Brukseli, i shqetësuar për mundësinë e përsëritjes së dhunës në Shkup

10 Korrik 2014, 17:48Rajoni TEMA

Bashkimi Evropian (BE) ka shprehur shqetësim për zhvillimet e fundit në Maqedoni.

Brukseli zyrtar shpreh shqetësimin për mundësinë e përsëritjes së dhunës dhe përkeqësimit të marrëdhënieve ndëretnike.

Ky reagim vjen pas paralajmërimeve për protesta të reja të shqiptarëve të premten.

Maja Kocijançiç, zëdhënëse e Komisionit Evropian theksoi se BE i bën thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë për qetësi dhe të përmbahen nga dhuna.

“I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve dhe liderëve politikë në vend që të bashkohen në frymën e dialogut konstruktiv për zgjidhjen e çështjeve që dëmtojnë mirëkuptimin e ndërsjelltë dhe marrëdhëniet ndëretnike. Të gjithë qytetarët kanë të drejtë të protestojnë dhe të shprehin qëndrimet e tyre përmes mënyrës së qetë, por jo edhe të përfshihen në akte desktruktive dhe të dhunshme”, deklaroi Kocijançiç. (INA)

4 komente në “Brukseli, i shqetësuar për mundësinë e përsëritjes së dhunës në Shkup”

  1. mateo says:

    Strazimiri ose trazovaci i vogel
    Te gjithe sherret e tij
    http://dielli.al/lajme.php?id=69883&k=71

  2. AlfaDE says:

    Pa u vene ne bangen e te akuzuarit , Sali Berishovici , Shqiperia nuk do te kete qetesi kurre ! Vetem sherre,
    potere , zallamahi , vrasje ,hajni , mafia ne veprim me kapobanden Sali Vicidoli ne krye !

  3. iliria shqiptare says:

    Eshte shtet jonatyral nuk mund te kete te ardhme ne kete forme.Me histori fallso nuk ka identitet.Sllave e eladhas fallsifikatore te historise.

  4. Zambi says:

    Po kur shkelen te drejtat e shqiptareve PSE nuk kujtohen te bejne deklarata?
    Plehra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje