Sezoni i provimeve si sezon "nderesh"

7 Korrik 2014, 20:24Blog TEMA

Nga Dr. Gafur Muka

 

Sapo fillon sesioni i provimeve, fillon edhe sesioni i telefonatave surprizë për pedagogët. Të kuptohemi: jo surprizë sa i takon përmbajtjes, por kryesisht telefonuesve.

Një pjesë e mirë e thirrjeve apo mesazheve nuk shfaqen me emra, por me numra.

Ata të gjithë të kanë mik të vjetër, të kanë kujtuar vazhdimisht, t’i njohin cilësitë e mrekullueshme, madje, para pak ditësh të kanë përmendur në një bisedë familjare për zgjuarsinë si bashkënxënës apo bashkëstudent, si koleg apo si vartës…

Dhe tani ta kanë gjetur numrin e telefonit në radhë të parë për të të “përshëndetur”, në radhë të dytë për të vënë në dukje që “miqtë nuk harrohen kollaj”, në radhë të tretë “për t’u takuar e për t’u çmallur”, në radhë të… fundit, por jo e fundit “nuk e di… por do t’a kërkoj një nder.

Një miku im ka fëmijën aty tek ju. Ti i jep vetë mësim. Besoj se do t’a bësh kaq për mua… Jepi një të shtyrë nesër se nuk do t’a harroj. Emrin po t’a dërgoj me sms. Dhe do takohemi… Nuk i harroj kollaj miqtë dhe shokët unë…

Nuk është ndonjë bisedë impresionuese për pedagogun. Përkundrazi është bërë krejt e zakonshme në kohën e provimeve.

Ka dhe më tej… Dikush të pret tek dera e fakultetit. “Po ku je mor djalkë se na i ke tharë sytë”.

Ai që t’i thotë këto fjalë të përqafon fort. Të puth në të dyja faqet dhe nuk të shqitet kollaj.

Me siguri kërkon të bjerë në sy tek “kushedi kush” për t’i treguar që “premtimi i dhënë” do bëhet realitet. Dhe ja, prapë në konfidencialitet: “Jepi një të shtyrë… Kaq”.

I gjithë ky aktivitet në sallën e provimit “përkthehet” në një realitet pak a shumë kështu: Personi që duhet shtyrë e ka marrë tezën.

E vendos diku aty në krah dhe thjesht hedh vështrimin rreth e rrotull. Më së shumti, nuk bëhet fjalë për të shkruar diçka. Ah po, qejfi ia ka të bjerë pak në sy, për të evidentuar rëndësinë e mikut.

Kur ti e shikon për t’i kujtuar se është në provim dhe duhet të përqëndrohet tek teza, ai të shikon më me ngulm për të të kujtuar se është ai, që duhet “shtyrë”.

Pasi kalon njëfarë kohe, mendon se e ka kryer detyrën. Ngrihet. E palos tezën për ta futur në fletoren e përgjigjeve dhe, pa harruar prapë të bjerë në sy, e dorëzon atë.

Tani ta ka lënë topin në fushën tënde. Do t’ia bësh apo nuk do t’ia bësh nderin mikut?!. Nëse po- haje turpin me bukë. Nëse jo- vetëm mali me malin nuk piqet…

Dhe për ta mbyllur dilemën po tregoj ndodhinë e mëposhtme.

Një sipërmarrës, miku im, punësoi me rekomandim të fortë miku, një inxhinier të sapodiplomuar.

Natyrisht e donte për punë, por i punësuari, që kish mbaruar me të shtyrë, donte të përfitonte tashmë jo vetëm rrogën, por edhe “diçka” jashtë borderosë. Pasi kaluan disa muaj dhe sipërmarrësi, pse nuk ia kishte ngenë të paguante kot e të vidhej plot, i telefonon rekomanduesit “të fortë” dhe ia qan hallin.

“Bëj si të bësh po mos e pusho se e kemi dhëndër”- i përgjigjet ky i fundit… Dhe sipërmarrësi bëri si bëri… e pushoi nga puna. E takoj një ditë dhe e pyes: “hë si po ia kalon me V… ?. Edhe pyet- m’u përgjigj. Mos ma kujto se shyqyr që shpëtova prej tij.

Nuk kaloi shumë kohë dhe ky miku im më telefonoi “për t’ia bërë një nder”.

Të paska marrë malli prapë për V…, iu përgjigja.

4 komente në “Sezoni i provimeve si sezon “nderesh””

  1. maloku lozonjar incestual says:

    Nga menyra e te shkruarit hiqesh sikur je i virgjer moralisht o zoteri, fenomen ky i rralle per realitetin shqiptar. Sepse me kujtohet ajo kurva qe ne moshe te shtyre duan ta respektojne dhe kjo meqe eshte ne menopauze dhe nuk mund te ushtroje dot perseri profesionin e putanes. Shenasi Rama, nje perjashtim nga qeneria tropojane, e ka perkufizuar shume mire mender eliten shqiptare ku edhe fjaleshkruesi i mesiperm krenohet te beje pjese. Pasi e shkaterroi kete vend, kjo elite qelbesirash shet edhe moral. Per te vertetuar faktin qe jemi nje vend qelbesirash, shiko eliten ku kane hyre me qelbesirat e qelbesirave. Ky na tregon vuajtjen e tij dhe na justifikohet. Pse nuk e le ti more zoteri provimin apo punen ne shenje proteste dhe te thuash qe nuk behesh pjese e kesaj farse te quajtur arsim i larte, por na brockullit rreth luftes qe gjasme ben ne ndergjegjen tende? Eshte e lehte te thuash jo dhe te hiqesh menjane. Por jeni ju elitat katundare (pavaresisht origjines) qe doni nje dore ne bakllava dhe nje ne kadaif. Boll me. Po shite trupin per leke quhesh kurve, po shite shpirtin quhesh kurve morali. Dhe ju e keni shitur shpirtin qysh ne lindje, kur keni regjistruar ne gjendjen civile ne ditet e para te jetes suaj te mjere, kombesia: Shqiptare. Mjafton kaq per te shpjeguar pjesen e mbetur te karakterit tuaj. Popull i poshter.

    1. martin says:

      Nuk e kam asgje profesorin e nderuar Gafur Muka per me teper nuk e kam takuar ndonjehere, por ti o komentues po ia fut pordhes duke perfituar qe nuk cfaqesh me emer e mbiemer.Mos e perfol kete burre te nderuar, kete dibran korrekt, kete specialist te zotin.Shkrimi i tij si gjithe shkrimet paraardhese jane shkruar me stil dhe thjeshte, por sic duket ti komentues qenke ndonje si puna e atij studentit apo sic i thonim dikur “Andon Ledhi” a ju kujtohet!!!

      1. Trendi says:

        E njoh une Gafurrin dhe ato qe thote komentuesi jane te sakta.
        Keta jane njerez qe kane ngrene ne te gjitha sistemet me nje pershtatje te pashoqe me ideologjine dhe politiken e sistemeve. Ku ishte ky keto vite???? apo hante nga sahani i berisheve

  2. agostin says:

    90 % e te dipllomuarve ,nuk jane ne gjendje te punsohen tek privati ,ndersa ne shtet, jane te gjithe te paret ,sepse paguan populli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje