Qeveria kiliane: Zyrtarisht ky objekt është një UFO

9 Korrik 2014, 10:55Lifestyle TEMA
Qeveria kiliane: Zyrtarisht ky objekt është një UFO

Një agjenci qeveritare në Kili ka publikuar një raport në lidhje me një objekt të fotografuar mbi një minierë të braktisur.

Sipas kësaj agjencie, ky objekt mund të klasifikohet zyrtarisht si UFO.

Komiteti për Studimin e Fenomeneve Anormale Ajrore studioi objektin në formë disku, me një diametër nga 5 deri në 10 metra, që u fotografua rreth 600 metra mbi tokë.

Ekspertët e kësaj agjencie kanë përjashtuar të gjitha opsionet e tjera si atë të ndonjë reje apo fenomeni tjetër meteorologjik.

Sipas tyre, objekti nuk është as ndonjë mjet fluturues eksperimental apo avion pa pilot.

8 komente në “Qeveria kiliane: Zyrtarisht ky objekt është një UFO”

  1. klientelist says:

    Diskun fluturues e ka prodhuar Gjermania qysh ne kohdn e luftes
    se dyte boterore. Inxhinjeri ja shiti Amerikes ,prandaj jane te
    Pabesueshme.

    1. Ciniku says:

      Ufo-t sigurisht qe ekzistojne. (Objekte fluturuese te paidentifikuara). Pastaj se nga vijne apo cfare jane eshte tjeter gje. Zakonisht njerzit ngaterrojne ufot me alienet. Ufo mund te jete edhe nje mjet i teknologjise me te fundit te cilin shumica e botes nuk e njeh.

    2. selmani says:

      na cave trapin me kete fashionin e leshit qe i ben link.

  2. etem pasha says:

    A desheroni tre foto te bera ne Tirane po per kete ceshtje? madje edhe nje vidio te saj. Na jepni nje adrse dhe jua postojme

    1. Arturi says:

      Edhe me dt. 28 Qershor, rreth ores 21:00, kane qene tre objekte, si yje te kuq, ne jug-lindje te Tiranes. Here ndrisnin dhe here zhdukeshin fare, me pas ndrisnin perseri. Zhvendoseshin ne trajektore te çuditshme. I kam pare per rreth 5′, bashke me ca te rinj te tjere, te cilet i fotografuan nga celularet e tyre. Nuk di te shpjegoj se çfare mund te kene qene.
      Gjithsesi Etem, mund t’i hedhesh ne YouTube dhe te na konfirmosh link-un.

  3. Tarrasi says:

    Ne kemi Sali Berishen – UFO i gjalle keto na tregojne foto ?

    1. i-- says:

      Saliu eshte alien jo ufo. Ufo eshte objekt fluturues i pa identifikuat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje