FOTOT/ “Urdhëroni kupën, e keni merituar”

10 Korrik 2014, 21:01Sport TEMA
FOTOT/ “Urdhëroni kupën, e keni merituar”

Ai është tifozi më besnik i Selecao-s braziliane.

Quhet Clovis Acosta Fernandes, është 59 vjeç dhe u fiksua nga kamerat në momentin e humbjes së thellë, i pikëlluar, teksa shtrëngonte në krah një imitim të kupës së botës.

Por ai i bëri gjermanët që të qajnë, kur pas humbjes 7 me 1, ia dorëzoi kupën në stadium një tifozi gjerman.

Përveç kësaj, ai i dha tifozit të vogël gjerman edhe një puthje.

I pyetur nga Bild nëse e pati të vështirë të dorëzonte kupën, ai tha: “Nga një anë po, sepse ishte humbja më e thellë për Selecao-n. Por nga ana tjetër e keni merituar kupën dhe prandaj e dorëzova. I thashë nënës së tifozit të vogël: ‘merre për mua në Marakana. Me ty është në duar të sigurta’.”

Ai thotë se kupën e ka marrë në çdo turne.

Që nga viti 1990 ka ndjekur çdo ndeshje të Brazilit.

Ai thotë se ka parë ndeshje në 66 vende të ndryshme.

“U dua ju gjermanëve. Në vitin 2006 isha po ashtu në Gjermani. Kam bërë me makinë 16 mijë kilometra rreth e qark Gjermanisë dhe kudo njerëzit ishin shumë miqësorë me mua. Ishte një spektakël, që nuk do e harroj kurrë”.

11 komente në “FOTOT/ “Urdhëroni kupën, e keni merituar””

    1. tafili says:

      njeri me kultur.shemull per ter boten ky veprim,tiju thoje ky eshte futeolli,sporte qe i bashkon njerzit.respekte o njeri i mire me kete veprim more dashurin bare boterore sjellja jote shemul per te gjithe.

  1. hejza says:

    vertet shume prekese , tifoz i cili meriton qdo lavdat , ashtu duhrt te jet sjellja e secilit adhurues te sportit. po mendoni po te ishte shqipetar qfar komenti do ja jepte kundereshtarit apo femiut me nenen e tij

  2. Endri says:

    Turkofanos e shef babai jot sa xhentil. O sa habi ?? Çne babai turgofanosit nga brasili ?!!!!

    1. BASHA DHE BERISHA LARGOHU, KURSE TI THUASH KURVE QYTETARES NUK ESHTE MBROJTJE E DEMOKRACISE. says:

      Ke prodhuar idiotci me komentin qe ke bere mor mllef kurse ky po me duket si xha Barka tek filmi Robi dhe Rozi e shikonim kur ishim te vegjel ha ha ha

      1. tourkofagos pisoglentis says:

        ta thashe re kolo eline qe te behesh “skipitar i kuluar” duhet ta mesosh shqipen me mire……

        jasou file mou eline….

        [youtube http://www.youtube.com/watch?v=aJqihhbFlr4&w=560&h=315%5D

  3. mirel says:

    Keshtu duhet te na e falesh dhe ti o Wendy, ate “kupen” tende.

  4. vidanja says:

    hahahah shume mire ashtu duhet me e dhane vete ? http://bit.do/kupa-e-boterorit-shkon-ne-gjermani

  5. ay qy says:

    Fiks si tifozat e Lacit, qytetare.

  6. e keni says:

    Mendova se do e fitonte franca.Pasi 14 koriku perputhet me festen e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje