Corinna Schumacher është vlerësuar si një heroinë pasi u fotografua duke buzëqeshur dhe bërë shaka gjatë daljes së parë publike të saj pas aksidentit tragjik të të shoqit, Michael.
Corinna ka kaluar muaj të tërë pranë të shoqit, i cili u vendos në koma artificiale pasi goditi kokën duke bërë ski në Francë në dhjetor të vitit të shkuar.
Corinna ishte në një aktivitet në vendin e saj të lindjes, në Zvicër, ku shpërndau edhe çokollata.
Edhe Michael është transferuar tashmë në Zvicër.
Të dhënat për gjendjen e tij shëndetësore mbeten sërish kontradiktore, ndërsa pak kohë më parë u raportua se edhe Corinna ishte në gjendje të keqe.
Megjithatë, fotot tregojnë të kundërtën dhe duken si një sinjal se edhe Michael i ka mirë punët.
E buzeqeshur eshte kjo…..si eshte ndier HEINZ HERALD FRENTZEN kur kjo e ka tradhetuar te dashurin me kete TALENT :)….
shumi je i modh