen drejtimin e Ramiz Alise!
      Ne se me pare nuk do u tregohej studenteve(shumica bij komunistesh),se tanket dhe kallashet do te ishin furnizuar me fisheke manovre,atehere NUK DO KISHTE BURRE NENE,QE TE DILTE PARA TYRE!!!
      Keshtu edhe sot:
      Protesta kunder armeve kimike,ishte e organizuar nga PADRONET SERBE TE Sali Berishes,per te rrezuar qeverine e re,ose per ta armiqesuar ate me SHBA-ne!
      Shqiptaret jane mesuar te durojne gjate dhe nuk kane INTELEKTUALE DHE TRIMA,qe t’i nxisin ne protesta demokratike per hallet qe kane!!!
      Mijra njerez e kane pesuar nga GJUKATAT E KORRUPTUARA,por askujt nuk i shkon ne mendje te PROTESTOHET PARA TYRE fuqishem!!
      Asnje LEVIZJE POPULLORE nuk iniciohet nga intelektualet e mirefillte per te REFORMUAR DREJTESINE KRIMINALE ne sherbim te kriminelit Sali Berisha!!!

  2. kaposh says:

    le ti shpiem dhe lendet kimike tona per ti cmontuar ne itali hahahahahahahahahhaha

  3. Ladi says:

    Nuk ka pse populli te qaje hallin tend more gazetar.. kjo eshte aresyeja.. nuk ta var me njeri ty dhe ti kerkon mbeshtetje popullore ne emer te parimeve.. kemi nje jete te tere qe na genjejne me te njejten karamele.. njesoj si kjo tendja ne kete shkrim.. cte te te them tjeter..

  4. Xhemi says:

    Organizatoret e protestave kunder asgjasimit te armeve kimike te Sirise ne Shqiperi si Sazan Guri etj. ne diskutimet e tyre dukeshin si ekspert te kesaj lamie.Tere populli u versul ne protesta ne ate kohe,por ku jane keta eksperte te organizojne tani protesta pasi qe rreziku eshte i njejte edhe pse shkaterrimi nuk po behet ne teritor te Shqiperise po mu ketu afer,ku efekti rrezikut eshte i njejte.Por si po duket qellimi i tyre ishte jo te kundershtojne asgjesimine aremeve kimike, por kundershtimi i Edi Rames. Ne shqipetaret nuk jemi ne gjendje te dallojme vertet te miren prej te keqes.

  5. Xhemi says:

    Organizatoret e protestave kunder asgjasimit te armeve kimike te Sirise ne Shqiperi si Sazan Guri etj. ne diskutimet e tyre dukeshin si ekspert te kesaj lemie.Tere populli u versul ne protesta ne ate kohe,por ku jane keta eksperte te organizojne tani protesta pasi qe rreziku eshte i njejte edhe pse shkaterrimi nuk po behet ne teritor te Shqiperise po mu ketu afer,ku efekti rrezikut eshte i njejte.Por si po duket qellimi i tyre ishte jo te kundershtojne asgjesimine aremeve kimike, por kundershtimi i Edi Rames. Ne shqipetaret nuk jemi ne gjendje te dallojme vertet te miren prej te keqes.

  6. Kris says:

    ne shqiper diskutohej o trim qe armet te demontoheshin ne toke ,ndersa ne port in Italian vetem sa kalojne nga anija ne anije.Meqenese je I mireinformuar mund te na japesh koordinatat e vendit ku do demontohen?
    N

  7. AlfaDE says:

    Saliu e sabotoje ceshtjen e lendeve kimike ! Po te ishte Sala K/minister, armet do kishin ardhur dhe populli
    s’do te dinte gje fare e as do pyetej fare, sic ka ndodhur me ato serbe kur ishte Saliu ne krye te ”puneve” !
    Nuk me harrohet ”premtimi” Saliut gjate fushates elektorale ku ”premtoi” se nqs do te fitonte PD dhe Ai, do te
    ”hiqte vizat” me Ameriken . Atehere cdo shqiptar e quajti mashtrim nje ”premtim” te tille ‘mirpo kjo paskish
    qene e vertete . Saliu e dinte qekur ceshtjen e armeve kimike te Sirise dhe Ai do t’i merrte keto arme . Por me
    23 Qershori e coi ne opozite , Saliu e sabotoi ardhjen e armeve kimike te Sirise ! Ambasadori Arvizu me te
    drejte tha se ”Shqiperia humbi nje shans ” me kete rast !

  8. Zapbone says:

    Shkrim i keq dhe shume budalla.Nqs do te zgjidhnin kush jane tre shkrimet me idiote te gazetareve ky lloj shkrimi do te ishte ne treshe.

  9. Hosteni says:

    Sepse nuk na bën përshtypje, as shkatërrimi, as vjedhja e korrupsioni, as papunësia, as varfëria… sepse jemi mësuar me to, i kemi në gjak…(?!) Bile-bile, mund të themi se nuk mund të jetojmë pa to…(???!!!)

  10. beso says:

    Kam shume respekt per autorin,por shtypi italian e pasqyroi kete gje,gati te gjitha gazetat,edhe pse ishte nje operacion trasbordi,ne port.U morren te gjitha masat e sigurise dhe proçesi i hidrolizes do behet ne ujerat nderkombetare.,biles ja nje e dhene e shkurter nga gazeta “Il Giorno”(simotra e gazetes se Adrian Thanos)e dt 2 korrik,”…Sot do zhvillohet me frymen pezull operacioni i trasbordit ne portin e Gioia Tauro,nen masat maksimale te sigurise.Do levizen 78 kontainer me rreth 600 ton material kimik nga Ark Futura,e cila transporton plotesisht rreth 800 tone,prej te cileve 75 kontainer transportojne njerin prej prekursoreve te sarines(Df),substance e rrezikshme,por e izoluar nuk perfaqeson arme kimike.Tre te tjere permbajne 20 tone iprit(gaz mostard),nje prej substancave me te rrezikshme,sepse e vetme mund te veproje pa nevojen e substancave te tjera kimike.Te tjera burime thone qe nuk flitet per arme kimike tamam,por agjente kimike te privuar nga municionet.Trasbordi do kryhet nga anija tek anija dhe sipas planit mund te transferohen rreth 5 kontainer ne ore,dhe po monitorohet nga qendra e kontrollit e ngritur prej prefektures se Rexhio Kalabrise,pra mund te zgjase 24 ore”.
    Ju lutem,a ka ndonje gazete shqip qe informon kaq sakte?!

  11. Gimi says:

    O shoku Skender, po si nuk i le keto servilizma gjithe jeten.
    Nuk besoj se Rama te ka ne liste per ndonje post, kot lodhesh. Kete mandat nese nuk je nga Tepelena nuk behesh as drejtor, as shef as minister, prandaj kalo me LSI-ne se atje e ke te sigurte do marresh nje post, dhe pastaj kuptohet makine, shofer, sekretare, dhe parate patjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje